Shënime kuzhine, nga Gino Luka

Libri “Shënime kuzhine” duhet menduar si një ditar i vogël i kuzhinës italo-shqiptare dhe si një udhëzues i shpejtë për organizimin e një dreke ose darke, pa pasur nevojë për njohuri të thella në lidhje me artin e të gatuarit.

Në libër jepet një ide e përgjithshme mbi kuzhinën italiane aq të famshme sa edhe të përhapur, pothuaj në të gjitha kuzhinat botërore; ndërsa për sa i përket kuzhinës shqiptare janë paraqitur disa receta që përgatiten me pak vështirësi dhe që vlerësohen si tipike shqiptare.

Link Amazon

Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane: nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane. . .

Recetat e përshkruara, italiane e shqiptare, bëjnë pjesë në kulturën gastronomike të shqiptarëve që normalisht jetojnë në Itali. Receta janë të thjeshta e mund të konsultohen si libër elektronik (Ebook) ose si libër i zakonshëm, për të gatuar dhe për t’u zbavitur.

Koha e gatimit është mjaft e shkurtër; recetat janë të shoqëruara edhe me këshilla të ndryshme për të lehtësuar punën tonë gjatë gatimit: si duhet të shërbejmë dhe të konsumojmë disa ushqime; si duhet të shtrojmë një tryezë, etj.

Nuk mungojnë recetat për të gatuar antipasta (meze), gjellët e para e të dyta, me peshk e me mish, garniturat dhe ëmbëlsirat.

Një kapitull i veçantë u është kushtuar pijeve të ndryshme.

Libri “Shënime kuzhine” duhet menduar si një ditar i vogël i kuzhinës italo-shqiptare dhe si një udhëzues i shpejtë për organizimin e një dreke ose darke, pa pasur nevojë për njohuri të thella në lidhje me artin e të gatuarit.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version