• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Edhe Tirana ka pasur Romeon e Zhuljetën e vet: Faqebardhi e Bukuria

Faqebardhi e Bukuria: Legjendë urbane. Varri i ashikut

Nga Adela Kolea
22 Shkurt 2018
Në Kulturë
0
Edhe Tirana ka pasur Romeon e Zhuljetën e vet: Faqebardhi e Bukuria
208
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Shekspiri, po të jetonte në Tiranë, Romeon e Zhuljetën do t’i quante Faqebardhi dhe Bukuria.

Romeon dhe Zhuljetën i njohim të gjithë. Shekspirin po ashtu, e njohim.

Por, jo të gjithë e dimë që ndoshta në veprën origjinale, siç thuhet, Zhuljeta Kapuleti dhe familja e saj vinin nga Shqipëria.

Që mbiemri “Capuleti” (Kapuleti) vjen nga kapelet ose më mirë helmetat prej hekuri që mbanin ushtarët e ardhur në Itali nga Shqipëria në 1200-ën nën Republikën e Venedikut (burimi: Treccani)

Por, nuk dimë as që edhe Tirana kishte tragjedinë e saj analoge, si ajo e Romeos me Zhuljetën.

Atë e përbënin Bukuria dhe Faqebardhi.

“Oh Romeo, përse je ti, Romeo…!

“Oh Faqebardh, përse je ti, Faqebardh!”

Romeo dhe Zhuljeta tironas kanë ekzistuar vërtet, të paktën sipas legjendave dhe gojëdhënave të tironsave e banorëve të rrethinave të qytetit.

Nga lindin këto gojëdhëna urbane

Në rrugën Tiranë – Ndroq, nën një pemë të lartë, një rrap të moçëm gjendet një varr i madh që populli e njeh me emrin: “Varri i ashikut“. Thuhet se në atë varr janë varrosur që të dy të dashurit e pandarë edhe në jetën tjetër, Bukuria dhe Faqebardhi.

Varri i Ashikut
Varri i pati rezistuar mjaft luftërave, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u restaurua nga ushtarët italianë, të cilët aty afër kishin ngritur një repart të vetin.

Ngjarjen, populli e përcakton si me vendndodhje në një fshat afër Pezës. Faqebardhi ishte një djalë nga fshati Bozanxhije i Ndroqit.

Për këtë ngjarje ka shkruar në botimin e tij “Studime Shqiptare” edhe albanologu gjerman Johan Georg von Hahn në vitin 1850 – 1860 mbi udhëtimin e tij në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut.

Edhe historiani Kristo Frashëri e përmend këtë legjendë në botimet e tij mbi historikun e Tiranës.

Legjenda e dy të rinjve të dashuruar shpjegohet me tragjedinë që ndodh ditën e dasmës së Bukuries.

Bukurien e detyrojnë prindërit të martohet me një djalë kundër dëshirës së saj por, ajo donte Faqebardhin. Faqebardhi punonte si ndihmës në punishten e babait të Bukuries dhe ky i fundit e pati kundërshtuar me forcë lidhjen e tyre.

Ditën e dasmës së Bukuries, i dashuri i saj, Faqebardhi u del përpara krushqve që po shoqëronin nusen te dhëndri dhe u thotë që të ndalen e ajo martesë të pengohej sa ishin në kohë, pasi do të rezultonte një lidhje e gabuar. Krushqit nuk ia vënë veshin dhe vazhdojnë rrugën, atëherë Faqebardhi qëllon mbi nusen, të dashurën e tij, duke e vrarë. Më pas, shtrihet pranë saj dhe vret edhe veten.

Që aty, shpjegojnë gojëdhënat se ata u varrosën në të njëjtin varr në rrugën Tiranë – Ndroq, i ashtuquajturi “Varri i ashikut”.

Ja pra, që Shekspiri në Tiranë kishte një Zhuljetë e një Romeo tjetër. Më saktë, rreth Pezës homologët e personazheve të veprës madhështore shekspiriane qenë:

Bukuria dhe Faqebardhi…

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda208CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version