Edmond Tupja: “Eljani, një piktor fantazist”

"Detyrë Shtëpie", një ekspozitë nga Eljan Tanini

Ajo që më befasoi tek ekspozita «Detyrë shtëpie» e Eljanit është krijimi i një bote me ngjyra që, falë kombinimit të tyre, tingëllojnë çuditshëm dhe lëshojnë një parfum dëlirësie tashmë gati të harruar.

Aty përjetova një ndjesi paqeje dhe një mall ndoshta të kërcënuar nga e ardhmja e Tiranës sime të shpersonalizuar përballë një hiperurbanizimi herë pas here të frikshëm.

Flutura, zogj, kafshë, njerëz të fragmentuar, peizazhe të fshehura pas drithërimash që më nxitin ta konsideroj Eljanin si një piktor fantazist në shpërthimet e sinqerta të të cilit elemente realiste kombinohen harmonishëm me elemente surreale, por gjithsesi në mënyrë provokuese, duke e futur shikuesin njëkohësisht në një botë çudirash ku më duket se rigjeta vetveten në fëmijërinë e saj të mirëfilltë.

Para se të dilja nga ekspozita e tij, i vodha Eljanit pak nga ajo e verdha e tij e ngrohtë, që për mua është ngjyra e gëzimit dhe që sot e kanë dëbuar thuajse krejt nga rrugët e sheshet e Tiranës.

Faleminderit Eljan që ma zbukurove ditën e sotme.

Edmond Tupja

Për më shumë rreth kësaj ekspozite nga Eljan Tanini që mbyll sot mund të shihni intervistën video “Rrëmuja me ngjyra e Eljan Taninit”

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version