Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Blog

Në ditën e Gjithë Shenjtorëve: më shumë përkujtime reale e më pak “varreza murale” të rreme rrjetesh sociale!

Dy ditët e para të nëntorit, muret fejsbukjane shndërrohen në "varreza murale"

Adela Kolea
1 Nëntor 2018
Në Blog

Në ditën e Gjithë Shenjtorëve: më shumë përkujtime reale e më pak “varreza murale” të rreme rrjetesh sociale!

*”Ishe në varreza sot?”

“Jo, po murin e fejsbukut e mbusha me foto e fraza përkujtimore…”

E trishtë dyfish: për faktin delikat që përfaqëson, pasi flitet për një të vdekur dhe për mënyrën e “modernizuar” por, të rremë, të përkujtimit të tij.

Si paratenzë, bëj të ditur gjithë sensibilitetin e mirëkuptimin tim ndaj një çështjeje delikate, si ajo e përkujtimit të të dashurve tanë të larguar nga kjo jetë.

Secili nga ne i ka disa të afërm e miq në qiell, fatkeqësisht padyshim.

Në kalendarin kishtar katolik, 1 dhe 2 nëntor përkojnë me dy data që historikisht i shohin njerëzit të përkujtojnë Të Gjithë Shenjtorët dhe Të vdekurit.

Jetoj në Itali dhe po bëja një përsiatje si të thuash, “në terren”, për atë çka vërej këtu mbi këtë argument.

Për traditë, siç kujtojnë më të moshuarit italianë, ata në shekuj kanë pasur ceremoni të mirëfillta apo zakone, ëmbëlsira të veçanta funebre p.sh, siç është në Shqipëri hallva, këta bëjnë “biscotti dei morti” – “biskota të të vdekurve”- që praktikonin e servirnin këto dy ditë të fillimit të nëntorit të cilat, përfundonin me vizitat masive nëpër varreza më datë 2 nëntor.

Ndërkohë, të moshuarit italianë, me globalizimin e konseguencat e tij, janë të indinjuar me kohët që ndryshojnë e që, te traditat ndikojnë negativisht apo sjellin asimilim prej shtetesh të tjera.

Një prej këtyre risive që përkon me këto ditë, është futja si festë edhe në Itali e Halloween-it, – që i paraprin më 31 tetor pra, këtyre festave fetare të fillimit të nëntorit – që shihet si absurde sidomos për të moshuarit italianë.

Ata, as që dinë ta shqiptojnë madje këtë emër anglisht – përtej vështirësisë së përgjithshme të italianëve në Shqiptimin e anglishtes – por, e lidhin madje si çështje fonetike e ngjashmëri tingujsh e shqiptimi “Halloween” me “Aulin”, ku ky i fundit është një bar i njohur mjekësor.

Aq sa në rrjet qarkullojnë nga italianët lloj- lloj batutash e parodish komike në lidhje me këtë, të tipit:
“Erdhi “Aulin-i” e po shkojmë të festojmë në farmaci!”

Përtej kësaj, me ç’dëgjoj në terren si të thuash, nga dëshmi reale nga italianët, ndërkohë që në zona të ndryshme të Italisë, ruhet ende tradita e të shkuarit në grup në varreza më datë 2 nëntor – e kam fjalën që atë ditë, të mblidhet sipas zakonit, një grup i gjerë familjar për të vizituar të vdekurit e familjes, të gjithë bashkë – në raste të tjera, edhe si shkak emigracioni, largimit prej vendit mëmë të personave, edhe të ndryshimit të relacionimit ndër njerëz, sot më të ftohtë me njëri – tjetrin – të vdekurit kujtohen në distancë.

Duke anashkaluar faktin që, gjithsecili këtë e mban brenda vetes si një nevojë të brendshme dhe të dashurit e larguar nga jeta i kujton sipas ndjenjave personale e pa pritur data të përcaktuara nëpër kalendarë kishtarë, me një mike italiane po diskutonim për një fenomen të ditëve të sotme:

Përkujtimin “digjital” e të rremë të të vdekurve nëpërmjet hapësirave sociale!

D.m.th përfshirjes edhe të një fenomeni personal delikat si ky, nën një kyç interpretues thjesht digjital, të zhveshur nga ana e vërtetë emocionale.

Kjo, pasi këto dy ditët e para të nëntorit, muret fejsbukjane shndërrohen në “varreza murale”.

Mbushen me foto e dedikime ndaj të vdekurve të cilat, nëse prej disave marrin formën e një shpërthimi të thjeshtë emocional, në pamundësi konkrete prej distancave, për të shkuar nëpër varreza e për t’i çuar një tufë lule të freskëta të dashurve të ndjerë apo për t’u ndezur aty një qiri – të paktën i kujtojnë në fb në një farë mënyre …- nga të tjerë veçse, të cilët, mundësinë reale që të shkojnë në varreza, e kanë, mbushja e murit të rrjetit social me shprehjet “Requiescat, Requiescant In Pace,  R.I.P), shoqëruar me foto të të vdekurve, lule apo qirinj, zëvendëson në një mënyrë apo një tjetër, vizitën në varreza!

Dhe kjo është më absurdja e kohëve moderne:

Disa që, varrezat nuk i kanë larg fundja e që, duke mbushur murin digjital me kujtime për të vdekurin, e kthejnë atë mur si një herë e një kohë në Shqipëri, muret e lagjeve apo shtyllat elektrike kur visheshin në çdo cep me lajmërimet apo përkujtimet e vdekjeve.

E ndërkohë, mendojnë se ky përkujtim i ftohtë, i ngurtë, i digjitalizuar, kjo “varrezë murale digjitale”, të cilës, shumë i japin përparësi, është e barasvlefshme me një vizitë te të afërmit nëpër varreza.

“Ishe në varreza sot?”

“Jo, po murin e fejsbukut e mbusha me foto e fraza përkujtimore…”

E trishtë dyfish: për faktin delikat që përfaqëson, pasi flitet për një të vdekur dhe për mënyrën e “modernizuar” por, të rremë, të përkujtimit të tij.

“Të vdekurit janë të padukshëm, jo mungues.” (Shën Agostini)

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

La fiaba nera della Kuçedra

La fiaba nera della Kuçedra

Shkurt 2023
Giuseppe Marchionna
Laurana
9791280845245
Fuga da Belgrado

Fuga da Belgrado

Mars 2024
Ardian Haxhaj
Besa Muci Editore
9788836292769
Il mio gatto Jugoslavia

Il mio gatto Jugoslavia

Mars 2024
Pajtim Statovci
Sellerio Editore
9788838946073
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Preferenca
  • {title}
  • {title}
  • {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali