• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Në Louver dy piktorë shqiptarë nderohen me çmime

Gjergj Kola me Medaljen e Krijmtarisë, Atjon Zhiti me Medaljen e Kujtimit

Nga Redazione
24 Tetor 2017
Në Kulturë
0
Në Louver dy piktorë shqiptarë nderohen me çmime
ShpërndaCicëro

Albumi me vizatime e piktura nga Atjon Zhiti po vlerësohet në Europë. Ka pak kohë ka që është botuar dhe shperndare ne librarite kryesore te Tiranes, e ka terhequr vemendjen dhe eshte vleresuar ne disa shtete të Europes e jashtë saj.

Këto ditë u hap ne Muzeun e Louvrit ne Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Kontemporane.
Fondacioni Nderkombetar Artistik “Artcom Expo International”, që promovon dhe mbeshtet artiste nga vende te ndryshme te botes, kishte ftuar për të katërtin vit rradhazi piktorin tashme te njohur shqiptar me banim në Itali, Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpunon prej kohësh
Tabloja sugjestionuese e tij, “The Kiss”, mori vlersime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtarise.

Gjergj Kola dhe albumi “Opera Atjon”

Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e permbledhur në albumin “Opera Atjon”, pergatitur mjeshterisht nga piktori dhe kritiku i artit Gëzim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca te fresketa, te sistemuara me estetike dhe nivel te larte professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola.

Albumi përmbledh nje ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen engjellore të Atjonit.

6 piktura të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe ne ekspoziten vetiake në Galerine “Espace” ne Paris.

Medalje kujtimi për artistin Atjon Zhiti

Atjon ZhitiBordi drejtues i ketije fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhane “Medaljen e KUJTIMIT” artistit te ri Atjon Zhiti, ne shenje nderimi dhe adhurimi per nivelin e shkelqyer artistik, te paraqitura me cilesi ne kete album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galerite dhe muzeumet e famshme te Europes.

Gjatë kësaj kohe, piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatia Festival” në Napoli ne Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e ketij Festivali kulturor-shkencor, të mbeshtetur nga UNESCO.

Piktorit tone iu kërkua të flasë për tematiken dhe mesazhin e tablosë së tij “The Kiss” e të punës së tij në pergjithësi si dhe te prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e Atjon Zhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Atjon ZhitiPiktor Shqiptar
Shpërnda5CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version