Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Mozaik Femëror

Besoj në ngjyrat e jetës. Intervistë me Elona Marikën

Elona Marikën e kam njohur në një ndër ekspozitat e saj të pikturës dhe është personi me të cilin fillon kjo rubrikë e gruas në emigracion

Anila Kadija
8 Mars 2013
Në Mozaik Femëror
Elona Marika

Elona Marikën e kam njohur fillimisht në një ndër ekspozitat e saj të pikturës  me kalimin e kohës e njoha më thellë dhe mendova që është një person me të cilin kam kënaqësinë  të filloj këtë rubrikë të gruas në emigracion jo thjesht për faktin që është një artiste sesa për atë që ajo përçon me eksperiencën e saj jetësore si grua dhe njeri me pasione.

Në tabllonë e jetës tende ç’ngjyra ke përdorur Elona?

Sa e thjeshtë  aq edhe e vështirë. Do të ishte e thjeshte të thoja jetën time do ta përshkruaja me larmi ngjyrash …por ka shumë më tepër….Varet nga momenti, nga etapat e jetës.

E vogël vizatoja me lapsa me ngjyra, lule, flutura, fytyra, kështjella…

Adoleshente vizatoja figura nganjëherë edhe me komplekse, kisha tendencën e ngjyrave të forta, dominuese ishte e kuqja, e zeza, e verdha e ndezur…(vet sistemi ta diktonte dhe me vetdije apo pa vetdije shprehja pak atë vuajtjen e brendëshme  të shkaktuar sidomos nga ajo që unë ndjeja shume, por isha  e pafuqishme të veproja për ta ndërruar sadopak realitetin). Në atë periudhë i shoqëroja skicat me vargje…pra fjala urdhëronte ngjyrat.
Pastaj vijnë periudha të tjera, (dora dorës që rritesha artistikisht), të zotësisë për tu shprehur më natyrshëm.
tre

Fillon puna në vaj dhe çdo gjë bëhet lojë…Këtu përdorja shumë ngjyrat e tokës…në njëfarë mënyre i rrija besnike realitetit, tokësores (pejsazhet, natyrat e qeta, nudot)…ose më mirë e pasigurtë për të hedhur lirshëm fantazinë…eksperimentoja lojën e dritëhijeve. Periudhë shumë  e rëndësishme në linjën e vëmendjes artistike.

Në vazhdim  me  periudhën  e fantazisë, pasionit për ngjyrat, për jetën, për të skajshmen dhe të tejskajshmen. Kisha filluar të mos e shikoja më bardhë e zi.
Jeta e përditshme me  gëzimet, vuajtjet, sakrificat e përditshme dhe nga ana tjetër ajo botë ku çdo gjë është e prekshme, e arritshme, ku nuk ekziston graviteti mental. Kjo me ka bërë të shoh edhe realen me sy tjetër, më ka bërë të shijoj çdo grimcë lumturie, të kaptoj të bukurën edhe në një pike uji që rrjedh nga rubineti dhe jo vetëm nga katarakti. Të bukurën në pluhurin e rrugës do t’ju duket e egzagjeruar por është e veçantë. Të bukurën në atë gozhdën në mur e cila kur është e ngulur jep një drithije melankolie si  klithmë e një fasade e mbetur zhveshur pa orendi.  Më ka dhënë forcë dhe guxim të mos dorëzohem para vështirësive, nuk ka gjë qe nuk arrihet, mjafton të luftosh për këtë. Kjo është forca e pikturës dhe e artit në përgjithësi. Këto janë ngjyrat që unë pikturoj edhe jetën time.

Një përshkrim të qytetit ku jeton me simbolikën artistike tënden si mund të ma përshkruash?

Bedonia
Bedonia – Elona Marika

Qyteti ku unë jetoj është  Piacenza. Njihet si qytet per klimën e lagësht dhe ditët gri që e shoqërojnë në dimrin e gjatë.

Me ngjyra do ta përshkruaja me gri dhe kafe në dimër  dhe gri e jeshile në pranverë…

Unë  e quaj qyteti i kishave, ka shumë kisha të mrekullueshme dhe çdonjëra prej tyre krijon  një  qendër  urbane më vete. Më pëlqen si qytet, sepse nuk është as qytet provincial, por as qytet metropolitan.
Simbol për ta pershkruar? Kryqi dhe jo vetëm për domethënien fetare por edhe për esencën saktësore  si figurë gjeometrike.

