Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Gëzim Kaceli, kur harrohet ajka e një shoqërie

Personazh: Profesor Gëzim Kaceli, krijuesi i dhjetëra valleve folklorike Shqiptare. Nga Marsida Najdeni

Albania News
9 Qershor 2014
Në Kulturë

Sa shumë falënderime duhet t’i japim këtij mjeshtri të artit koreografik shqiptar, ama sa pak e njeh këtë emër të madh shoqëria shqiptare dhe pse me krijimtarinë e tij janë rritur të gjithë shqiptarët pa e ditur kush i ka krijuar këto valle kaq të bukura, të cilat sot i trashëgojmë me krenari. Ndjehem me fat që punën e Profesor Gëzim Kacelit e njoh personalisht dhe nga e bija e tij, e cila është po aq artiste sa i jati.

E di, nuk jam personi i duhur për t’i kushtuar këtij artisti një shkrim, por dashuria dhe mirënjohja ndaj tij më shtyn kaq shumë. Për të kuptuar Gëzim Kacelin, këtë krijues të madh, këtë intelektual soji, puntor i palodhur, qytetar i denjë i një kryeqyteti, shtetas i ndershëm i atdheut tonë mjaft të vuajtur, duhet më parë të njohim derën nga e cila doli ky qelibar i artit Shqiptar.

Familja Kaceli është nga ato dyer autoktone tiranase, të cilët u flijuan për atdhe.

Ismail Kaceli ka qenë një luftëtar me emër gjatë Lidhjes së Prizrenit, vdiq maleve të Malcisë bashkë me vjerrin e tij Mehmet Tufina duke mbrojtur pikërisht atë, nënën Shqipëri.

At Gjergj Fishta në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë” i ka dedikuar këto rreshta trimit në fjalë: “Merr, Kacel, njihër lahutën, E na thuej nji kângë Shqyptare; S’májm na zí pá na qitë fare! Muer lahuten n’dorë Kaceli, M’tê magjarin n’vend e ngeli, E, mbasi per zâ atê ujdisi, Kështu kângës atëbotë ia nisi”. Madje dhe i biri i Ismailit, Osman Kaceli, luftoi për mbrojtjen e Shkodrës gjatë sulmit malazes. Pra, siç shihet arti ishte pjesë e genit të Ismail Kacelit.

Vallja e Malesise se Madhe - Koreografia Gezim Kaceli
Vallja e Malesise se Madhe – Koreografia Gezim Kaceli

Një figurë tjetër e rëndësishme ka qenë dhe Ali Kaceli, babai i Gëzimit, i cili ishte ndër krijuesit e parë të artit të kartolinave në Tiranë me pamje vizive po nga qyteti i lindjes.

Fotografitë e Aliut sot janë relikë në llojin e vet sepse pasqyrojnë një Tiranë pothuajse të shuar nga kujtesa kolektive falë maskaradës ndërtuese që është bërë me këtë qytet. Aliu, dhe pse një figurë mjaft e respektuar, do të vdiste i plevitosur rrugëve të internimit në Berat. Kur përmendim Kacelët e Tiranës nuk mund të mos përmendim një nga piktorët më të mëdhej shqiptar, Sadik Kaceli. Sadiku fillimet e tij i ka në Shkollën Teknike Amerikane të Tiranës ku u specializua në vizatim. Më pas ai do të ndiqte një nga shkollat më të njohura të pikturës në Evropë siç ishte Ecole Nationale Supérieure des Beaux Arts dhe do të ishte nxënës i piktorit të famshëm francez Henri Matisse.

Hapat e Sadikut i ka ndjekur dhe i biri, Buron Kaceli, i cili është sot për sot një nga piktorët më të mirë i kohërave tona. Një profesor i vërtetë në fushën e tij dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me atë babë për mësues. Po ashtu familja Kaceli njihet si dhe një nga familjet e para shqiptare për tregti, dhe të bërit tregti është art më vete, aq më tepër kur kjo familje është e para familje e cila ka marrë liçensë tregtie nga shteti i parë Shqiptar prej qeverisë së Ismail Qemalit. Godina që ata ndërtuan për të bërë biznesin modern pas Pavarësisë u ideua nga një arkitekt Italian dhe sot studiohet si një godinë trashëgimore në Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë. E në këtë aspekt nuk mund të rrimë pa përmend martirin e demokracisë, tregtarin vizionar Jonuz Kacelin, i cili u vra barbarisht nga dora komuniste me grupin e gjoja bombës sovjetike.

Pra për Gëzimin siç shihet vlen shprehja “molla nuk bie larg nga pema”. Ai u linddhe u rrit në një familje që artin dhe kulturën shqiptare e ka në gjënesë. Por le ta njohim Gëzim Kacelin më mirë, por më përpara kërkoj mirëkuptimin se jeta e një divi si Kaceli nuk mund të përshkruhet e gjitha në një artikull gazete. Ai lindi në 7 qershor 1933 dhe në moshë mjaft të re familja e tij do të internohej në Berat dhe më pas në fshatrat e thella të Tepelenës. Nuk do të qe e largët koha kur Gëzimi djaloshar do të binte në sy për aftësitë e tija valltare. Ai fitoi konkursin e organizuar nga baletmaestro rus, Georgi Perkun, i cili po kërkonte elementë për krijimin e një trupe baleti profesioniste në Shqipëri.

Të fitoje një konkurs atë kohë duke qenë i persekutuar tregon qartë se çfarë talenti ka patur Gëzimi, aq sa rusi nuk bënte dot pa të. Ishte koha kur sistemi përpiqej të krijonte njëriun e ri komunist. Megjithatë, përsos faktit se Gëzimi vinte nga një familje për kohën me një biografi të keqe, ai kurrë nuk doli nga fisnikëria e mbiemrit të tij.

Me punë të madhe deri në vetmohim do të arrinte të bëhej balerin solist. Mjeshtërinë e tij prej balerini do ta tregonte si solist në “Flamuri i Paqes”, “Shatërvani i Bahcisarajt”, “Esmeralda”, “Traviata”, etj shfaqje pafund. Vlerat e tij të rralla si balerin i tregonte në mënyre të tejskajshme falë individualitetit të tij artistik. Një teknikë të tillë dhe elegancë të përkryer në të bërin balet Shqipëria s’kish parë më parë. Vetëm në moshën 24 vjeçare Gëzim Kaceli do të ishte dhe një nga themeluesit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Kompozitori i shquar Çesk Zadeja duke parë talentin e të riut do t’i besonte koreografinë krijuese të të gjithë Ansamblit të Valleve.

Valle me Motive te Tiranes - Koreografia Gezim Kaceli
Valle me Motive te Tiranes – Koreografia Gezim Kaceli

Prej këtu merr udhën një jetë magjike, dhe pse plot vështirësi, por me një dashuri deri në përrallore për etnografinë shqiptare. Gëzimi kaloi vite në të gjitha trevat e vendit duke hulumtuar çdo grimcë trashëgimore artistike tonën si popull. “Vallja e Tropojës”, një perlë në reporterin e valleve tradicionale, u krijua në mënyrë aq sublime nga një tiranas. Kjo vlen për të treguar sa thellësisht dhe imtësisht i studionte maestro Kaceli gjitha detajet etnografike pavarësisht trevave. Më pas krijimtaria e Gëzim Kacelit nuk do të kish më të sosur. Premierat e tij vijuan me “Suita e valleve të Tiranës”, “Vallja e Dropullit”, “Vallja Devollice”, “Vallja Dyshe e Shupalit”, “Trio e Shupalit”, “Vallja Labe”, që konfirmonin sërisht e sërisht jo vetëm aftësitë krijuese koreografike por, edhe njohurinë e lartë që Gëzimi kishte për kulturën e zonave të ndryshme të Shqipërisë. Ai ishte një burim i pashtershëm përsa i përket folklorit tonë artistik. Apo siç do të shprehej aq ëmbël autorja e librit “Gëzim Kaceli – Monografi”, zonja Terezina Vasia, e cila e përmbledh punën e Profesor Gëzim Kacelit: “Nuk ka gjë më të bukur se sa të shohësh një premierë ku vallëzon e gjithë Shqipëria”.

Presa me Jatagane
Vallja “Presa me Jatagane” – Koreografia Gezim Kaceli – Soliste Donika Miluka, Fatos Zajmi, Besim Zekthi

Ky talent, këto motive plot jetë, përkushtimi madhështor nuk do ta nisnin rastësisht student në Rusi. Rusia, ky vend me shkollën më të fortë në botë për balet, pati fatin të merrte një student shumë të sprovuar në aftësitë e tija, ama dhe Gëzimi pati fatin të zgjeronte dijet e tija në një nga shkollat më të famshme. Kështu ai studioi për baletmaestër e koreograf në Institutin e Regjisurës dhe Koreografisë Lunacharsky (GITIS) në Moskë. I etur për më shumë në Rusi do të vinte në skenë vallen e Malësisë së Madhe dhe atë të Shupalit. Fat tjetër i madh për të ishte se u përgatit nga koreografë të shquar rusë si Rostislav Zakharov, Leonid Lavrovsky, Shatin, etj.

Me prishjen e Shqipërisë komuniste me Rusinë, Gëzimi e mbaroi shkollën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Me mbarimin e studimeve krijimtaria e tij do të merrte një hov marramendës me premiera si “Dasma Tiranase”, “Dasma në Malësi”, “Barinjtë e Korabit”, “Valle e Burrave Dibranë”, “Motive të Shëngjergjit”, “Valle e Koxhaxhiut”, “Arbënia Kryezonjë”, kjo e fundit mbetet një nga të parat poemë vokalo koreografike Shqiptare, e sa dhjetëra e dhjetëra krijime të panumërta.

