Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Besa e Kostandinit

Pёr tё mbajtur fjalёn e dhёnё, edhe tё vdekurit ringjallen

Vojsava Zagali
16 Shkurt 2018
Në Kulturë

Nё gjuhёn shqipe ekziston nje fjalё qё quhet BESE, pёr tё cilёn nuk gjendet njё fjalё e vetme pёr ta pёrkthyer nё italiasht. BESE ёshtё diçka e ngjashme me “njё lloj betimi solemn”, ёshtё mbatja e fjalёs sё dhёnё deri nё vdekje.

Ti japёsh “BESEN” dikujt, ёshtё ti japёsh njё fjalё kaq tё rёndёsishme, e cila duhet mbajtur me çdo kusht. Jo shumё kohё mё parё, kur njё udhёtar kalonte nёpёr zonat malore shqiptare, kalonte nga “BESA” nё “BESE”, shoqёrohej i pacёnuar deri nё destinacion. Pёr njё qё nuk i njeh kёto tradita ёshtё e vёshtirё ta kuptoj qё, ai i cili jepte kёtё lloj premtimi, pёrgjigjej me jetёn e tij. Mosmbajtja e fjalёs sё dhёnё, do tё thoshte tradhёti e lartё, njёsoj sikur ky “njeri” tё mos meritonte tё quhej i tillё.

Nё kohёrat moderne i kthehemi gjithnjё tё kaluarёs pёr tё rigjetur vlerat, ato vlera tё humbura tё dashurisё e besnikёrisё qё sot bёhen gjithnjё e mё tё rralla nё shumё shoqёri nё tё gjitha kontinentet.

Nuk e di pёrse, por prej disa kohёsh, mё vjen nё mendje njё balladё shqiptare, kaq antike por edhe moderne nё tё njejtёn kohё. Titullohet “BESA E KOSTANDINIT”. Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbedhjete vёllezёrve. Ishte aq e bukur, plot virtute qё nuk e kishte shoqen e asnjё nga djemtё nuk guxonte ta kёrkonte pёr nuse. Njё ditё prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i bukur e i forte, por vinte nga njё tokё e largёt. Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr, por Kostandini, i dymbёdhjeti, duke parё dёshirёn e motrёs, i kёrkoi nёnёs qё ta pranonte. Por nёna tha “si tё bёj unё ta kem afёr vajzen time tё vetme nё ditё gёzimi e si tё bёj unё ta kem afёr nё ditё hidhёrimi?” Por Kostandini i premtoi, i dha BESEN nёnёs sё tij qё, sa herё qё ajo do tё donte ta shikonte, ai do t’ja sillte. Pas dhjetё ditё festimesh, Doruntina, kёshtu quhej vajza, u nis drej vendit tё huaj.

Vitet shkonin, dhe lufta morri me vete njёri pas tjetrit tё dymbёdhjetё vёllezёrit e Doruntinёs. Nёna e mjerё qantё, e njё natё ndezi nga njё qiri mbi varret e tё njёmbёdhjetё djemve. Kur shkoi tek Kostandini ndezi dy qirinj. Me dhimbje i thirri djalit tё vdekur “Ku ёshtё BESA jote, tani kush do tё ma sjellё Doruntinёn!”

Kur u errёsua Kostandini u çua nga varri i tij. Pllaka e bardhё ju bё kal i zi, e ai fluturoi, fluturoi me erёn e kapёrxeu vende qё nuk i kishte parё kurrё. Mё sё fundi arriti nё fshatin ku jetonte motra e tij e dashur. Pa fёmijёt e saj tek loznin e i pyeti ku ishte “zonja mёmё”. Ajo ishte nё njё festё, e gjitha e veshush me kadife qё kёrcente me gratё e fshatit. U çudit kur e pa tё vёllain dhe e pёrqafoi fort. Ai i kёrkoi tё hypte nё kal bashkё me tё qё ta çonte tek nёna, e veshur ashtu siç ishte.

Gjatё udhёtimit zogjtё ju shkonin rrotull e pёshpёrisnin “kalёrojnё i vdekuri me tё gjallin”. Doruntina i beri shumё pyetje vёllait, pёrse rrobat e tij ishin plot me myk, pёrse flokёt e tij ishin me pluhur, e pёrse ishte kaq i zbehtё…. Por ai i pёrgjigjej qё ishte udhёtimi qё i kishte bёrё ashtu.

Kur ju afruan kishёs sё fshatit, Kostandini i kёrkoi Doruntinёs tё vazhdonte nё kёmbё drejt shtёpisё pasi ai donte tё ndalonte njё çast pёr t’u lutur, kёshtu gjeti njё preteks pёr tu kthyer nё varrin e tij.

Kur ju afrua shtёpisё i pa tё gjitha dritat e fikura, trokiti nё derё por nёna e saj pyeti kush ёshtё qё troket nё kёtё orё tё vonё. “Doruntina jam, vajza jote!” Gruaja e pyeti bijёn “kush tё ka sjellё kёtu”, e ajo ju pёrgjigj Kostandini!

Oh, çfarё dhimbje e madhe kur morri vesh qё vёllai i saj u çua nga varri pёr tё mbajtur “Besёn”. Nga dhimbja kur mёsoi pёr vdekjen e tё gjithё vёllezёrve, tek pёrqafoheshin nёnё e bijё, vdiqёn tё dyja nё derё tё shtёpisё.

Kjo legjendё e vjetёr shqiptare, tregon se si bota dhe dashuria nuk i njihte kufijtё. Ku lufta merrte jetё njerёzish, ashtu siç ndodh edhe sot, shfaros familje tё tёra, i bёn tё mёrgojnё larg e tё vuajnё nga malli pёr tokёn e tyre.

Legjenda tregon se si pёr tё mbajtur fjalёn e dhёnё, edhe tё vdekurit ringjallen, kapёrxejnё kufirin e tё pamundurёs pёr tё bёrё tё mundur atё qё shumё njerёz tё kohёve moderne nuk janё nё gjendje tё mbajnё. Duhet kujtuar se vetёm dashuria mund tё ushqej paqen e paqja tё bёj tё jetoj dashurinё. Atёherё, pёrse tё mos duhemi mes qeniesh njerёzore?!!!

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Ky artikull është botuar për herë të parë në Interessi Comuni Journal, më datë 4 shkurt 2017

Argumenta të trajtuar: BesaBesa e Kostandinit
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

All’ombra di un ciliegio

All’ombra di un ciliegio

Korrik 2022
Aldo Renato Terrusi
Besa Muci
9788836293049
Il mio nome è Emanuela

Il mio nome è Emanuela

Mars 2023
Emanuela Makaj
Europa Edizioni
9791220131049
L’invasione degli Extraterroni

L’invasione degli Extraterroni

Mars 2023
Renald Hysi
Elena Rapa
Becco Giallo Edizioni
9788833142548
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali