Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Blog

Të takohesh sërisht me Papa Françeskun… (mbresë)

Visar Zhiti Nga Visar Zhiti
16 Janar 2017
Në Blog

Të takohesh përsëri me Papa Françeskun, të shtrëngosh duart me Shenjtërinë e Tij, të vështrohesh në sy, të prarohesh nga drita e vështrimit të tij, e mirësisë, ku pëziehen një si ngazëllim qiellor dhe përkushtimi përdëllyes i Bariut, të shkëmbesh disa fjalë, ku Ai menjëherë të thotë atë që të duhet, edhe pse çastet pranë tij janë tejet të pakta, megjithatë ato të japin ndjesinë e një përjetësie biblike tënden…     

Në atë copëz rruge nga ku ti je nisur nga ana ku rrinte Trupi Diplomatik, teksa i afrohesh Atij, që po pret në këmbë, i bardhë, i qirinjtë, i ëndërrt, ndërkohë e ndjen dhe si një Mik të hershëm, të kapin emocione të veçanta dhe një përgjegjësi e bukur, superbe.

Po shkon drejt Tij si qytetar shqiptar, përfaqësues i vendit tënd, mbart me vete nga kumtet shekullore, pëshpërima liturgjike buzukiane, hedh dhe një hap tjetër, në vend të dekoratave që të tjerët përreth kanë plot, ti e mbush gjoksin me dhimbjen e plagëve të martirëve të vendit tënd, ke dhe Fishtën, “Lahutën e Malcis” anglisht, krah teje të shoqërojnë përunjësisht imazhet e dy kardinalëve shqiptarë, me të cilët ke qenë në ferrin e diktaturës si bashkëvuajtës, vazhdon të ecësh, të lëbyrin sytë buzëqeshjet magjepsëse të Shenjtores tonë Nënë Tereza përhapur nëpër ajër si flatra pëllumbash, një hap tjetër, shungëllojnë muret e tempujve të ringritur, lëvizin ikonat me të kuqen e kardinaltë onufriane, ndjen besën dhe vëllazërinë proverbiale midis feve në vendit tënd, të kapllojnë shqetësime të tanishme, ecja të rëndohet, mbi supe ke tragjedinë tënde, kurse nëpër këmbë si gracka të përshfaqen ligësitë e shkaktarëve, të pjellave vrastare, fyerjet, hapat hutohen, përbaltjet e klanit presidencial të republikës së banalitetit, heshtja pikëlluese e popullit, braktisjet, guri sizifian i mundimit, dashuria e atyre që vetëm dinë të duan, etj, engjëlli mbrojtës vetmitar që prin, gjenerata e engjëjve ringjallëse e atdheut, ku jeni?…

Ndërkaq ti ke arritur para Papa Françeskut, ndal aty duke u përkulur lehtë… Shenjtëria e Tij po të priste, të sheh, të kupton menjëherë, të jep dorën, atë dorë që e kanë shtrënguar mijëra e mijëra njerëz nga kudo, anonimë e të shquar, edhe nga vendi yt, fëmijë e të moshuar, varfanjakë, artistë, burra shtetesh nga të gjithë kontinentet, krerë të feve, etj, etj, ndërsa Ai me ato duar ka larë dhe këmbë të burgosurish çfarëdo, këmbët e vuajtjes, të njeriut, të penguara, të vrara, të ecjes së njerëzimit, por tani Ai është me ty, për ty i gjithë dhe ti e ndjen se duhet të thuash diçka në emër të asaj që je, që nuk ia ke thënë më parë, e dua Shqipërinë, të thotë Ai sërisht, por që kumbon e re, e veçantë, zëri të nëpërmend meshat e Tij të shenjta e ti merr zemër e i thua se aq sa bëtë Ju, Shenjtëria Juaj, vitin që shkoi, për shqiptarët dhe kishën e tyre, sa ç’ka bërë Selia e Shenjtë tani për Shqipërinë, etj, nuk ishin bërë për 1.000 vjet, 2.000 vjet dhe Ai qesh me zë, Ju jemi mirënjohës, shton ti dhe Ai zgjat krahët e kap fort të tutë e ti ndjen ngrohtësi apostolike të Atij që sot është udhëheqësi më i fuqishëm moral i botës.

Do të doje të vazhdoje t’i thoshe se bota është bërë më e mirë me Ju, por duhet të largohesh që të vijë tjetri në takim pas teje, i një vëndi tjetër, por atë që ti s’arrite t’ja thoje dot, e përplotëson jot shoqe me përqafimin që i jep Papa Françeskut si një Marie e veshur me të zeza. Dhe teksa ikni, shikoni në dritaret e mëdha mikelanxheleske vegimin e Birit, të Krishtit në Qiell. Amen!

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

I Castriota Scanderbeg d’Albania

I Castriota Scanderbeg d’Albania

Alessandro Castriota Scanderbeg
1 Dhjetor 2021
‎Grifo (Cavallino)
9788869943102
Le mie prime 100 parole in albanese

Le mie prime 100 parole in albanese


26 Janar 2021
Self publishing
9798700504768
Il cielo scrollava le stelle

Il cielo scrollava le stelle

Adelina R. Mamaqi
19 Nëntor 2021
Youcanprint
9791220367677
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}