• Më të fundit
  • Trending
  • Të gjithë
Mero Baze

Mero Baze: Viti ’97. Prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin

23 Tetor 2018
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

13 Shkurt 2019
Osman Demiri

Të dish të shkruash me dritë

12 Shkurt 2019
Dosje Sigurimi

Hijet e Sigurimit të Shtetit 29 vjet më pas

6 Shkurt 2019
Samiti I Dyte I Diaspores Pandeli Majko

Samiti i dytë i Diasporës: Ministri Majko prezanton programin

25 Janar 2019
Pasaportë italiane

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

24 Janar 2019
Flake Ne Qilar Pogradec 2

Vëllimi poetik “Flakë në qilar” gëzon së bashku me qytetarët pogradecarë në festën e verës

19 Janar 2019
Njohja E Pensioneve Të Emigrantëve Në Itali

Beskida Aliaj: njohja e pensioneve të emigrantëve në Itali është ende larg

18 Janar 2019
Connect Albania, një eksperiencë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

Connect Albania, një eksperiencë në Irlandë për të mësuar nga më të mirët

27 Dhjetor 2018
Afërditë Shani, gjeneratat e dyta dhe evolucioni i diasporës shqiptare në Itali

Afërditë Shani, gjeneratat e dyta dhe evolucioni i diasporës shqiptare në Itali

26 Dhjetor 2018
Besmir Rrjolli, përfshirja e diasporës shqiptare në atdhe duke nisur nga Lombardia, Itali

Besmir Rrjolli, përfshirja e diasporës shqiptare në atdhe duke nisur nga Lombardia, Itali

24 Dhjetor 2018
Dituria tremb!

Dituria tremb!

12 Dhjetor 2018
Eugert Zhupa, çiklisti profesionist që ëndërron një Giro d’Italia në Shqipëri

Eugert Zhupa, çiklisti profesionist që ëndërron një Giro d’Italia në Shqipëri

3 Dhjetor 2018
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht
  • Galeria
  • Turismo.AL
E martë, Shkurt 19, 2019
Albania News
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
    • Angazhimi i Diasporës Shqiptare
    • Aleanca për Veriun e Shqipërisë
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Letërsi Libra

Mero Baze: Viti ’97. Prapaskenat e krizës që rrënuan shtetin

Nga Albania News
23 Tetor 2018
Në Libra
Mero Baze
ShpërndaCicëro

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Libri ndriçon periudhën nga 26 maji i vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi i parë zgjedhor, deri më 29 qershor 1997, kur shqiptarëve iu desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Lexogjithashtu

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri

02 Tetor 2018
27
Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

02 Tetor 2018
63
Viti '97, nga Mero Baze
Viti '97, nga Mero Baze
  • Mero Baze
  • Publisher: Createspace Independent Pub
  • Copertina flessibile: 468 pages
16,30 EUR
Bli në Amazon

Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mia personale, si gazetar dhe mik shumë i afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjëra që asnjë lexues nuk kishte se ku t’i shikonte apo t’i dëgjonte.

Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por vetëm ato detaje të rëndësishme ku unë, si një njeri i afërt i Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë-herë gazetar. Në këtë vështrim, mund të quhet një kontribut gazetaresk i vonuar, për të kompensuar të gjitha borxhet që i kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po i kushtojnë ende Shqipërisë.

Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit. Te rrënimi i tyre duhen kërkuar sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi i klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy-tre emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe, mbi të gjitha, vazhdimi i traditës së zgjedhjeve të vjedhura.

Më është dashur që këtë libër ta hedh në letër për një muaj, por ta mbaj për gati 14 vjet, në forma të ndryshme, në kompjuter dhe në mendje. Disa episode të tij i kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër i plotë është shkruar këtë verë. Për të qenë realist, kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij: Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidhur një miqësi dhe armiqësi e skajshme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi të raporteve që ata kishin me pushtetin. Por, për hir të së vërtetës, atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vjet më pas, këta njerëz do të ishin sërish në pushtet, madje të dy bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske – ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm me thashetheme të jetës rozë për çengiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996-1997 – vendosa ta thyej embargon me veten dhe ta shkruaj këtë libër.

Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me ish-nënkryetarin e Partisë Socialiste, Ilir Metën; angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar nga Bashkim Gazidede, në krah të Ilir Metës, me qëllim që të merrte kontrollin mbi Partinë Socialiste; përpjekjet për ta zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve te jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste; dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën ose për ta orientuar Shqipërinë drejt botës islame; netët e krizës së tij politike, psikologjike dhe njerëzore; lidhjet e tij me persona kyç, që më pas u shfaqën si krahu financiar më i fuqishëm i Al Qaeda-s; si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik i afërt, në disa çaste dhe i vetmi, i njeriut që i kishte – dhe që iu shkërmoqën sakaq – të gjitha pushtetet në këtë vend.

Për këtë arsye, më shumë se një libër për t’i bërë të tjerët të ndihen keq, ky është një libër që më bën mua të ndihem i qetë për një segment të jetës sime që, po ta jetoja sërish, patjetër që do ta jetoja ndryshe. Mes të sotmes dhe asaj kohe nuk janë vetëm 14 vite në mes, por edhe një ndriçim më i madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të vazhdojnë gjatë për shkak të rrënimit të zgjedhjeve dhe, mbi të gjitha, për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, vetëm që të mos ikin nga pushteti.

Mero Baze

Bli në Amazon

Viti '97, nga Mero Baze
Viti '97, nga Mero Baze
  • Mero Baze
  • Publisher: Createspace Independent Pub
  • Copertina flessibile: 468 pages
16,30 EUR
Bli në Amazon
Argumenta të trajtuar: Amazon AlbaniaAmazon BooksMero Baze
ShpërndaCicëroDërgo
Publikuar më parë

Tabutë e mëdha dhe të vogla në shoqërinë shqiptare

Publikuar më pas

Gjetan Keta, "Këtë fitore ia dedikoj Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut"

Të ngjashëm

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri
Libra

Princ Vidi: Shqipëria, Gjashtë Muaj Mbretëri

Nga Albania News
02 Tetor 2018
0
27

Mbretëria Shqiptare e fillimit të shekullit të njëzetë, që është edhe fillimi dhe ekzistenca e Shqipërisë si shtet i pavarur,...

Lexoje të gjithë
Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

02 Tetor 2018
63
Shënime kuzhine, nga Gino Luka

Shënime kuzhine, nga Gino Luka

23 Shtator 2018
23
“Alfabeti i Tranzicionit” nga Gilman Bakalli prezantohet në ambjentet UET

“Alfabeti i Tranzicionit” nga Gilman Bakalli prezantohet në ambjentet UET

09 Tetor 2017
60

“Il visionario alato e la donna proibita” – Visar Zhiti sërish në libraritë italiane

17 Shtator 2014
9
Publikuar më pas
Gjetan Keta

Gjetan Keta, "Këtë fitore ia dedikoj Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut"

Na ndiq

  • 206.2k Fan
  • 3.1k Ndjekës
  • Trending
  • Komente
  • Më të fundit
Pasaportë italiane

Rreziku i sigurisë në Europë: Vendbanimi dhe shtetësia, BE jep alarmin

24 Janar 2019
ALBANIA

Mos pyesni veten se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj, por çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju

22 Shtator 2010
Darling Vlora Ismail Qemali

Ismail Qemali, babai i kombit

24 Janar 2011
FB IMG 1548194406269

Çfarë mund të bëjmë pas 21 janarit?

0
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

0

Revolta e të burgosurve – Pjesë nga libri “Rrugët e Ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti

0
Lajme Negative Shqip

Kur lajmet negative nga dy brigjet e Adriatikut na shqetësojnë

13 Shkurt 2019
Osman Demiri

Të dish të shkruash me dritë

12 Shkurt 2019
Dosje Sigurimi

Hijet e Sigurimit të Shtetit 29 vjet më pas

6 Shkurt 2019
Enigma e gjuhës shqipeEnigma e gjuhës shqipeEnigma e gjuhës shqipe
Albania News

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Modena (Itali) me numër 1973 të datës 30-09-2009

Na ndiq

Lundro sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Aleanca
  • Arbëria
  • Blog
  • Diaspora shqiptare
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Histori
  • Intervista
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Lajme
  • Letërsi
  • Libra
  • Mozaik Femëror
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politika Italiane
  • Politikë
  • Rubrika Javore
  • Satire & humor
  • Shoqatat Shqiptare
  • Sociale
  • Sport
  • Statistikë
  • Thirrje për aplikime
  • Traditë
  • Tregim
  • Turizëm
  • Udhëzues
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • A.News Italisht

Albania News / Zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Home
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
    • Traditë
  • Opinion
  • Intervista
  • Letërsi
    • Libra
  • Emigracion
  • Aktualitet
  • Itali

Albania News / Zëri i diasporës shqiptare në Itali

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Albania News përdor cookies për t'ju ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë. Mund të gjeni më shumë informacione rreth cookies që po përdorim duke vizituar faqen tonë Informacione rreth privatësisë.