• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Blog

Dhjetë rregullat e manipulimit mediatik

(ose dekalogu i pseudo-Chomsky-t)

Nga Gino Luka
8 Tetor 2018
Në Blog
0
Dhjetë rregullat e manipulimit mediatik
34
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Dekalogu që vijon është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe qarkullon në internet si i Noam Chomsky-t.

Vetë Chomsky në lidhje me këto “dhjetë rregulla” ka thënë:

Është diçka e krijuar. Unë nuk e di origjinën e tyre. Disa pjesë janë kopjuar, ose janë të ngjashme me gjërat që kam thënë. Por ai nuk është i imi. Noam Chomsky

Përveç faktit se Chomsky pranon autorësinë e drejtpërdrejtë të disave nga “rregullat” e përmendura, duhet të kemi parasysh se një frymë e vërtetë kritike nuk mund të mos nxjerrë në pah vlefshmërinë e Dekalogut dhe kështu nuk ka pse të shqetësohemi në lidhje me atësinë e këtyre rregullave.

Pra këshillohet të analizojmë natyrën alarmante të përmbajtjes së Dekalogut, fakti në se i ka thënë të gjitha apo vetëm një pjesë Chomsky nuk është edhe aq problematik.

Noam Chomsky, është i njohur për publikun e gjerë jo vetëm në fushën e linguistikës por edhe për qëndrimet e tij no-global.

Dekalogu nxjerr në pah një nga problemet e shumta të informacionit, si nëpërmjet internetit por edhe me anë të mediave të tjera.

Varet nga ne, të përpiqemi të kuptojmë se cili është informacioni më i sinqertë.

1. Strategjia e shpërqendrimit

Elementi i parë i kontrollit të shoqërisë është strategjia e shpërqendrimit që konsiston në devijimin e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, me anë të teknikës së rrebesheve ose përmbytjeve e të shpërqendrimeve të vazhdueshme dhe të informacioneve të parëndësishme.

Strategjia e shpërqendrimit është gjithashtu thelbësore për të parandaluar që publiku të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës. Mbajeni vëmendjen e publikut të devijuar nga problemet e vërteta shoqërore, të burgosur nga temat pa rëndësi reale. Mbajeni publikun të zënë, të zënë, të zënë, pa pasur kohë për të menduar, në mënyrë që të kthehet në fermë si kafshët e tjera.

2. Krijoni probleme dhe pastaj ofroni zgjidhje

Kjo metodë quhet edhe “problem – reagim – zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që pritet të shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, me qëllim që problemi të jetë nxitësi i masave që parashikohen të pranohen nga publiku.
Për shembull: lejohet që dhuna urbane të marrë dhenë ose të intensifikohet ose lejohet organizimi i atentateve të përgjakshme, me qëllim që publiku të jetë vetë ai që kërkon ligje dhe një politikë sigurie në kurriz të lirisë. Ose: krijohet një krizë ekonomike në mënyrë që të pranohet si një e keqe e domosdoshme heqja dorë nga të drejtat sociale dhe shkatërrimi i shërbimeve publike.

3. Strategjia e shkallëzimit

Për të bërë që të pranohet një masë e papranueshme, mjafton që ta aplikojmë gradualisht, me pikatore, për disa vite të njëpasnjëshme. Kjo është mënyra, kur gjatë dekadave të viteve ’80 dhe ’90 u vendosën kushte rrënjësisht të reja socio-ekonomike (neoliberalizmi): Shtet minimal, privatizime, pasiguri në punë, fleksibilitet, papunësi në masë, paga që nuk garantonin të ardhura më të mira; kaq shumë ndryshime do të kishin shkaktuar një revolucion në qoftë se do të ishin aplikuar të gjitha njëherësh.

4. Strategjia e shtyrjes për më vonë

Një mënyrë tjetër për të bërë që të pranohet një vendim jopopullor është ta paraqesim atë si “të dhimbshëm dhe të domosdoshëm”, duke marrë pranimin publik, të momentit, për një aplikim të ardhshëm. Është më e lehtë të pranojmë një sakrificë të ardhshme sesa një sakrificë të menjëhershme.

Së pari, sepse përpjekja nuk është se do të kërkohet menjëherë.

Së dyti, sepse publiku, populli, ka gjithmonë tendencën të shpresojë me naivitet se “nesër, çdo gjë do të shkojë më mirë” dhe se sakrifica që kërkohet do të ketë mundësi të shmanget në të ardhmen. Kjo i jep më shumë kohë publikut për t’u mësuar me idenë e ndryshimit dhe, kur të vijë koha, ta pranojë atë i dorëzuar, pakushte.

5. I drejtohemi publikut sikur të jetë një fëmijë

Pjesa më e madhe e publicitetit që i drejtohet publikut të gjerë, përdor biseda, argumente, personazhe dhe një intonacion veçanërisht fëmijënor, shpesh pothuaj afër dobësisë, sikur shikuesi të ishte një krijesë me moshë prej pak vjetësh ose një qenie me mungesa mendore. Sa më shumë që përpiqemi të mashtrojmë spektatorin, aq më shumë tentojmë të përdorim një ton fëmijënor.

Pse? Nëse dikush i drejtohet një personi sikur të ishte 12 vjeç ose më pak, atëherë, në bazë të sugjestionimit, ai do të ketë prirje, me një farë probabiliteti, të përgjigjet ose të reagojë, madje pa mendim kritik, ashtu si një fëmijë me moshë 12 vjeç ose më pak.

6. Përdorni aspektin emocional shumë më tepër se reflektimin

Shfrytëzoni emocionin, është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër në analizën racionale dhe, së fundi, në mendimin kritik të individit.

Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional lejon hapjen e portës, për të hyrë në nënvetëdije e për të implantuar ose injektuar aty ide, dëshira, frikë dhe ndrojtje, detyrime apo për të ndikuar në ndryshime të sjelljes…

7. Me e mbajtë publikun në injorancë e në mediokritet

Krijojmë kushte të atilla që publiku të mos jetë në gjendje të kuptojë teknologjitë dhe metodat e përdorura për kontrollin e tij dhe të skllavërisë së tij. “Cilësia e arsimimit që u jepet klasave më të ulëta shoqërore duhet të jetë sa më e dobët dhe mediokër që të jetë e mundur, kështu që distanca e injorancës që planifikohet ndërmjet klasave të ulëta dhe klasave të larta të jetë dhe të mbetet e pamundur që të plotësohet nga klasat më të ulëta”.

8. Stimulojmë publikun që të jetë i vetëkënaqur me mediokritetin

Shtyjmë publikun për të besuar se është në modë të jetë budalla, vulgar dhe injorant…

9. Përforcojmë vetë-fajësimin

Krijojmë një situatë që individi të besojë se vetëm ai është fajtor për fatkeqësinë e tij, për shkak të inteligjencës të pamjaftueshme, aftësive ose përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu që, në vend që të ngrihet kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson dhe fajëson veten, gjë e cila krijon një gjendje depresioni, një nga efektet e të cilës është bllokimi i veprimit të tij. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!

10. Të njohim individët më mirë se sa e njohin ata vetveten

Gjatë 50 viteve të fundit, përparimi i shpejtë i shkencës ka krijuar një hendek në rritje, ndërmjet njohurive të publikut dhe të atyre që administrohen dhe përdoren nga elitat dominuese. Në sajë të biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, “sistemi” ka arritur të ketë njohuri të avancuara të qenies njerëzore, si për sa i përket natyrës fizike ashtu edhe të asaj mendore.
Sistemi ka arritur ta njohë më mirë individin e thjeshtë se sa ai njeh vetveten. Kjo do të thotë se, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron një kontroll dhe një fuqi më të madhe mbi individët, se sa fuqia që individi ushtron mbi veten.

(Përkthimi: Gino LUKA)

Yes, it’s a fabrication. Some of the words are mine, but I didn’t write it. There have been many attempts to kill it, but once something’s on the internet, it’s forever. Noam Chomsky

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda34CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version