Pikturat me sfond bardhe e zi i përdor për nostalgji antike apo origjinalitet profesional?

Në pikturat bardhë e zi, ka pak nga të dyja, si nostalgji për antiken po ashtu edhe për  origjinalitetin.

Adhuroj forcën e monokromit, jo vetëm bardhë e zi, por edhe vetëm me nuancën e të kuqes, blusë, jeshiles e kështu me rradhë.

Me pak ngjyra mund të shprehësh të gjithë vrullin, rrëmujën e brendëshme, ndonjëhere nis ndonjë tabllo duke patur në mendje diçka precize dhe gjatë punës devijon totalisht. Kur ndalesh të shohësh rezultatin befasohesh dhe thua me vete: “Ku dreqin isha?!”

Nga piktorët e huaj që të kanë lënë një mbresë të veçantë stili cilët janë dhe përse?
Më ka lënë pa fjalë,  që herën e parë që pashë një punë të tij De Chirico. Giorgio de Chirico i pikturës metafizike, me romanticizmin dhe enigmën që shpreh nëpërmjet fantazise pa kufij të çon peshë në një përmasë sa irreale aq edhe konkrete.
Natyrisht dhe padyshim që piktura klasike është dhe mbetet një thesar pa fund si dhe gjithë rrymat e tjera…

Do veçoja Caravaggio, i cili për mua është i paarritshem, stili barok me Michelangelo, Tiziano etj

Periudha impressioniste (Cesanne,Monet,Renoir, Van Gogh….)
Piktura surrealiste (Devaux, Magritte o Dali…)
Pastaj Munch(dekadentismo), Picasso(cubismo).

Pollock etj etj…

Arti shqiptar dhe dinamika e një populli në interpretimin e tij si e kupton ti si artiste?
Artin shqiptar e njoh shumë pak. Duke kërkuar pak andej dhe  ketej. Por shoh që vitet e fundit po bëhen goxha përpjekje. Më bëhet shume qejfi, sepse shoh punime, piktorë, që të lenë pa frymë. Kam thënë gjithmonë, këtë e kam dëshmi të provuar me eksperiencën time, që publiku shqiptar është ARTDASHES- Jemi popull me shpirt artist dhe artisti nuk rresht së dhëni.

Në të përditshmen ç’ mund të më sjellësh si stil jete dhe si e kalon ditën Elona grua, nënë, krijuese?
Si e shumë e shumë të tjerëve, me keqardhje them që koha per tu marrë me art të vërtetë është shumë e limituar, por në çdo moment mendoj si të krijoj diçka sipas rrethanave ku ndodhem.

Kam një lavanderi në Piacenza (Lavanderia CHIC di Elona Marika), të cilën e kam kthyer në galeri arti dhe jashtë po e mbush me murales, me ngjyra pak të forta, për të mposhtur  gri-në e qytetit. Fillon kështu dita ime e zakonshme e një gruaje që beson tek jeta me ngjyra.

Me rastin e festave si omazh për klientet tanë, bëj make-up falas, një tjeter hoby im që më tërheq shume. Pra zbukuroj gruan.

Më pëlqen puna që bëj dhe që jam në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, të cilët befasohen kur hyjnë brenda.
Pra dita ime është pune, familje, krijimtari…dhe gjërat e vogla që bën çdo familje normale pa harruar të komunikoj me tabllotë e mija në ç’do frymëmarrje të kohës që unë kam edhe kur peneli është i ulur diku afër copës së pëlhurtë ende të pa ngjyrosur.

Argumenta të trajtuar: Artist ShqiptarEmigracioni Shqiptar
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Ferraresi per sempre

Ferraresi per sempre

Shtator 2023
Darien Levani
Autori italiani
Edizioni della Sera
9788832213782
Il palazzo dei sogni

Il palazzo dei sogni

Nëntor 2023
Ismail Kadare
La Nave di Teseo
9788834615621
Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadel

Nascita, infanzia e gioventù del clone Nicolaus Bonadel

Nëntor 2023
Shpend Sollaku Noè
Europa Edizioni
9791220145183
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali