Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Blog

Zanafilla e festës së Vitit të Ri

Nga Gino Luka
31 Dhjetor 2019
Në Blog
Zanafilla e vitit të ri

Festa e Vitit të Ri është një moment magjik në të cilin i themi lamtumirë vitit të vjetër, për të filluar një vit të ri me shpresën që të jetë më i mirë se viti i kaluar. 

Festa e Vitit të Ri që njohim e ka zanafillën qysh nga epoka e Çezarit. Ishte Julius Caesar (Jul Çezari), në vitin 46 p.e.s., ai që krijoi Kalendarin Julian. Me futjen e kalendarit diellor, në fakt, ardhja e vitit të ri u bë që të përkonte me festën e Janusit (Giano, Iano: Zoti i fillimeve materiale e jo materiale, një hyjni antike e rëndësishme në religjionin e romakëve), nga emri i të cilit e ka prejardhjen Janari. Më vonë kalendari Julian u zëvendësua me kalendarin Gregorian dhe u vendos që Viti i Ri të jetë më 1 Janar. (Në fakt ortodoksët vazhdojnë të ndjekin kalendarin Julian dhe Vitin e Ri e festojnë më 14 janar.)

Festimi i Vitit të Ri ka një zanafillë shumë të lashtë, rreth 4000 vjet përpara erës së re. Nuk ka lidhje me Krishtlindjen e nuk është festë fetare. Çdo vend ka zakone të ndryshme të cilat kanë si qëllim që  të sjellin fat në vitin e ri që po arrin. Mesnata shënon një moment kalimi që i kujton botës fundin e diçkaje dhe fillimin e një rrugëtimi të ri. Në botën moderne, Viti i Ri, për pjesën dërrmuese të popujve, është ditë feste. 

Më 1 Janar romakët i ftonin miqtë për drekë dhe i dhuronin një vazo të bardhë me mjaltë, hurma dhe fiq, të gjitha të shoqëruara nga degëza dafine, si urim për fat dhe lumturi. Të gjitha simbolet dhe zakonet e Vitit të Ri kanë rrënjë historike shumë të lashta të cilat shpesh nuk dihen.

Një nga ritet më të njohura në të gjithë Italinë është të hamë thjerrëza në mesnatë, më 31 dhjetor. Ky zakon duket se favorizon bollëkun dhe pasurinë: bishtajoret, në të vërtetë, konsiderohen si një produkt i ushqyeshëm dhe simbolikisht kundërshtojnë fundin e kohës, në funksion të perspektivave të vlefshme për të ardhmen. Në thelb, pra, është ripohimi i jetës kundër asaj që paraqitet si fund e që ngjall një frikë atavike. 

Përveç thjerrëzave, në disa vend është zakon që të hamë rrush të thatë. Zgjedhja e ngrënies së rrushit të thatë në prag të kalimit të vitit të vjetër sjell edhe shumë para gjatë vitit të ri.

Edhe fishekzjarrët e Vitit të Ri janë shfaqja e dëshirës për të larguar forcat e liga dhe shpirtrat e këqij që mendohej se vërsuleshin ndaj njerëzve në një moment kalimi nga viti i vjetër në vitin e ri, nga fundi në fillimin e kohës. Fishekzjarrët sot paraqesin edhe gëzimin për ardhjen e vitit të ri.

Një tjetër traditë ende shumë popullore është puthja nën ashe si një shenjë e ogurit të mirë. Në mesnatë, si dolli e veçantë, puthja nën ashe me personin e dashur do të na sjellë dashuri gjatë gjithë vitit. Ashja është një bimë që sjell fat dhe dhuron bollëk material dhe shpirtëror. Për popujt antikë ka qenë një bimë e shenjtë. Druidët e përdornin atë në ceremonitë e shenjta dhe celebrimet e purifikimit, ndërsa keltët besonin se kjo bimë mbin aty ku ka rënë një rrufe dhe se një pije e veçantë e përbërë nga kjo bimë është një eliksir i fuqishëm kundër sterilitetit.

Zakoni për të flakur vazot e thyera, e objektet që nuk shërbejnë, në mesnatë është një zakon tjetër karakteristik si një ritual i eliminimit të së keqes, fizike dhe morale, që është grumbulluar gjatë vitit të kaluar. Flakja e këtyre sendeve të panevojshme në mesnatë si traditë është e përhapur në rajone të ndryshme të Italisë. Pra duhen eliminuar gjërat e vjetra si simbol i ndryshimit: me ardhjen e vitit të ri është një ogur i mirë për t’i lënë vend gjërave të reja.

Tradita italiane ndjek edhe zakonin e veshjes së të brendshmeve të kuqe në mbrëmjen e Vitit të Ri. Është një mënyrë për të tërhequr dëshirat e mira për vitin e ardhshëm. Gjatë darkës, pra, mbathjet e kuqe janë të domosdoshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Romakët e lashtë e konsideronin të kuqen si simbol i gjakut dhe luftës për të larguar frikën. Sot përdoret simbolikisht për të plotësuar  dëshirat e për të pasur fat gjatë vitit të ri.

Urime të përzemërta të gjithëve e 

Përshumot Vitin e Ri!

Referime:

Viti i Ri ortodoks

Viti i Ri islamik

Viti i Ri në vende të ndryshme

Kalendari Julian e Kalendari Gregorian 

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Migrazione Albanese

Attenzione agli scherzi della memoria

31 Janar 2023
Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023

Librat më të fundit

Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Janar 2023
Gedi
9788883718472
L’amore è il cuore dell’universo con il nome Dio

L’amore è il cuore dell’universo con il nome Dio

Qershor 2022
Shefit Troka
Gruppo Albatros
9788830659063
Romanitas. L’antichità romana e il fascismo tra Italia e Albania

Romanitas. L’antichità romana e il fascismo tra Italia e Albania

Nëntor 2021
Luigi Maria Caliò
Quasar
9788854911956
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}