Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Nga njëra ëndërr në tjetrën

Nga Janni Luan Cajku
11 Shtator 2010
Në Opinion

Jemi shqiptarë, na mban gjallë një ëndërr.

Pa veprime konkrete, projektet mbeten vetëm ëndrra. Ëndrra që dalëngadalë marrin përmasa të stërmëdha dhe kthehen në ankthe derisa zemra e lodhur fshihet nën trishtimin e saj dhe mendimet heshtin. Heshtja shpeshherë është më keq se vdekja. “Je gjallë e për gazep” thoshte plaku i mençur, malësori Mehmet Smanaj. Çdokush ka diçka që i sjell mërzi. Diçka që të bën të pafuqishëm për të reaguar. Është e pamundur të mos mendosh. Shpeshherë, me forcën e mendjes marr udhën e kthimit për të arritur atje, ku mendimet e mia marrin forcën e tyre. Shuaj dritën dhe kthehem duke përshkuar një rrugë tjetër, në errësirë, i lehtësuar për faktin që kisha lënë pas, ato mendime që më trazonin mendjen. Por është e pamundur. Vetë fakti që mendoj se nuk duhet më të mendoj për atë çka kam lënë pas, më bën të gjendem përsëri i mbuluar nga të njëjtat mendime. Jeta dhe ëndrrat janë faqe të të njëjtit libër, leximi i tyre është jeta reale shkruante në vitet e largëta i madhi Arthur SchopenhauerJam shqiptar, më mban gjallë një ëndërr…!Këto fjalë të rrëmbejnë, të çojnë në vende të largëta, në realitete të ndryshme historike, ose realitete që shpesh ekzistojnë vetëm në imagjinatën tonë, mbjell dëshirat e çdo individi, ëndrrat janë të mahnitshme, çudibërëse sepse nuk njohin kufij, prangat nuk ua vë dot… … Kam një ëndërr…! Duket sikur populli shqiptar është i dënuar me këto fjalë. Kam një ëndërr, thoshte Gjon Kastrioti, kur turqit pushtonin trojet shqiptare dheishte detyruar t’u dorëzonte peng osmanëve edhe djalin e vogël, Gjergjin. E mbante gjallë një ëndërr këtë të fundit kur luftonte dhe korrte lavdi në krye të ushtrisë osmane. Më mban gjallë një ëndërr mendonte ai në nëntor të vitit 1443, duke ardhur në Shqipëri për të ngritur lart flamurin e luftës kundër pushtuesve osmanë.Kam një ëndërr, mendonte plaku me mjekër dhe flokë të bardhë Ismail Qemali kur mblodhi kuvendin në Vlorë për të ngritur flamurin, shpalli pavarësinë dhe formoi qeverinë e parë shqiptare. Qirinjtë dhe kandilët do të ndriçonin dritaret në shenjë gëzimi. Ky gëzim nuk zgjati shumë pasi Shqipëria ra përsëri nën zgjedhën e huaj të një pushtuesi të ri. Ëndrrat e shqiptarëve do të ushqeheshin me historinë e Skënderbeut dhe të Naimit, të Çajupit dhe Çercizit, me fjalën dhe veprën e të parëve. Më mban gjallë një ëndërr, ishte motoja e popullit shqiptar në ditët e zeza të prillit,kur qielli, deti dhe toka u nxinë, ndërkohë që mbreti i rrëmbeu floririn dhe u largua duke braktisur vendin nën sundimin e këmishëzinjve. “Jam shqiptar, më mban gjallë një ëndërr” deklaronte Enver Hoxha në themelimin e Partisë Komuniste shqiptare. Më datën 8 nëntor 1941 kur u themelua Shqipëria e re socialiste, ndërtuar me gjakun e bijve më të mirë shqiptarë që i kishte mbajtur gjallë ëndrra për të parë Shqipërinë e lirë. Këmbana e vdekjes do të binte në shenjë mjerimi për të gjithë popullin shqiptar, që për gjysëm shekulli do e mbante gjallë një ëndërr tjetër, deri në vitin 1991, kur regjimi komunist në Shqipëri ra dhe demokracia ia “behu”.Për vite me radhë, Ibrahim Rugovën e mbajti gjallë ëndrra për të parë Kosovën e lirë. Sot popullin kosovar e mban gjallë ëndrra për një Shqipëri të madhe.