Dhe pse intrigat komuniste të kohës do ta largonin nga Ansambli, që ai e kishte ngritur po vetë, Gëzimi kurrë nuk ndaloi së krijuari, së punuari, së ëndërruari. Tashmë si i jashtëm do të vinte në skenë tre opereta me koreografi të tijën “Dhëndri u Transferua”, “Karnavalet” dhe “Vjeshta e Artë”. Po nuk mund të rri pa përmendur dhe një nga kryeveprat e Profesor Kacelit, sepse nëse nuk e përmend, çdo fëmijë shqiptar do të më marr inat. Bëhet fjalë për baletin “Kecat dhe Ujku”, që Gëzimi e krijoi dhe e vuri në skenë në një periudhë ku sistemi komunist ja kishte vështirësuar goxha jetën.

Fama e kësaj vepre shihet në vetë brezat që ndër vite rriten me të. Imagjinoni çmendurinë, si një gjeni në sojin e vet të artit dhe e degdisën në Ansamblin e Kombinatit e më pas në Ansamblin e Ushtrisë, por Gëzimi siç kishte emrin kurrë nuk rreshti së besuari në aftësitë e tija, e si një shuplakë për trajtimin që po i bëhesh krijoi dhe një tjetër perlë klasike “Legjenda e Lules Honine”. Honina ishte një vajzë jetime, e cila shërbente si punëtore e thjeshtë në një familje të pasur. A vallë Gëzimi ndjehej po aq i lodhur si Honina prej atij sistemi, por fiks si Honina dhe ai dinte të triumfonte sa herë përpiqeshin ta ndanin nga dashuria e tij më e madhe, arti.

Kudo që e dërguan falë biografisë, që si përputhej njëriut të ri komunist, ai diti të arrinte kryevepra. Mjafton respekti i Çesk Zadesë, Feim Ibrahimit, Agim Krajkës, Tish Daisë, Agron Aliajt dhe mjaft artistëvë të tjerë karshi Gëzimit, për të kuptuar që ai është një kolos në artin e tij. Meritë e madhe e Profesor Kacelit është dhe fakti se ai diti të formonte breza e breza balerinësh të çdo lloj forme lirike apo klasike. Janë me qindra artistët që i detyrohen Profesorit të tyre, megjithatë, Gëzimin e gëzonte fakti se nxirrte artistë cilësorë. Gjithë shqiptarët i janë të detyruar punës plot devotshmëri të Profesor Kacelit.

Jo vetëm ne shqiptarët brenda kufijve, edhe vëllezërit Arbëreshë e kujtojnë me nostalgji Profesor Gëzimin. Viti 1991 do ta gjente emigrant në Kalabri, ku me një modesti solemne do t’i përvishej punës për të krijuar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Arbëreshe. Ai punoi në shkollat më në zë të zonës si “Isabella Sisca” në Kozencë, apo “Carmen Biscardi” e Rosanos.Vdekja e parakoshme do ta ndante nga kjo jetë në vitin 1999, ku trupi i tij i pajetë mori homazhet e gjithë shoqërisë shqiptare në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe sot prehet në qytetin e lindjes Tiranë. Këtë mars u bënë plot 15 vjet pa mjeshtrin dhe fisnikun, Profesor Gëzim Kaceli.

Kjo gjë aq sa na trishton, aq dhe na jep forca, sepse ai jeton përmes trashëgimisë së tij artistike dhe çdo shqiptar lindet e rritet me krijimtarinë e tij. Po ashtu, ai jeton me të birin, Renis Kaceli, i cili ka ndjekur hapat e të jatit duke mbaruar Liceun Artistik të Tiranës për balet, e prej vitit 2009 mban dhe diplomën e meritës në balet nga Akademia e La Scala të Milanos, si dhe është krijuesi dhe drejtori i një shkolle private baleti në Itali. Gjithashtu, Gëzimi jeton dhe me të bijën, Sonila Kaceli, e cila ka mbaruar studimet për etnomuzikologji dhe këndim operistik barok në Universitetin e Bolonjës dhe po ashtu studimet si aktore në shkollën Teatrale të Collit. I përjetshëm kujtimi i një ajke të shoqërisë shqiptare!

Nga  Marsida Najdeni. Burimi: Illyria Newspaper

burimi_illyria

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

I giorni dolci

I giorni dolci

Tetor 2022
Silvia Iside
9798356641794
I Giorni della Pace

I Giorni della Pace

Tetor 2022
Denata Ndreca
Scribo
9788885624993
L’osso del gallo

L’osso del gallo

Janar 2024
Agim Lufta
Gruppo Albatros Il Filo
9788830689084
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali