Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

“Gruaja dhe ngjyrat e jetës” – TEDx Tirana Women

Tedx Tirana Women është një event një ditor, i cili organizohet paralelisht me homologët e tij në San Francisco, SHBA dhe ato në 230 vende të tjerë të botës, të organizuar të gjithë paralelisht, brenda së njëjtës ditë. Kësaj rradhe, në Tiranë, TEDx Tirana Women do të zhvillohet më datë 6 dhjetor 2013 në Chateau Linza.

Albania News
5 Dhjetor 2013
Në Kulturë, Mozaik Femëror
Tedx Tirana Women2

Elisabeth Burgos, sociologe dhe antropologe me origjinë nga Venezuela, në tregimin e saj të gjatë: “Quhem Rigoberta Menchù”, lidhur me gjendjen e gruas në Guatemala, ndër të tjera citon: “Kur diskutohet për çështje problematike femërore, është e dobishme që edhe burrat të jenë të pranishëm dhe të japin kontributin e tyre. Përse na duhet të edukojmë gruan, nëse burri nuk është i pranishëm, nuk merr pjesë edhe ai vetë në këtë rrugëtim formimi, nuk mëson edhe ai vetë?”

Tedx Tirana Women është një event një ditor, i cili organizohet paralelisht me homologët e tij në San Francisco, SHBA dhe ato në 230 vende të tjerë të botës, të organizuar të gjithë paralelisht, brenda së njëjtës ditë.

Faktikisht, në San Francisco organizohet për tre ditë rresht, më datë 4, 5, 6 dhjetor, ku takimi i tyre i fundit përputhet me atë të Shqipërisë, të datës 6 dhjetor.

Në USA, ky event i drejtuar e dedikuar veçanërisht grave, është realizuar për herë të parë në 2010.
Në Shqipëri, takimi i parë i konferencës së TEDx, me pjesëmarrje të figurës mashkullore, është realizuar në prill 2013.

Kësaj rradhe, në Tiranë, Tedx Tirana Women do të zhvillohet më datë 6 dhjetor 2013 në Chateau Linza.
Siç pohojnë organizatoret e konferencës, në lidhje me gratë shqiptare, nuk qe edhe aq i lehtë organizimi dhe përfshirja e tyre në këtë event, gjithsesi, figurat femërore të përzgjedhura tashmë për eventin, janë gra të forta, inteligjente dhe të pajisura me dëshirën për të ndarë me publikun përvojat e tyre.

Është një mundësi për të sjellë në podium – por jo për të bërë një paraqitje skenike apo thjesht ligjëruese, ndërkohë që do të komunikojnë drejtpërdrejt me pyetje e përgjigje me publikun – gra shqiptare, të cilat kohët e fundit, janë shquar me karakteristikat e tyre të veçanta, secila në fushën e vet, si mbartëse të ideve pozitive, përparimtare, krijuese, ndërtuese, nismëtare të çdo sektori, në shoqërinë shqiptare.

Pjesëmarrëset folëse do të jenë 6 figura femërore të nderuara shqiptare, të përzgjedhura sipas një kriteri të rreptë, i cili ka mbajtur parasysh sygjerimet nga ana e publikut nëpërmjet një forumi të hapur pak kohë më parë në sitin e Tedx Tirana Women e në faqen zyrtare në platformën facebook, por edhe nga kërkime e thellime të detajuar të organizatoreve të eventit.

Publiku do të jetë i përbërë nga figura të njohura të shoqërisë shqiptare – jo detyrimisht vetëm gra, por edhe burra – një pjese të ketij publiku i është mundësuar pjesëmarrja nëpërmjet ftesash, pjesa tjetër ka blerë biletat, këto ditë në shitje në Tiranë.

Duke qenë se formulimi i formatit të eventit ka si synim një përfshirje të trajtimit të figurës femërore nën aspektin e kultivimit të fuqisë së saj prej mendjes, trupit e shpirtit, – ku në këto dy elementet e fundit, mendohet se veçanërisht, yoga ka ndikim të pamohueshëm pozitiv – përpara fillimit të veprimtarisë, pjesëmarrëset do të përfshihen në një seancë yoga, për të mbërritur në event, të qeta e krejtësisht të shplodhura, pa tensione, të përqendruara në ato çka eventi do të trajtojë mbi figurën femërore dhe rolin e saj në shoqëri.

Eventin do ta moderojë Besa Shahini, një analiste e njohur nga Kosova, e cila shquhet – përveç përgatitjes së saj të dallueshme – si një grua me një aftësi të lartë komunikuese e që do të garantojë një gërshetim të realizuar e të arrirë, ndërmjet diskutimit të folëseve të përzgjedhura dhe ndërhyrjeve nga ana e publikut për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë e shkëmbim mendimesh me protagonistet e mbrëmjes.

Gjashtë figurat femërore pjesëmarrëse, të përzgjedhura për të folur drejtpërdrejt nga podiumi për të paraqitur përvojat e tyre, profesionale apo edhe tërësisht vetjake, për të shprehur – si në rastin e ndonjërës prej tyre, publikisht tashmë e njohur – ndonjë kuriozitet, që në hapësira të tjera informative të mëparshme, nuk kanë pasur mundësi të rrëfejnë, janë:

– Milena Harito, e cila do të ligjërojë jo si politikane, por si një grua e arrirë, që vjen që nga jashtë Shqipërisë, për të dhënë kontributin e saj e për të vënë në shërbim të shoqërisë shqiptare, fuqinë e saj intelektuale, fuqi e cila nuk do të arrinte efektin e saj të plotë, nëse njëkohësisht, nuk do të ishte e kurorëzuar me thjeshtësinë.

– Elhaida Dani, këngëtarja e re shqiptare, e cila triumfoi në talent – show “The Voice of Italy 2013” e që shquhet njëkohësisht për komunikimin e saj të sjellshëm, të dashur e të çiltër me publikun – si shqiptar, italian apo ndërkombëtar – e që do të tregojë mbi rrugëtimin e saj artistik. Elhaida edhe do të interpretojë gjithashtu ‘live’ për publikun.

– Suela Lala, një aktiviste e njohur në shoqërinë shqiptare, në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, për të ndarë me publikun përvojën e saj.

– Ilva Tare, një gazetare e mirënjohur në ekranin shqiptar, me rrëfimet e saj vetjake e profesionale të reja e befasuese.

– Emanuela Pepkola Zaimi, themeluesja e fondacionit Down Syndrome Albania, e cila me rrëfimin e përvojës së saj personale, do t’i bëjë të njohur opinionit publik, këmbënguljen dhe përpjekjet e saj – deri tani, shumë të suksesshme – në lidhje me krijimin dhe përforcimin e veprimtarisë së këtij fondacioni, me objektiv përmirësimin e kushteve të jetës dhe integrimit në shoqërinë shqiptare, të fëmijëve dhe personave me sindromën Down.

– Anila Sulstarova, një psikologe e njohur shqiptare, e cila do të përqendrojë fjalën e saj në ndërthurjen e veprimtarisë profesionale dhe të asaj familjare të gruas.

Një tjetër figurë femërore, pjesëmarrëse në event, do të jetë edhe stilistja e modës nga Kosova, Drenusha Xharra, e cila nëpërmjet një bashkëbisedimi të shkurtër, të ndërthurur me një sfilatë mode me modelet kosovare, do t’i japë eventit një formë të këndshme shfaqjeje e do të ketë mundësi të shpalosë aftësinë e saj krijuese.

Realizimi i eventit është mbështetur në punën e gjashtë organizatoreve dhe një numri të konsiderueshëm vullnetaresh, të përkushtuara në kurimin e çdo detaji dhe në arritjen e përkryer të mbrëmjes.

Mundësia e një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë nuk qëndron, edhe për faktin se do të bëhet një ndërthurje e paralelizëm dhe me transmetimin nga USA, por natyrisht, vetëm pas pak ditësh, në sitin zyrtar të Tedx e në faqen zyrtare facebook, do të jepen të gjitha komunikimet e duhura për mundësinë e shikimit dhe ndjekjes së eventit. Pa dyshim, do të vijojë ngarkimi në kanalin përkatës të eventit në Youtube.

Argumenta të trajtuar: Elhaida DaniEmanuela ZaimiTEDx Tirana Women
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

L’invasione degli Extraterroni

L’invasione degli Extraterroni

Mars 2023
Renald Hysi
Elena Rapa
Becco Giallo Edizioni
9788833142548
La scatola del buio

La scatola del buio

Janar 2023
Aurora Dibra
PlaceBook
9798372229686
Il flirt civile e l’ambasciatore

Il flirt civile e l’ambasciatore

Mars 2023
Rexhep Hoti
Kimerik
9791254661406
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali