Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Nemo propheta in patria – a është gjithmonë e vërtetë?

Albania News
29 Janar 2014
Në Kulturë

Nga Arjan Th. Kallço

Nuk është hera e parë që takohen në Tiranë poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali me kolegët dhe kritikët e tyre shqiptarë dhe italianë. Eventi i vitit 2010 Dy popuj, një det, një miqësi sikur i parapriu urës që vetë kultura mes dy brigjeve ka filluar ta ndërtojë. Është një urë që po i afron gjithnjë e më shumë shqiptarët në të dyja anët e Adriatikut, por edhe më gjerë. Një urë që na tregon se kultura shqiptare merr edhe dimension tjetër, jashtë atdheut, por kjo e gërshetuar me një kulturë tjetër, të vendit që i ka bujtur qysh prej 23 vjetësh.

Për t’i dhënë frymë vazhdimësisë së eventeve, më datën 23 janar në Tirana International, u organizua nën kujdesin e shumë faktorëve, si Krahina e Puljas, Instituti Italian i Kulturës, Shtëpia Botuese Besa, Fondazioni Gramshi, Forumi i pavarur i gruas shqiptare dhe të tjerë, Konferenca Ndërkombëtare e studimit ku morën pjesë studiues dhe profesorë të universitetit të Barit, Tiranës, Shkodrës dhe Korçës.

Pas fjalëve përshëndetëse të institucioneve, ku mes të tjerash ministri Erion Velia e vlerësoi takimin si një problem që deri pak kohë më parë ishte jashtë vëmendjes së shtetit, të politikës, krejtësisht e braktisur, për të mos folur për fatin e kulturës së qindra mijëra emigrantëve që morën rrugët e botës pas vitit 1990. Ky është dhe një farë shfajësimi – vazhdoi Velia – edhe për të gjithë kohën e mëparshme, kur qeveria e sotme ishte në opozitë, por edhe për qeveritë e mëparshme.

Drejtorja e institutit italian të kulturës, Flavia Veneciani, pasi përmendi të gjitha veprimtaritë që po ndërmerr instituti për të krijuar urat e bashkëpunimit mes dy vendeve, e filloi përshëndetjen me shprehje e famshme, Nemo profeta in patria, për të kujtuar se në Itali ka një numër të konsiderueshëm shqiptarë që shkruajnë edhe në gjuhën italiane, por që ndoshta janë ende të panjohur në vendlindjen e tyre, në Shqipëri. Ka autorë qënuk janë përkthyer kurrë në gjuhën shqipe dhe në këto bashkëpunime mes dy vendeve duhet të merret në konsideratë edhe kjo letërsi, që nxjerr në pah lidhjet e gjata të miqësisë mes dy vendeve tona.  Shkrimtarët – theksoi drejtorja – janë një urë mes Italisë dhe Shqipërisë. Insituti italian ka ndërmarrë një nismë tepër të guximshme që të sjellë të enjten e parë të çdo muaji një autor apo edhe autorë që të përcjellin tek dashamirësit e letrave temat, librat, problematikën e gjerë të kulturës italiane, të gjuhës dhe historisë, të udhëtimeve dhe ekspolrimeve të autorëve italianë në Vendin e Shqiponjave. Një nismë që i ngre në nivel tjetër shkëmbimet reciproke mes dy brigjeve, duke i kushtuar kulturës vendin që meriton në një shoqëri globale, në një europë ku po synojmë të afrohemi dhe të bëhemi pjesë e saj.

Livio Muçi, drejtori i shtëpisë botuese Besa, i përkushtuar për botimin e letërsisë shqiptare dhe të shqiptarëve që jetopjnë në Itali, numëri i librave të botuar kap një shifër të lartë me autorë të shekullit të kaluar dhe të sotmit, e konsideroi këtë takim si një moment për të theksuar se ky fakt përbën një pasurim të vetë letërsisë italiane, pra autorët shqiptarë që jetojnë në itali duhen konsideruar si pjesë e trashëgimisë kombëtare italiane, pasi edhe kontributi i saj është i padiskutueshëm. Ai solli shembullin që sipas tij është tepër negativ që disa figura të njohura shqiptare në arenën e kulturës italiane po largohen edhe nga Italia drejt destinacioneve dhe vendeve të tjera. Një prej intelektualëve, Ron Kubati, që ka riemigruar në Amerikë, për Muçin është një largim që nuk duhej të ndodhte, pasi largimi i njerëzve të tillë, është humbje për Italinë dhe Shqipërinë më parë kur u detyruan ta braktisin vendlindjen. Shkrimtarët me veprën e tyre krijojnë një lloj sociologjie tregimtare, prandaj evente te tilla marrin një kuptim të madh. Këto takime na shërbejnë edhe si një moment për ta përfshirë Shqipërinë në këto nisma bashkëpunimi, por i hap rrugë edhe studimeve gjuhësore në një letërsi dygjuhëshe.

Profesorja dhe kritikja e Universitetit të Barit, Xhovana Shanatiko, e njohur në departamentet e gjuhës dhe letërsisë italiane edhe tek ne, në fjalën e saj u ndal mes tyë tjerash duke theksuar se shkrimtarët janë dritarja jonë në botë, edhe nëse ikin nuk është ndonjë gjë e keqe, pasi do të jenë ata që do të bëjnë të njohur në botë vendin e tyre të lindjes, vendin që i priti për shumë vjet dhe kulturën e tyre. Letërsia që shkrimtarët me origjinë shqiptare është si italiane, ashtu dhe shqiptare. Në veprat e tyre shohin si gjithmonë temat që janë më tipiket të emigrantëve, si ajo e përkatësisë, e dashurisë për atdheun, e jetës së dikurshme shqiptare, si dhe e Italisë që gjetën që kur mbërritën.

Në konferencë e morën fjalën dhe diskutuan për krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë edhe studiues, kritikë dhe pedagogë të tjerë italianë dhe shqiptarë të cilët vlerësuan jo vetëm tematikën e larmishme, por edhe shumë elementë të tjerë të kulturës, jetës dhe gjuhës. Poetë të ftuar recituan poezitë e tyre në gjuhën italiane dhe shqiptare dhe sipas organizatorëve janë rreth 36 autorë shqiptarë në Itali që kanë krijuar poezi dhe prozë në gjuhën italiane.

Kjo nismë ku meritën më të madhe e ka botuesi nga Leçja mendoj se duhet të shtrihet edhe më gjerë, me të gjitha vendet ku jetojnë dhe krijojnë shqiptarët. Një nismë tjetër që duhet të marrë udhë është një bashkëpunim me vendin tjetër kufitar, Greqinë, ku në të gjithë qytetet e saj më të mëdha, ka shumë shqiptarë që shkruajnë në gjuhën shqipe, por edhe atë helene. Kështu urat e njohjes dhe shkëmbimeve kulturore do të shtohen dhe integrimi i kulturave do të jetë më i natyrshëm.

Argumenta të trajtuar: Erion VeliajInstituti Italian i Kulturës
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

La ballata del tatuaggio

La ballata del tatuaggio

Nëntor 2023
Andreas Dushi
Besa Muci Editore
9788836293414
Amigdala Mandala

Amigdala Mandala

Mars 2023
Loer Kume
Besa Muci Editore
9788836292462
Comunista, ateo e musulmano

Comunista, ateo e musulmano

Janar 2022
Andrea Forti
Golem Edizioni
9788892910669
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali