• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

“Il visionario alato e la donna proibita” – Visar Zhiti sërish në libraritë italiane

Shtëpia e njohur botuese italine “Rubbettino” nxori këto ditë romanin “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” të Visar Zhiti, të përkthyer në italisht nga Elio Miracco

Nga Redazione
17 Shtator 2014
Në Kulturë
0
Zhiti Copertina Il Visionario
ShpërndaCicëro

Shtëpia e njohur botuese italine “Rubbettino” nxori këto ditë romanin “Perëndia mbrapsht dhe e dashura” të Visar Zhiti, të përkthyer në italisht nga Elio Miracco, drejtues i katedrës së albanalogjisë në Universitetin “La Sapienza¨ në Romë, pasues i themeluesit të saj, shkrimtarit Ernest Koliqi.

Romani i Visar Zhiti është një vepër tronditëse dashurie, një tragjedi moderne, ku forca e së cilës i tejkalon kufijtë e vdekjes, rrok botën e ëndërrimeve të tejme, duke ribërë një realitet më magjepsës se realiteti.

Il visionario alato e la donna proibita, Visar Zhiti

I botuar në Tiranë në vitin 2004 nga “Omsca-1”, ky roman, përveç të tjerash, solli për herë të parë dhe me origjinalitet artistik ngjarje rrëqethëse nga jeta në burgjet e grave dhe nga fushat e shkreta të internimeve, me vërtetësi dhe forcë të lartë artistike, me ndikim të mëpastajmë.

Vepra në vetvete ngërthen dhe shqetësime të tanishme, por mbi të gjitha dashuri shumë, të pamundur, prandja dhe i ngjan një elegjie të brendshme, me etjen e bukur për jetë.

Romani në italisht, me dëshirë të autorit, mban titullin “Il visionario alato e la donna proibita” (“Vegimtari me flatra dhe gruaja e ndaluar”), kurse kopertina është vepër e piktorit të ri Miron Topçiu dhe shoqërohet me komente dhe pak biografi të autorit, pergatitur nga botuesi italian.

Ky botim është tregues i rritjes dhe përhapjes së mëtejshme të letërsië shqipe, jo vetëm sukses i autorit si dhe një apel kritikës dhe opinionin letrar për vëmendje serioze ndjaj vlerave jo efemere.

Në kopertinën e parme të romanit shkruhet

I përndjekur pa prehje nga kujtime të dhëmbshme, Feliksi përmbush një udhëtim nëpër kufijtë “e ashpër” të Europës në kërkim të Emës së humbur dhe të dashurisë së saj tragjike. I shkruar në vitet në të cilët Shqipëria dilte e sfilitur dhe e prekur nga një rregjim totalitar, ky roman është raporti aluçinant i ferrit të një njeriu të përmbysur nga historia dhe e një gruaje viktimë e diktaturës.

Duke gërmuar në vetë plagët me mprehtësinë e paranojës, protagonisti bën portretin e atdheut dhe të bijve të tij të plagosur, të shpërndarë nëpër qytetet e Europës, të joshur nga shenjat e neonit dhe nga premtimet e rreme të një lirie të pa arritëshme.

Një roman jashtë të përgjithshmes, me një frymëmarrje të një gjerësie të pazakontë, që njëkohësisht është rrëfim vetanak, libër me identitet dhe i përkushtuar ndaj të gjithë atyre që e kanë pësuar nga Historia.

Në kopertinën e pasme

Visar Zhiti është një nga shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë bashkëkohorë e nga të paktit që është dënuar nga diktatura e Enver Hoxhës nga shkaku i një vepre poetike, me përmbajtje hermetike, e trishtuar dhe për më tepër e kundërt me kanonet e realizmit socialist.

Pas 10 vitesh burg e punë të detyruar, me rënien e diktaturës, Zhiti pati mundësinë të botojë gjithë veprën e tij, mes të cilës dhe poezinë e shkruar fshehurazi gjatë burgimit. Përtej ndihmesës tepër të lartë e origjinale në panoramën letrare ballkanike, romanet e tij si dhe esetë e tjera kanë konsoliduar lirinë intelektuale dhe jetën demokratike në Shqipëri.

Librat e tij janë përkthyer në mjaft vende, (nga SHBA në Maqedoni, nga Rumania në Itali) duke marrë vlerësime të rëndësishme. Pas detyrash të ndryshme diplomatike, Visar Zhiti së fundmi ka qenë dhe ministër i kulturës shqiptare.

Libra të tjerë nga Visar Zhiti

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Amazon AlbaniaAmazon BooksVisar Zhiti
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version