Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Nën qiellin GRI kongolian

Nga Albania News
17 Qershor 2015
Në Kulturë

Rreth librit “Jetë në një kuti shkrepesh” / Rubbettino

Është një hapësirë tjetër letrare e Fatos Kongolit. Sigurisht, duke e gjykuar librin “Jetë në një kuti shkrepsesh” në një rend kronologjik, pas botimit të ciklit që vetë shkrimtari e ka titulluar “Burgjet e kujtesës” e ku bëjnë pjesë një sërë titujsh të letërsisë kongoliane të pas viteve ’90. E megjithatë, “Jetë në një kuti shkrepsesh”, ka shumë pika kontakti me pjesën paraardhëse të krijimtarisë, gjithnjë me atë që zëi fill pas viteve ’90 dhe që e vuri shkrimtarin në një stad të ri. NGA NJËRA ANË “Jetë në një kuti shkrepsesh”, e ka kapërcyer atë periudhë historike tek e cila shkrimtari pat vendosur të qëndronte për një kohë të gjatë: kohën e diktaturës me të gjitha elementët e vet karakteristikë si dhe më pas, fazën e gjatë të kapërcimit për në epokën tjetër, të shkuarën më të afërt të shqiptarëve. NGA ANA TJETËR është i lidhur qoftë me njërën epokë, qoftë me tjetrën, me fije të forta, madje me kavo çeliku.

***

Një gazetar, i ngjashëm me gazetarët e sotëm shqiptarë, po kalon një krizë të fortë psiqike. Duke qenë personazh kongolian ai nuk mund të mos jetë i prirur apo i hapur ndaj krizave apo gjendjeve të rënda psiqike. Por pavarësisht kësaj, kriza në të cilën ndodhet personazhi – në pamje të parë për shkak se e ka braktisur e dashura dhe ka humbur punën, por më thellësisht për shkak të të shkuarës së tij – përligj zhvillimin e ngjarjeve. Ndërkaq një incident që ndodh i vë vulën gjithçkaje: një vrasje, autor i të cilës është pikërisht gazetari.

Ngjarjet e librit zhvillohen brenda një hapësire shumë të shkurtër kohore që fillon me incidentin e padëshiruar, vdekjen aksidentale të një vajze me ngjyrë në shtëpinë e gazetarit, dhe përfundon në çastin e zbulimit të shkaktarit të këtij krimi – çështje ditësh pra! E megjithatë, brenda këtij harku të shkurtër shpalosen shumë nënshtresa e tjera kohore që kanë të bëjnë sa me të shkuarën aq edhe me të sotmen e protagonistit që në të vërtetë nuk përfaqëson thjesht veten, por një brez të tërë.

***

Në qendër të ngjarjeve është vendosur një vrasje. Megjithatë, përpjekjet e shkaktarit të krimit (jo mirëfilli vrasës) për ta mbuluar atë, për ta fshehur; pështjellimet e tij të ndërgjegjjes me impulset për ta zbuluar dhe pranuar publikisht krimin të pasuara nga tërheqjet e mëpastajme pasojë e mungesës së guximit; ideja e pazakontë që i lind për të bërë një lojë… si dhe shumëçka tjetër, bëjnë që libri të qëndrojë krejt në skajin tjetër të një romani policor. Nuk ka pra aspak lidhje me një gjini të tillë të letërisë. Pasi bëhet fjalë për një libër thellësisht psikologjik.

Libri dallohet për shtresëzimin kohor: kapërcimi nga një kohë në tjetrën sa të largëta aq edhe të afërta mes tyre, duket i natyrshëm dhe aspak shpërqendrues për lexuesin.

Nga ana tjetër, interesante duket edhe zgjidhja e shkrimtarit lidhur me rrëfimin e ngjarjes: ajo herë bëhet nga nga vetë protagonisti – në vetën e parë –  e herë nga shkrimtari – në vetën e tretë. Herë gazetari tregon për veten, ndjesitë, kujtimet, përjetimet e kohëve të ndryshme dhe ngjarjeve që kanë shenjuar jetën e tij; e herë, shkrimtari tregon për të. Ndryshe e thënë, kemi dy pika shikimi: ai introvers  i protagonistit mbi veten dhe jetën e vet si dhe ekstroversi i rrëfimtarit që e sheh protagonistin nga distanca.

Duket sikur shkaku i gjithë pështjellimit është një lloj angushtie, një lloj mbytjeje që e ka gjenezën në përmasat shtypëse të hapësirave, brenda të cilave njeriu lëviz. Muret janë shumë pranë, gati ngjitur me fytyrën dhe krijojnë ndjesinë e makthit. Gjithaq, muret e apartamentit “sa një kuti shkrepsesh” janë edhe një lloj metafore. E gjithë jeta e protagonistëve të librit të Kongolit, është e rrethuar me mure të larta edhe në pikëpamjen psikologjike, mure të trasha e pa të çara, që nuk të lejojnë mundësinë e shikimit larg. Këtu duket se fillon gjithçka që do të përfundojë detyrimisht keq. Rasti e ndihmon…

***

Personazhi qendror i librit të ri të Kongolit, në mos i njëjti me personazhet e mëparshme, është  pinjoll i tyre: është po aq i humbur, po aq kufomë, po aq lëkurë qeni… edhe pse ka tjetër moshë, shumë mundësi të reja dhe premtuese, një rrugë të hapur përpara dhe mbi të gjitha, shumë të mira materiale, krahasimisht me personazhet paraardhës kongolianë. Ai është gjithaq i mbyllur në guackën e vet, teksa mjedisi dhe atmosfera që e rrethojnë është po aq gri sa e librave të mëparshëm të Kongolit. Është gria e nënvetëdijes së tij (personazhit) që del jashtë për të mbështjellë realitetin brenda të cilit ndodhet.

Gazetarin e ka braktisur e dashura, ka humbur punën dhe po përjeton një gjendje të rëndë shpirtërore. E kaluara e tij ka qenë e kaluara e një fëmije pa shumë shoqëri, e çuar kryesisht në gjysmëerrësirën e një bodrumi me një dritare (jo rastësisht) shumë të vogël. Shenjat e jetës së tij prej fëmije dhe adoleshenti, konturohen nga krimbat që, në kor, brenin dërrasën e divan-shtratit të tij, me të cilët ai duket se kishte krijuar një marrëdhënie pasi ua kishte mësuar gjuhën; nga një kitarë e çakorduar që e shoqëronte orëve të gjata të vetmisë së tij; nga një shok i vetëm me një jetë problematike për shkak të raporteve të këqia mes prindërve; nga tymi i plehrave që budallai i lagjes ua vë shpesh zjarrin; nga baltrat që rrethojnë pallatin me apartamente frikshmërisht të ngushtë e nga personazhe të tjerë, gjithaq problematikë. Protagonisti i fundit i Kongolit, nuk është aspak gazetari i pasionuar që kishte pasur gjithnjë prirjen për të shkruar. Nuk mund të ishte i tillë në fakt, i krijuar nga Kongoli. Madje edhe vajtja në universitet ishte (për personazhin) një fat i pashpresuar, dhuratë e kunatit të tij me pozitë ashtu si dhe shtëpia, lokali nga i cili merr qiranë e konsiderueshme mujore apo makina, dhuratë, falë trashëgimisë së gjyshërve të tij. Një shishe jack daniel’s, e çuar përtej gjysmës, është gjithnjë shoqëruesi i (ish) gazetarit… Me një fjalë, është burri i humbur çdo qelizë e të cilit paralajmëron, qysh në krye të herës, fundin e trishtë.

***

“Jetë në një kuti shkrepsesh”, është një fragment tjetër i jetës shqiptare, kaluar në filtrin e errët kongolian, që edhe pse ka mbërritur shumë afër nesh në kohë, ka një lidhje në vijimësi me të shkuarën e largët, problematike, të ankthshme, pse jo traumatike dhe me të shkuarën më të afërt të shqiptarëve, për arsye të tjera tashmë, jo më pak traumatike, paraqitur në librat e tjerë të të njëtit autor.

“Jetë në një kuti shkrepresh”, është i shtati libër i Kongolit pas “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003), “Te porta e shën Pjetrit” (2005) – që kanë vulosur epokën e re krijuese të shkrimtarit.

***

Nga Arta Marku

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

L’anno in cui fu inventato il cigno

L’anno in cui fu inventato il cigno

Mars 2021
Ardian-Christian Kyçyku
Besa Muci
9788836291243
Diario del capitano Vito Menegazzi (Albania 1943-1945)

Diario del capitano Vito Menegazzi (Albania 1943-1945)

Prill 2022
Lia Tosi
Besa Muci
9788836292509
Amata terra mia

Amata terra mia

Janar 2023
Klaudio Findiku
9798484045860
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}