Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Milano: Një copëz e Adriatikut në “Koha për Libra”

Albania News Nga Albania News
18 Prill 2017
Në Kulturë

Një copëz e Adriatikut në Koha për Libra në Milano më 21 prill. Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me mbështetjen e Rajonit të Puglia-s, Fondacionit Gramsci në Puglia dhe Shtëpisë Botuese Besa, do të marrin pjesë në Panairin e botuesve italianë që do të hapet në Milano të mërkurën më datë 19 prill.

Programi i takimeve që do të zhvillohen në stendën e Shoqatës së Botuesve të Puglia-s (Pav. 4- Stenda N24/O23) do të ketë në vëmendje diskutimin mbi promovimin në Itali të kulturës dhe letërsisë shqipe dhe asaj malezeze.
Takimi i parë do të nisë në orën 12.00 të ditës së premte, datë 21, me temën “Letërsi dhe afërsi” në të cilën do të marrin pjesë: Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri Lani, botuesi Livio Muci, shkrimtari Arben Dedja dhe profesori i universitetit Francesco Altimari. Në takimin e moderuar nga gazetarja e Albania News, Sonila Alushi, do të diskutohet mbi gjendjen e letërsisë shqipe në Itali, të mësimdhënies së gjuhës shqipe në universitetet italiane, si dhe dukurisë së letërsisë së migracionit.

Takimi i dytë, i iniciuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare, në vijim të projektit vjetor të këtyre dy insitucioneve mbi promovimin e figurës dhe veprës së Musine Kokalarit në përvjetorin e 100 të lindjes së saj, ku do të jenë të ftuar profesori i Universitetit të Mesinës, Mauro Geraci, hartues i librit “Musine Kokalari, jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste”, si dhe profesori i Universitetit Urbanian në Romë, Adrian Ndreca, në bisedë me Mimoza Hysën, drejtore e Drejtorisë së Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit në Ministrinë e Kulturës, do të zhvillohet në orën 14.00.

Në orën 14.30 do të flitet për letërsinë malazeze: gazetarja dhe shkrimtarja Luisa Ruggio do të bisedojë me Drejtoreshën e Përgjithshmë të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, znj. Dragica Milic, shkrimtarin Ethem Mandic dhe përkthyesin Sergej Roic.

Takimi përmbyllës në orën 16.00 do t’i kushtohet bashkëpunimit kulturor ndërmjet vendeve të Adriatikut nën drejtimin e Rajonit i Puglia-s si mbështetëse e krijimit të rrjeteve të bashkëpunimit mes dy brigjeve të Adriatikut. Për të diskutuar për gjetjen e rrugëve për bashkëpunimin territorial me qëllim intensifikimin e dialogut kulturor, duke përkrahur njohjen e ndërsjelltë mes vendeve dhe lëvizjen e të rinjve dhe artistëve, do të jenë të pranishëm znj. Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, znj. Dragica Milic, Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, si dhe z.

Aldo Patruno, Drejtor i Departamentit të turizmit, ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit të territorit të Rajonit të Puglia-s.

Organizuar nga: Fondacioni Gramsci i Puglia-s dhe Shtëpia Botuese Besa në bashkëpunim me Rajonin e Puglia-s, Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Qendrën e Kulturës Shqiptare.

Media partner: Albania News dhe Salentolive24

Argumenta të trajtuar: Milano
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Milano Për Shqipërinë, Një Iniciativë Në Mbështetje Të Shqiptarëve
Sociale

Milano për Shqipërinë, një iniciativë në mbështetje të shqiptarëve

Nga Albania News
4 Prill 2020
FB IMG 1552172409544
Kulturë

“Marubi, një italian në Shkodër”, takim në Milano

Nga Albania News
4 Nëntor 2013
Shoqatat Shqiptare

100 vjetori i Traktatit të Londrës. Konferencë në Milano

Nga Albania News
14 Korrik 2013
Kulturë

Moda italiane flet shqip

Nga Ismail Ademi
28 Korrik 2011
Emigracion

Informacione jo te plota…- Konsullata ne TILT

Nga Albania News
22 Shtator 2010

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Tocci

Il Sindaco arbëresh di Civita, tra battaglie linguistiche e pendenze giudiziarie

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Sviluppare l’identità culturale

Sviluppare l’identità culturale

Albana Canollari-Baze
19 Janar 2022
Edizioni Sapienza
9786202949873
Romanitas. L’antichità romana e il fascismo tra Italia e Albania

Romanitas. L’antichità romana e il fascismo tra Italia e Albania

Luigi Maria Caliò
30 Nëntor 2021
Edizioni Quasar
9788854911956
Riconciliatevi con Dio

Riconciliatevi con Dio

Angelo Massafra
22 Shkurt 2022
Stilo Editrice
9788887781214
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}