Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri

Mbretëria Shqiptare e fillimit të shekullit të njëzetë, që është edhe fillimi dhe ekzistenca e Shqipërisë si shtet i pavarur, duke qenë në një nga periudhat më kritike të gjithë historisë së vendit, është në të njëjtën kohë edhe një nga periudhat më pak të ndriçuara dhe për më tepër të keqinterpretuara në mënyrë të veçantë nga historiografia shqiptare.

Duke lexuar “Shqipëria – gjashtë muaj mbretëri”, mund të lexohet natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare në një periudhë kritike, mund të lexohen marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha dhe përplasja e tyre në Ballkan, si dhe politikat e shteteve ballkanike.

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri

Në radhë të parë libri është një kontribut i mirë për të lexuar dhe interpretuar ditët e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, kontradiktat dhe përplasjen e Fuqive të Mëdha për Shqipërinë, si dhe qëndrimin e fuqive apo shteteve ballkanike.

Autori ka arritur të vizatojë qartë zhvillimet brenda mbretërisë, personazhet, elitën politike shqiptare, duke sjellë një dëshmi të gjallë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Në përfundim të librit nuk është e vështirë t’u japësh përgjigje pyetjeve se si u ngrit, si funksionoi dhe përse ra Mbretëria e Parë e Shqiptarëve.

Libri i Armstrongut është një kontribut i vyer për historianët dhe studiuesit e çështjeve shqiptare, por edhe atyre të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kësisoj ai mund të shërbejë si një dëshmi e kohës për historianët, studiuesit, por edhe studentët e shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe padyshim për studentët e lexuesit e gjerë.

Pasi ke mbaruar së lexuar këtë ditar të thjeshtë kujtimesh rreth Mbretërisë së Parë të Shqipërisë moderne, ke një shtysë të re për nevojën e rishikimit dhe riinterpretimit të historisë jashtë ideologjive, brenda kritereve shkencore. Fan Noli e ka sugjeruar këtë, kur dhjetëra vite më parë ka shkruar se “Princi William mund të kritikohet vetëm pse nuk ishte në gjendje të bënte mrekulli”.

Libri në shqip dhe anglisht në Amazon

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version