Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Kuzhinierë shqiptarë në Itali, historitë e dy emigrantëve ambiciozë

Pikënisja e një karriere të arrirë në kuzhinë nga dy shefa të shkëlqyer shqiptarë, Entiana Osmenzeza dhe Fundim Gjepali

Albania News Nga Albania News
20 Shkurt 2018
Në Kulturë

Për shumë emigrantë ka ndodhur që në shtetin e mërguar të kenë gjetur menjëherë punë nëpër restorante e lokale. Pikërisht kështu shënohet pikënisja e një karriere të arrirë në kuzhinë nga dy shefa të shkëlqyer shqiptarë si Entiana Osmenzeza dhe Fundim Gjepali.

Entiana Osmenzeza

Shefja e shkëlqyer e kuzhinës italiane Entiana Osmenzeza, e cila mbart origjinë shqiptare tregon përballjen e saj të parë me kuzhinën.

‘’Në Shqipëri studioja dhe nëqoftëse do të kisha qenë mirë në vendin tim nuk do të isha larguar kurrë. Në atë kohë zhvillohej lufta civile dhe ishte e pamundur të ndërtohej një e ardhme”. Me rënien e regjimit situata u komplikua. Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe kur për herë të parë vuri këmbë në Itali.

‘’Për ne Italia ishte siç ishte për italianët Amerika’’, shpjegon ajo.

Italia ishte një tokë e afërt për nga gjeografia dhe kultura dhe njohur paraprakisht nga pasqyrimi i saj në mediat asokohe.

Entiana Osmenzeza

Entiana gjendet më pas në Piemonte, vend ky me projekte në mbështetje të pakicës së huaj. Ajo shprehet se gjëja e parë që bëri sapo shkeli në “tokën e premtuar” ishte kërkimi i një pune për të mbijetuar. Dhe vendi i saj i punës gjendej pikërisht brenda një restoranti të vogël.

Formimi i saj në kuzhinë i adresohet shtetit tonë fqinj, Italisë. Jeta e refugjates ka qenë shumë e vështirë, sidomos në vitet e para të sajat, në Itali. Teksa filloi të rikuperohej emocionalisht, por dhe ekonomikisht ajo filloi të udhëtonte dhe përgjatë udhëtimeve korrte eksperienca.

Në shkollën Markezi, në Montekarlo  “ekzistonte një rregull dhe precizion i madh, dhe fillova të mendoj me veten që dhe unë doja të isha e tillë një ditë, dhe kështu vendosa të ndiqja këtë rrugë. Por duhet të shtoj që ka qenë tmerrësisht e vështirë për t’u orientuar drejt kualitetit, sepse tundimi për të zgjedhur rrugë më të thjeshta ka qenë shumë i fortë”. 

Fundim Gjepali

Fundim Gjepali në 1996, në moshën 14 vjeçare i bashkohet kunatit të tij në afërsi të Romës, ku arrin të gjejë punë në një agroturizëm. “Vija nga një familje punëtorësh, por kishim shumë familjaritet me ushqimin”. Gjepali e fillon rrugëtimin e tij si një pjatalarës, por shumë shpejt kalon në kuzhinë. Lexonte dhe studionte shumë, si dhe bëhej pjesë e kongreseve e forumeve. Eksperienca e tij gjen rrënjë në disa restorante të famshme.

Në fillim të viteve 2000 e shikon veten teksa ngjit shkallët me një shpejtësi marramendëse. Pas disa viteve u mor me ngritjen e fermës së vogël të familjes së tij, afër Durrësit.

Ideja e tij ishte e thjeshtë: Të nesërmen kërkonte të posedonte një biznes të tij agroturistik.

Nuk vonoi shumë, kur iu ofrua të merrte pjesë në Masterchef Albania, dhe kjo shërbeu si një trampolinë për të hapur Padamin, një lokal i pozicionuar në zemër të Tiranës.

Fundim Gjepali

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

L’amore è un apostrofo nero tra le parole distinti e distanti

L’amore è un apostrofo nero tra le parole distinti e distanti

Marjola Saliu
29 Dhjetor 2021
Pav Edizioni
9791259732026
Storia dell’Albania contemporanea

Storia dell’Albania contemporanea

Antonello Folco Biagini
19 Mars 2021
Bompiani Editore
9788830103672
La disputa sul raki e altre storie di vendetta

La disputa sul raki e altre storie di vendetta

Fabio M. Rocchi
22 Mars 2021
Besa Muci Editore
9788836291403
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}