• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Elhaida. Jo në Sanremo, por gjithmonë e pranishme në panoramën muzikore

Nga Redazione
4 Dhjetor 2013
Në Kulturë
0
Elhaida Dani

Elhaida Dani

ShpërndaCicëro

Patëm kënaqësinë të bashkëbisedonim në fillim të nëntorit 2013, me këngëtaren shqiptare, e cila triumfoi në “The Voice of Italy 2013”, Elhaida Dani.

Përgjatë një bisede të këndshme, kureshtjes sonë dhe të publikut, të ndërthurur në pyetjen mbi pjesëmarrjen e saj të mundshme në Festivalin e Sanremos:

“Të ngjitesh në skenën e Teatrit Ariston për takimin e 2014 – s të Festivalit të Sanremos, sa e dëshiron Elhaida arritjen dhe realizimin e këtij objektivi?”

Ehaida i qe përgjigjur:

“Jemi duke e menduar këtë gjë.
Ndoshta do të paraqisim një projekt për Sanremo, por këto janë zgjedhje që duhen shqyrtuar me kujdes të madh. Nëse paraqitet një projekt për Sanremo, ky duhet të jete i rëndësishëm, i përkryer në çdo këndvështrim.
Këto javë gjendem në studio për të dëgjuar dhe regjistruar këngë të reja. Por, nuk është akoma e sigurtë nëse do të paraqisim një projekt për Sanremo.”

Në fakt tashmë Elhaida, koherente, i komunikoi me saktësi publikut të saj që nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Sanremos për këtë edicion. Ajo çka mbërrin drejpërdrejt prej saj në rrjetin social facebook, nga faqja e saj zyrtare, vijon:

“Miq të dashur, dëshiroja t’jua bëja të ditur këtë lajm personalisht: këtë vit nuk do të jem në Sanremo. Kënga e duhur nuk erdhi dhe vendosa që më mirë të pres, sesa të merrja pjesë me një këngë që nuk do ishte perfekte. Do të kemi mjaft kohë, shumë raste të tjera… dhe ajo e duhura do të vijë. Në zjarr janë disa projekte të rëndësishme njësoj, për të cilat së shpejti do t’ju flas!”– Elhaida

Gjithsesi, është një shenjë qetësie e pjekurie ky vendim i Elhaidës, kësaj këngëtareje të rëndësishme në panoramën muzikore në Itali, për të mos marrë pjesë në një garë zanore të një kalibri të lartë si Festivali i Sanremos, përderisa ajo vetë nuk e cilëson këngën e saj si të përshtatshme e që, nuk e frymëzon deri në pikën e duhur sa ta nxisë këngëtaren për këtë pjesëmarrje.

Ndërkohë Elhaida, ndërmjet shumë eventesh e veprimtarish të tjera, ku spikat edhe çmimi”Sciacca” 2013 për Talentet e Reja në Muzikë, çmim i cili ju dorëzua në ceremoninë në Vatikan, më 16 nëntor, do të jetë e pranishme në Romë, më 7 dhjetor, në koncertin e Krishtlindjeve, duke interpretuar krahas këngëtarëve Patty Smith, Elisa, Allevi e shumë këngëtarëve të tjerë të mirënjohur.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Elhaida Dani
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version