Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Muzikë

Shqipëri, botë, lirikë dhe takim brezash

“Paraardhësit e mi kanë qenë shqiptarë. Prandaj në këtë mënyrë, ‘famiglia Albanese’, filluan të na thërrasin italianët, kur familja ime sapo kishte emigruar në Itali” . – i ka pohuar soprano, tenorit Saimir Pirgu.

Adela Kolea
31 Korrik 2014
Në Muzikë
Saimir Pirgu e Licia Albanese ne qershor ne 101 vjetorin e lindjes se artistes se madhe

Saimir Pirgu e Licia Albanese ne qershor ne 101 vjetorin e lindjes se artistes se madhe

“ Paraardhësit e mi kanë qenë shqiptarë. Prandaj në këtë mënyrë, ‘famiglia Albanese’, filluan të na thërrasin italianët, kur familja ime sapo kishte emigruar në Itali”. – i ka pohuar soprano, tenorit Saimir Pirgu. Ajo vetë ka lindur në Bari të Italisë.

Pak ditë më parë, tenori ynë i mirënjohur Saimir Pirgu, publikoi në faqen e tij zyrtare në facebook disa foto të një takimi të veçantë nga ana e tij me një personazh që jo të gjithë fansat e tij njihnin. Saimiri pati kënaqësinë të publikonte këto foto me një zonjë të moshuar tashmë, foto të realizuara në shtëpinë e saj në New York, të cilat mbanin si diçiturë, urimin nga ana e tenorit për ditëlindjen e saj.

Kjo zonjë festonte një ditëlindje shumë të rëndësishme, për vetë moshën e saj, duke pasur kapërcyer tashmë 100 vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për sopranon me famë botërore, italo – amerikane, me origjinë arbëreshe, Licia Albanese.

Saimir dhe legjenda e gjallë e lirikës, soprano 100 vjeçare me origjinë arbëreshe, Licia Albanese Duke vështruar këto fotografi, nuk mund të mos binte në sy emocioni, admirimi dhe entuziazmi i tenorit për kënaqësinë e atij takimi, që depërtonin në sytë e tij e njëkohësisht dhe në dëshirën për t’i bërë të njohur asaj pjese të publikut të tij që nuk e njihte ndoshta sopranon, se kush ishte ajo, cila kishte qenë veprimtaria e saj artistike, cila prejardhja e saj, me synimin që të thelloheshin në njohjen e saj, pikërisht edhe brezat më të rinj.

Licia Albanese, Presidente e “The Licia Albanese – Puccini Foundation”, New York, organizatë e themeluar prej saj në 1974 që merret me përkujdesjen ndaj talenteve e zërave të rinj. Ndonëse nuk është e sigurtë data e saj e lindjes në qytetin e Barit, Itali, nëse bëhet fjalë për vitin 1909 apo për atë 1913, gjithsesi rëndësi ka fakti se edhe për ata që nuk kanë dëgjuar interpretime të saj, por duke lexuar shkrime mbi të, sidomos të historianit Alfredo Giovine, rezulton se kemi të bëjmë me një divë të muzikës lirike.

La soprano lirica Licia Albanese (foto dal web)
Soprano Licia Albanese (foto nga web)

Me prejardhje nga familje artistësh, duke qenë se të gjithë, motra e vëllezër të saj ishin instrumentistë, Licia, e cila fillimisht tregoi talent për baletin, do t’i përkushtohej kantos, duke debutuar në moshë fare të re fillimisht në Itali, në qytetet Bari, Milano, Parma e më pas nëpër Evropë: Londër, Spanjë, Paris. Në vitin 1940 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të interpretuar në Teatrin Metropolitan të New York-ut.. Në 1945 bëhet shtetase amerikane.

Debutimi i saj i parë pati qenë ai në rolin e Madama Butterfly të Puccini-t dhe më pas kanë vijuar të interpretuar mrekullisht prej saj, shumë role të tjerë. Bëjnë pjesë në repertorin e saj role në: Traviata, Bohème, Tosca, Faust, Manon Lescaut, Manon, Pagliacci, Carmen, Otello, Turandot, Tregimet e Hoffmann, Elisir dashurie, Don Pasquale, Don Giovanni, Dasma e Figaros, Gianni Schicchi, Moter Angelica, Tabarro, Mefistofele, Madama Butterfly, L’Heure Espagnole, Andrea Chénier, Adriana Lecouvreur, Aida, Afrikania.