Shqipëria e lirë, Shqipëria demokratike, vendi që po shkon drejt Evropës së madhe me hapa të rëndë, sot është mbështjellë në vorbullën e një ëndrre që duket sinonim i një ankthirrënqethës, të ngjashëm me atë që regjimi komunist mbillte në mendjen e njerëzve. Sa i trishtë fakti që i vetmi shqetësim në këto momente për qeverinë shqiptare duket liberalizimi i vizave të qytetarëve shqiptarë drejt Europës.

Në realitet sa nevojë ka Shqipëria për një liberalizim të tillë? A ka shqetësime për qeverinë shqiptare që meritojnë një vëmendje më të madhe e duhen zgjidhur? Si për shembull: papunësia, asistenca sociale, pensionet, vjelja e taksave dhe shpërdorimi i tyre, siguria, korrupsioni, drejtësia, grevat fantazëm, shëndetësia, arsimi, burokracia e tepruar, ambienti, turizmi, infrastruktura, çështjet e minoriteteve, etj. Kjo e fundit duket sikur nga rëndësia që ka është e shumëzuar me zero. Në lagjet e Tiranës, po ashtu edhe në qytete të tjera, mijëra familje gjenden në kushte të mjeruara, të pastrehë. Barakat e tyre janë zëvendësuar ose gjenden të rrethuara nga ndërtesa që gërvishin qiellin. Shfrytëzimi i qënies njerëzore arrin përmasa të paimagjinueshme, në veçanti skllavizimi i të miturve të detyruar të qëndrojnë për orë të tëra mes zhegut e acarit në rrugët e qytetit, ulur mbi ato copëza kartoni ku analfabetizmi nuk u lejon të shkruajnë ëndrrën e tyre… “Në Shqipëri kam një emër tjetër” thotë Landa, “më njohin të gjithë, edhe njerëzit që më shohin për herë të parë dinë emrin tim. Atje unë jam ”jevge” ose “gabele”, varet nga vendndodhja.” Në realitet edhe unë jam shqiptare, edhe mua më mban gjallë një ëndërr, ëndrra për të ecur e lirë, pa ndrojtje në rrugët e qytetit tim, e lirë për të kërkuar një punë pa qënë e nevojshme të fsheh origjinën e largët të paraardhësve të mi. E lirë për të denoncuar diçka të padrejtë pa qënë e nevojshme të më klasifikojnë duke u bazuar në ngjyrën e lëkurës time…Nga njëra ëndërr në tjetrën endet njerëzimi, edhe shoqëritë më primitive kanë privilegjin e cuditshëm, e të qenit banor të dy botëve. Secila ka logjikën dhe kufijtë e saj. Në këtë botë takojmë, sidomos jetën reale, ndërsa ëndrrat na japin mundësinë për të përjetuar ose imagjinuar çka fshihet në botën e brendshme. Shpeshherë, ngelet mënyra e vetme për të larguar dëshpërimin e pakuptimtë të kohës dhe mjedisit. Për gjysëm shekulli, populli shqiptar përjetoi epokën e tmerrit ku ëndrrat thureshin nga fantazia e shfrenuar e një grupi qeveritarësh para syve të zgurdulluar të njerëzve, e ku nisën të ngatërronin “IPAR” dhe “ONAR”, ashtu sikurse i quanin grekët e lashtë këto dy gjendje. Nuk është më as koha e as momenti i duhur për të rikrijuar një realitet të ngjashëm me atë që populli shqiptar ka përjetuar në të kaluarën. Fabrikat e realizimit të ëndrrave fantazma, “të majta apo të djathta” qofshin, le t’i lëmë në faqet e librave fantastikë me përralla. Arti i lashtë i ëndërrprofecisëu ofron “të zgjuarve”një mënyrë fitimprurëse jetese, ndërsa populli shqiptar ka nevojë për një interpretim të “IPAR” dhe përmirësim të gjendjes aktuale të problemeve thelbësore, të domosdoshme për të krijuar një mirëqenie të qëndrueshme në vendin e tyre, tokën e shqiponjave.

Argumenta të trajtuar: Emigrant ShqiptarGjergj KastriotiIsmail QemaliPoet ShqiptarPoezi ShqipShkrimtar ShqiptarShqipëriaSkënderbeu
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

L’Albania

L’Albania

Gusht 2022
Olimpia Gargano
Antonio Baldacci
Ledizioni
9788855265034
Anna impara a usare il water

Anna impara a usare il water

Nëntor 2021
Clavis
9788862585101
Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Qershor 2022
Youcanprint
9791221409673
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}