Ashtu siç e don tradita tashmë shumëvjeçare e shkollës sonë, në këtë periudhë vizitojmë vende të ndryshme të Italisë dhe botës në kërkim të gjurmëve shqiptare. Në vitet e shkuara i kemi gjetur në Milano, Lugano, Venecia, Ravena etj.
Pas pothuajse dy muaj përgatitje, më në fund erdhi dita e mirëpritur e udhëtimit magjik në tokën e vendit mik të shqiptarëve, në tokën që mbrojti Shqipërinë nga zhdukja nga harta, në fillimit të shekullit XX, ja pra ajo tokë quhet Austri, atje do të kërkojmë gjurmët tona.
Data 4 maj ora 22:00, autobuzat nisen nga katër qytete të ndryshme: Parma, Reggio Emilia, Asti dhe Padova. Secili autobuz ka brenda stafin nxënës, prindër, aktivistë të katër shkollave organizuese dhe gjashtë pjesëmarrëse:
[tie_list type=”heart”]
- Shkolla shqipe “Scanderbeg”, Parma
- Shkolla shqipe “Udha e Shkronjave”, Asti
- Shkolla shqipe “Impariamo l’Albanese a Padova”, Padova
- Shkolla shqipe “Shqiponja”, Reggio Emilia
- Shkolla shqipe “ Ura”, Novara
- Shkolla shqipe “ Dallëndyshet”, Pavia
Në pamundësi për të ardhur për arsye logjistike, iniciativën tonë e mbështetën edhe këto shkolla:
[tie_list type=”heart”]
- Shkolla shqipe ” Naim Frashëri” Macerata
- Shkolla shqipe “Sofra Shqiptare” Lecco
- Shkolla shqipe në Quinto, Trevizo
- Shkolla shqipe në Bassano del Grappa, Vicenza
- Shkolla shqipe “Skanderbeg”, Fermo
- Shkolla shqipe “Besëlidhja”, Rovereto
- Shkolla shqipe “Mirë se vini”, Ancona
- Shkolla shqipe “Zëri Atdheut”, Reggio Emilia
- Shkolla shqipe “Lidhja e Prizrenit”, Treviso
- Shkolla shqipe në Rovigo
- Shkolla shqipe “Albani”, Fermignano, Pesaro Urbino
- Shkolla shqipe “Nënë Tereza”, Pesaro Urbino
- Shkolla shqipe “Aquila”, Arco.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1799637713434403.1073741886.103867039678154&type=1&l=55d09e1c96
Me anë të telefonatave vendosëm që takimi i përbashkët i udhëtimit do të bëhej në një ndalesë autostrade në Verona. Ky lloj takimi më ngjante pak me lumin Drin, që lidh kombin shqiptar, autobuzat ndaluan dhe grupet u takuan dhe çmallën me njëri tjetrin. Kolegët dhe aktivistët njihen mirë me njëri tjetrin në aktivitete të ndryshme të përbashkëta që kanë kryer.
Gjatë gjithë rrugës deri në Vienë buçiti kënga dhe vallja shqiptare në autobuz, ambienti tepër familjar dhe gazmor. Të gjithë udhëtarët mezi po prisnin mbërritjen në atë vend. Pas një udhëtimi gati 10 orësh duke sfiduar lodhjen, më në fund rreth orës 10:00 të mëngjesit të ditës së shtunë 5 maj 2018, pothuajse si një pelegrinazh me rreth 200 persona arritëm përpara sheshit të Weltmuseum për të vizituar armët e heroit tonë legjendar “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, emocionet e pa përshkruara. Në atë shesh na priste udhërrëfyesi ynë prof. Osman Ademi i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” të Vienës bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Vienë, zotin Roland Bimo që shoqërohej nga zonja e tij Mimoza Bimo.
Pas një prezantimi dhe përshëndetje në shesh dhe pasi bëmë fotografi kujtimi, zoti Bimo duke falënderuar shkollat shqipe për këtë iniciativë dhe duke na uruar suksese, u largua për impenjime diplomatike.
Të gjithë grupet të shoqëruar nga kolegu ynë Osmani u futën brenda në muzeum dhe për gati një moment u duk sikur e pushtuam atë vend. Nxënësit tanë të veshur me kostume tradicionale i mahnitën vizitorët e tjerë që u bënë menjëherë kuriozë duke pyetur se nga vijmë, dhe ne me krenari njëzëri nga Shqipëria.
Armët e Skëndebeut dukeshin sikur bashkëbisedonin me stërnipat e Arbërit, nxënësit dhe prindërit i adhuronin për krenarinë tonë kombëtare, për legjendat e tij për historinë e lavdishme. Mësuesit e shkollave i tregonin pa pushim nxënësve se çfarë simbolizonin elementë të ndryshme të shpatës dhe përkrenares, se kur dhe ku kishte luftuar Skënderbeu etj. Me shumë interes ishte edhe tregimi i profesorit mbi historinë e Heroit tonë Kombëtar.
Armët e Skëndebeut dukeshin sikur bashkëbisedonin me stërnipat e Arbërit, nxënësit dhe prindërit i adhuronin për krenarinë tonë kombëtare, për legjendat e tij për historinë e lavdishme. Mësuesit e shkollave i tregonin pa pushim nxënësve se çfarë simbolizonin elementë të ndryshme të shpatës dhe përkrenares, se kur dhe ku kishte luftuar Skënderbeu etj. Me shumë interes ishte edhe tregimi i profesorit mbi historinë e Heroit tonë Kombëtar.
Pas vizitës brenda muzeumit, menjëherë përpara sheshit ishim gati për koncertin artistik të programuar me shumë hollësi përpara. Ne nga Parma kishim marrë me vete çdo mjet teknik për realizimin e tij dhe grupi i Padovës si rezervë kishte një sistem audio me bateri që bëri të mundur realizimin e koncertit.
Me Himnin Kombëtar shqiptar që buçiti përpara muzeumit, me flamujt kuq e zi të shpalosur në çdo cep, zemra e çdo shqiptari u çua përpjetë, adrenalina në kulmin e saj, emocionet e pa përshkruara.
Zëri i rapsodeve Kristian Zefi me çiftelinë dhe sharkinë të punuara nga dora e tij, zëri i rapsodit Anton Mirditori dhe i rraposdes Lindita Farruku, e ngritën peshë atë shesh.
Momenti magjik ishte kur grupi i valleve “Mille Stelle” të Forum Donne Indipendenti” të Parmës interpretoi vallet popullore të trevave shqiptare të veshur me kostumet tona kombëtare.
Më pas nxënësit e shkollave të ndryshme recituan dhe kënduan poezi dhe këngë për atdheun dhe gjuhën: Noemi, Greissi, Jenifer, Enisa, Enri, Arjona, Adri etj
I gjithë sheshi duartrokiti, vienezët dhe turistët që ishin aty të pranishëm u mahnitën nga ngjyrat, bukurinë dhe interpretimin magjik të artistëve tanë të vegjël dhe të mëdhenj. Pastaj siç e don tradita një valle popullore dorë për dore me të gjithë ata persona që ishin aty. Profesor Ndue Lazri presidenti FNAI-it (Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali) që na shoqëronte në shesh, përgëzoi për këtë inisiativë të mrekullueshme.
Pas këtij momenti magjik për arsye llogistike grupet u ndanë në hotele të ndryshme ku secili grup vazhdoi programin personal duke vizituar vendet më të bukura të Vienës si Hofburg Palace, Duomo Santo Stefano, Muzeun e Historisë së Arteve, Muzeun Albertina, Rrotën panoramike, kështjellën e Schönbrunn, Belvedere, lumin Danub etj.
Gjatë ditës së dytë të qëndrimit tonë atje, Shkolla shqipe “Udha e Shkronjave” e Astit vizitoi kampin e përqendrimit të Mathauzenit ku humbën jetën me miliona njerëz, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë. Organizatori i grupit të Astit, miku im Hasan Bulçari tregon për vizitën në Mathausen:
“Pushuam në qytetin Melk, nja 80 km nga Vjena. Ishte kjo distance që na ndezi shkëndijën e vizitës në Mauthausen.
Një shqiptar i Kosovës martire i quajtur Uk Haliaj, nuk kurseu asgjë për mbarëvajtjen e mbrëmjes. Një surprizë na bëri Konsulli i Kosoves z Imer Xhemail Lladrovci dhe zonja e tij duke festuar bashkë me ne deri në orët e vona. Edhe këtu kënga, vallja, poezitë, ku këndoi e recitoi edhe vete e nderuara bashkëshortja e Konsullit. Edhe ai, na përgëzoi për këtë aktivitet, për punën e nisur duke theksuar se është detyrë e jona, që koha, Kombi na e ngarkon mbi shpatulla per të ardhmen e tij.
Strofa e fundit e këngës së kënduar nga Lindita Farruku ishte:
Qysh se t’foli Skenderbeu,
E nder t’part qe Naim beu
Qe me shkrim te pat lartsue,
Gjuhe e bukur qofsh bekue!
U prit me brohoritma, ovacione e duartrokitje! Përqafime midis të gjithëve, edhe me Konsullin për ketë pasuri të paçmuar tonën; Gjuhën Shqipe! Ndërsa në ditën e pare historia na çoi tek Heroi ynë Kombëtar, tek ai që shpëtoi Evropën; Gjergj Kastrioti, në ditën e dytë historia na çoi tek ai që e shkatërroi atë; Adolf Hitler! Një kapërcim marramendës, por historia flet me fakte, flet me emra! Mauthausen… edhe pse mbetet në kujtesën e të gjithëve ashtu siç e pamë, me furrën e djegies, telat e elektrifikuar, kulla e vrojtimit… ishim në datën e përvjetorit të 63-të të çlirimit! Delegacione nga e gjithë bota!
Kalonin para tribunës përfaqësues të vendeve të ndryshme! Aty u takuam përsëri me ambasadorin tone z. Roland Bimo dhe zonjën e tij. Flamujt në duart e Kristian Zefit, fëmijëve tanë na bënë të krenoheshim se ne e vendosem atë përkrah me ato të grupeve të tjera nga e gjithë bota! Aty nga dokumentet e kohës mësuam se nga Shqipëria jonë kishin qenë 200 vetë të dënuar në atë kamp famëkeq! Në faqet e librit të përshtypjeve të datës 6 maj 2018 gjenden edhe dy rreshta: Assoalbania Piemonte, Onore! Viva la libertà”
Në ditën e dytë një pjesë e grupit të Parmës të shoqëruar nga profesor Osman Ademi i Lidhjes së Mësueseve të Vienës na shoqëroi tek varrezat ku prehej edhe inxhinieri i madh me origjinë shqiptare Karl Gega. Unë dhe kolegët e mi, në emër të shkollave pjesëmarrëse të Diasporës në këtë aktivitet vendosëm një kurorë me lule me mbishkrimit: Shkollat Shqiptare në Diasporë”.
Në ditën e dytë një pjesë e grupit të Parmës të shoqëruar nga profesor Osmani, na shoqëroi tek varrezat ku prehej edhe inxhinieri i madh me origjinë shqiptare Karl Gega.
Së bashku në emër të shkollave pjesëmarrëse të Diasporës në këtë aktivitet, vendosëm një kurorë me lule me mbishkrimit: “Shkollat Shqiptare në Diasporë”.
Ngelëm të mahnitur kur pamë që pranë mauzoleut të inxhinierit Gega preheshin figurat më të shquara të Austrisë dhe botës si Beethoven, Brahms, Shtraus, Schubert, Hasenaver etj. Rrënjët dhe gjurmët shqiptare janë kudo në Evropë dhe botë.
Pasdite u rikthyem përsëri në udhëtimin shumë orësh nga Viena me gëzim dhe dashuri, të kënaqur nga objektivat që i patëm vënë vetes “Gjurmë shqiptare në Vienë”, ato janë të shumta: Skënderbeu, Karl Gega, Aleksandër Moisiu, Princ Vidi, artistë e sportistë si dhe shumë e shumë figura të tjera që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar.
Falënderoj bashkorganizatorët dhe pjesëmarrësit e shkollave të këtij takimi mbresëlënës:
Hasan Bulçarin – Asti, Erida Cela – Padova, Haki Maze – Reggio Emila, Blerina Smajli Lika – Novara, Arjeta Sema – Pavia
Falënderoj nga zemra stafin tim të shkollës shqipe Scanderbeg Parma që kam nderin të drejtoj: Mësuesit Aurela, Benard, Elona, Elvira, Erlinda dhe Herda për organizimin e Parmës, mësuese Mimozën që na shoqëroi në udhëtimin tonë.
Përfaqësuesit e prindërve të shkollës sonë Petritin dhe Shpresën.
Presidenten e Forum Donne Indipendenti Marsidën dhe mësuesen e grupit artistik “ Mille Stelle”, Loretën.
Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Falënderojmë profesor Osman Ademin për pritjen e ngrohtë që na bëri në Vienë
Parma, Vienë 5-6 maj 2018. Kronika u shkrua nga Durim Lika, Drejtor i Shkollës Shqipe Scanderbeg Parma