Roli i Madama Butterfly, Ci – Cio – San, është interpretuar nga Licia jo më pak se treqind herë. Historiani Giovine e përshkruan divën si një zonjë shumë të thjeshtë, e cila nuk ka dashur kurrë të krahasohet me superlativë, por thjesht si një interpretuese me një zë të ngrohtë. Epra, tenori ynë Saimir Pirgu, për këtë takim brezash në New York, me emërues të përbashkët: në rradhë të parë, talentin, pasionin, famën në fushën e muzikës lirike dhe origjinën shqiptare, na rrëfen për Albania News, mbresat dhe emocionet e tij.

—————————————————————————————- –

– Saimir, përshëndesim përzemërsisht kthimin tuaj pranë nesh, në Albania News me këtë bashkëbisedim.

Përshëndetje Adela dhe Albania News e faleminderit. Për mua, prania ime tek ju përbën gjithnjë kënaqësi.

– T’ju pyes se cilat janë ndjesitë e veçanta kur takon një div të fushës së artit tuaj, ndoshta për këtë kemi folur edhe më parë, referuar fillimeve të karrierës suaj, që kur ju jeni ndjekur nga mjeshtri Pavarotti e më pas, nga të tjerë.

Por mendoj se çdo div në këtë fushë, ka veçantitë e përmasat e veta, si në vlerat njerëzore, po ashtu edhe ato artistike. Si ju lindi ideja apo dëshira të takonit sopranon Licia Albanese?

Ideja dhe dëshira ime personale për të shkuar të takoja dhe përshëndesja nga afër sopranon Licia Albanese, lindi thjesht nga fakti sepse, unë e njoh atë dhe e vlerësoj ashtu siç e vlerëson e gjithë panorama lirike botërore, në madhështinë e figurës së saj artistike.

Pra, si një interpretuese legjendare në nivel botëror, si një divë të muzikës klasike, arsye këto, që të bëjnë të ruash për të vetëm admirim e mirënjohje. Edhe diçka tjetër: unë në atë periudhë interpretoja personalisht në Teatrin Metropolitan të New York-ut, ku ndër të tjera, diva Albanese ka qenë zonja e padiskutuar e asaj skene, ku me rolin e Violetës në “La Traviata” të Verdit, apo të Madama Butterfly të Puccini-t, ka lënë shenjë të përjetshme e të paharruar përkundrejt publikut ndërkombëtar.

Me pak fjalë, të ndodhesha në New York, të interpretoja dhe unë vetë në Metropolitan e të isha në dijeni të faktit se në atë qytet jeton kjo figurë madhështore e muzikës lirike, nuk mund të mos më lindte dëshira për të shkuar ta takoja e përshëndesja, për të shkëmbyer pak fjalë me të.

– Nga kërkime mbi sopranon në fjalë, ajo rezulton si italiane e natyralizuar amerikane. Por ju na sinjalizoni që ajo është me origjinë arbëreshe, është i vërtetë ky pohim?

E ashtuquajtura “Madama Albanese”, prej rolit të saj në “Madama Butterfly”, e përmendi me ju Shqipërinë apo origjinën e saj arbëreshe?

Unë theksoj se shkova për të njohur nga afër një divë legjendare të muzikës lirike dhe sinqerisht, do të kishte ndodhur i njëjti efekt admirimi tek unë, për cilëndo figurë të tillë, të këtyre përmasave artistike e njerëzore, përtej kombësisë apo origjinës së saj.

Por, nuk e mohoj faktin se mbiemri “Albanese” më ngjalli kureshtje veçanërisht dhe, në një pikë të bashkëbisedimit tonë e pyeta për origjinën e saj. Ajo pa hezituar, m’u përgjigj:

“ Paraardhësit e mi kanë qenë arbëreshë dhe në çastin kur ata sapo kishin emigruar nga Shqipëria, “Albanese” ishte mënyra sesi italianët filluan t’i quanin, prej prejardhjes së tyre. Gjë kjo, që mbeti si mbiemër i tyre edhe i imi gjithashtu.”

Kuptohet që si rrjedhim, prejardhja e përbashkët shqiptare, nuk ka sesi të mos kthehet në një element që përforcon akoma edhe më tepër tek unë atë admirim që provoja që më parë për aftësitë e saj të shkëlqyera profesionale në fushën e muzikës lirike, të kësaj fushe që përbën edhe pasionin tim, edhe botën time.

Argumenta të trajtuar: Artist ShqiptarSaimir Pirgu
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Un angelo in frac

Un angelo in frac

Nëntor 2023
Stefan Çapaliku
Lubrina Bramani
9788877668097
Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadel

Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadel

Nëntor 2023
Shpend Sollaku Noè
Europa Edizioni
9791220145183
La comunità dei viventi

La comunità dei viventi

Shtator 2023
Idolo Hoxhvogli
Clinamen
9788884103376
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali