Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Gjuha e fëmijëve emigrantë

Albania News Nga Albania News
22 Shtator 2010
Në Opinion

Shënim nga Redaksia: Kjo letër e hapur, nënshkruar nga znj. Lindita është publikuar fillimisht në faqen online te Gazetës Shekulli të ditës së sotme, por na u duk e nevojshme që dhe lexuesi ynë, që më së shumti jeton e punon në Itali, të ketë mundësi të lexojë këtë letër e të reflektojë mbi të.

Që në Himarë flitet greqisht kjo është e vjetër, por e re është që në Zvërnec dëgjova këtë verë të flitet edhe greqisht, edhe italisht, edhe anglisht e shumë pak shqip. Mos u çuditni, kjo është e vërtetë. Në plazhin e bukur të Zvërnecit, veç rërës së nxehtë dhe ujit të kaltër, si dhe çadrave pa fund me shezllone, e makinave me targa të Tiranës, Beratit, Kosovës, Fierit të shihte syri me dhjetëra makina me targa të huaja. Ishin vëllezërit tanë emigrantë që ndonëse nuk janë shoferë të mirë, ne i duam dhe ndihemi mirë që pushimet i kalojnë në bregdetin tonë, sepse janë shqiptarë. Nga të katër anët kishte çadra, të gjitha të zëna. Pas meje, disa pushues që dukej se ishin më shumë se një familje: fëmijë të vegjël, adoleshentë, të rritur dhe të moshuar. Flisnin vetëm greqisht dhe midis 5-6 fjalive të zinte veshi ndonjë fjalë shqip. “Kristo, thelis psomi?” “Oqi, oqi.” Këto ishin të paktat fjalë greqisht që i kuptova. Një nënë shqiptare që pyeste fëmijën e vet, në tokën shqiptare, nëse donte bukë në gjuhën greke dhe ai i përgjigjej me “jo” greqisht nënës së tij shqiptare.

Në të majtë të çadrës sime tre çifte me fëmijë që kuptohej se ishin të afërm. Prindërit e tyre flisnin shqip me njëritjetrin kurse fëmijët vetëm italisht e më saktë napolitanshe. Komunikimi prindër-fëmijë ishte i përzier italishtshqip. Emrat e tyre ishte shumë ethjeshtë për t’u mësuar, sepse para çdo fjale që flisnin vendosnin emrin e atij që i drejtoheshin: – Kjara, guarda!.., – Alesia, ti prego!.., -Sara, ma no…, – Marko, perche?!.. Në të djathtë, një çift i ri me një vajzë jo më shumë se 5-vjeçe dhe një djalë rreth 2-vjeç. Nëna fliste me të dy fëmijët dhe bashkëshortin me një theks të pastër anglez që linte të kuptoje se ishte angleze. Por, babai u fliste të dy fëmijëve të tij shqip dhe ata i përgjigjeshin po njësoj… Në çadrat përballë pushues të të tre moshave dhe ata emigrantë në Greqi që flisnin gjatë gjithë kohës vetëm shqipe të pastër. Do t’i shkruaja të gjitha këto dhe sikur të mos ndodhte ngjarja e Himarës, sepse ky fenomen i mënjanimit të gjuhës shqipe nga emigrantët shqiptarë po forcohet çdo vit e më tepër. Të nderuar bashkatdhetarë, kur në vendin tuaj flisni në gjuhë të huaj, atëherë në vend të huaj gjuha shqipe harrohet fare. Nëse të folurit në gjuhë të huaj e përdorni si modë kur vini në atdhe, atëherë… keni dalë jashtë mode!! Motra e vëllezër shqiptarë që keni lënë atdheun tuaj, shtëpinë e prindërit vetëm për një jetë më të mirë për fëmijët tuaj dhe punoni me fuqinë e shpirtit që gjithçka t’ua trashëgoni atyre: Gjuha është pasuria më e madhe që duhet t’u lini trashëgimi fëmijëve tuaj, sido që të bëhen në jetë të pasur apo të varfër, do të kenë nevojë për identitetin e tyre real!

Argumenta të trajtuar: Emigracioni ShqiptarEmigrant ShqiptarGjuha shqipe
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Emigracioni Ilegal
Emigracion

Rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

Nga Albania News
13 Gusht 2019
Aktualitet

Çmimet e “çmendura” të biletave të avionëve këtë verë

Nga Albania News
24 Korrik 2018
Ekonomi

Sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali!

Nga Albania News
20 Korrik 2018
Eugent Bushpepa (Shqipëri), Ermal Meta (Itali), Eleni Foureira (Qipro)
Emigracion

Tautogram me “E”: Ermal, Eugent, Eleni, Eurovizion, Evropë e Emigracion

Nga Adela Kolea
12 Maj 2018
Histori

20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip

Nga Adela Kolea
20 Mars 2018

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Tocci

Il Sindaco arbëresh di Civita, tra battaglie linguistiche e pendenze giudiziarie

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Jepi Jora

Jepi Jora

Claudia Romagnoli (Croma)
1 Dhjetor 2021
Edizioni il Galeone
9788899892319
Mattia e il pancione della mamma

Mattia e il pancione della mamma

Autori stranieri
4 Nëntor 2021
Clavis
9788862585149
Applicazione Delle Alternative Alla Detenzione In Albania

Applicazione Delle Alternative Alla Detenzione In Albania

Ylli Pjetërnikaj , Altin Shegani
14 Tetor 2021
Edizioni Sapienza
9786204156255
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}