Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Një mesazh optimizmi për kërkimin në arkitekturë dhe planifikim

"Arkitektura dhe moderniteti" - Nga Bauhaus-i te revolucioni informatik. Nga Sotir Dhamo

Albania News
2 Qershor 2016
Në Kulturë

Sjellja në shqip e një libri me pasuri terminologjike, konceptuale dhe teorike, sikurse është “Arkitektura dhe moderniteti”, ka ndër të tjera edhe objektivin e pasurimit të bagazhit të gjuhës profesionale të fushës së arkitekturës në shqip.

Kjo do të kontribuonte sadopak edhe për zhvillimin e një debati profesional që mbështetet në argumente teorike dhe jo në retorika pa vlerë, apo edhe për fillimin në Shqipëri të kritikës profesionale në fushën e arkitekturës dhe planifikimit të qyteteve, e cila aktualisht është pothuajse e munguar dhe një nga arsyet e prapambetjes aktuale.

Personalisht mendoj se varfëria fizike në arkitekturë, qytet e territor e ka burimin edhe te varfëria shpirtërore që buron nga pamjaftueshmëria e bagazhit kulturor e konceptual. Prej rrethanave historike gjuha e profesioneve tona (e arkitekturës dhe e planifikimit urban) e për pasojë edhe të kuptuarit e shumë fenomeneve kanë mbetur ende pre e izolimit të viteve para ’90-ës. Kaosi territorial dhe urban pasqyron ndër të tjera edhe rrëmujën tonë mendore në lidhje me të kuptuarit e gjërave dhe mbi të gjitha mungesën e kuptimit të përbashkët të fenomeneve (vetë shprehjet “urbanistikë”, “planifikim urban” dhe “planifikim hapësinor” nuk kuptohen njësoj nga të gjithë).

Kjo sjell edhe vështirësinë për t’u shprehur e për t’u marrë vesh me njëri tjetrin, edhe përmes gjuhës dhe gjithë ndërvarësive të tjera që ajo krijon. Pra, jo vetëm duhet të vazhdojmë të sjellim sa më shumë libra të fushës profesionale në gjuhën shqipe, pavarësisht faktit që shqipja dhe sidomos profesione të caktuara kanë një numër të kufizuar lexuesish, por edhe profesionistë të tjerë duhet t’i bashkohen këtyre nismave.

Duke lexuar “Arkitektura dhe moderniteti” natyrshëm lind edhe pyetja, se sa ka qenë Shqipëria pjesë e lëvizjeve të përshkruara në harkun kohor të këtij libri, që nga Bauhaus-i e deri te revolucioni teknologjik? Sa kemi mundur të kalojmë përmes këtyre vlerave emancipuese, të cilat me shumë vështirësi kanë depërtuar e depërtojnë përmes traditave të vjetruara të çdo vendi? Sa kanë aspiruar, apo kanë ndihmuar për një shoqëri më të drejtë arkitektët dhe urbanistët në faza të ndryshme historike?

Në lidhje me sa më sipër, libri të shtyn të reflektosh për rrethanat tona konkrete dhe të frymëzon për ta parë këtë situatë të çliruar nga krenaritë provinciale që ende mbizotërojnë, si e vetmja mënyrë për të guxuar me optimizëm drejt modernitetit. Me keqardhje konstatojmë se për rrethana të caktuara historike, Shqipëria jo vetëm që nuk ka qenë pjesë e këtyre lëvizjeve, por edhe aktualisht nuk po bëhen përpjekjet e duhura për t’i kuptuar dhe studiuar ato, sidomos për t’i përçuar tek brezat më të rinj të studentëve. Lëvizjet brenda profesioneve të arkitekturës dhe planifikimit të qyteteve në Shqipëri nuk kanë kaluar nëpër ato procese shtresëzimi dhe konsolidimi sikurse në shumë vende të Evropës Perëndimore.

Duke filluar nga vitet ‘20 të shekullit të kaluar (që përkon me periudhën kur fillojnë edhe ngjarjet e këtij libri) e deri në prag të Luftës së Dytë Botërore këta profesionistë në Shqipëri ishin shumë të pakët në numër (të studiuar jashtë shtetit). Dihen mundësitë, apo liria e shprehjes së profesionistëve gjatë periudhës së regjimit totalitar e deri në prag të viteve ‘90.

Pasojat e kësaj periudhe të gjatë shkëputjeje nga rrjedhat botërore ndihen edhe sot në mungesën e trashëgimisë së një diskursi profesional të bazuar në ide dhe koncepte të filtruara nga historia, apo nga kërkimet shkencore. Profesionistët të cilët flasin ndryshe ende ndihen të shtypur nga masa mediokre apo nga pjesët e politikës të lidhura me interesa. Ky është vetëm një reflektim i shkurtër në lidhje me atë çka profesionistët e fushës duhet ta trajtojnë me shumë seriozitet.

Të shumta, të pasura dhe të thella janë mesazhet përmbajtjesore që kemi dashur të sjellim duke përkthyer këtë libër. Më i rëndësishmi është: moderniteti si kurajë kapërcimesh të reja, si frymëzim, si përpjekje për të përkthyer krizat në vlera, që është edhe lajtmotivi kryesor i librit, siç e shpreh edhe vetë autori.
Kështu, kuptohet qartë që moderniteti në arkitekturë është një paralele e gjithë historisë.

Libri e trajton më së miri këtë ide duke filluar nga vitet ‘20 të shekullit XX, pra nga pranimi i modelit industrial në arkitekturë, ose që nga Bauhaus-i, e deri në ditët e sotme me kërkimet mbi arkitekturën që bazohet tek informacioni, ose tek revolucioni informatik. Trajtimi i trajektores së arkitekturës përmes evidentimit të katalizatorëve kyç të modernitetit, të reaksioneve zinxhir të ndërlidhjeve midis tyre, apo me fushat e tjera disiplinore, si edhe me ngjarjet historike me impakt epokal, sjell një këndvështrim shumë kompleks të kapërcimeve kryesore dhe atyre të pritshme të arkitekturës. Kjo përbën një vlerë të veçantë të librit.


ARKITEKTURA DHE MODERNITETI – Nga Bauhaus-i te revolucioni informatik

Kopertina_Finale
Kopertina e librit Arkitektura dhe moderniteti – Nga Bauhaus-i te revolucioni informatik

Botues UNIVERSITETI POLIS
Përkthyen:
Sotir Dhamo
Ermal Hoxha
Dorina Papa
Ledian Bregasi
Ardit Lila

Nga PARATHËNIA E BOTIMIT SHQIP –“Një mesazh optimizmi për kërkimin në arkitekturë dhe planifikim”. Nga Sotir Dhamo

Argumenta të trajtuar: Liber Shqip
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

Quando dormono i risvegli

Quando dormono i risvegli

Dhjetor 2023
Jeton Kelmendi
Pace Edizioni
9798871107980
La sposa rapita

La sposa rapita

Tetor 2023
Artur Spanjolli
Besa Muci
9788836290352
Il pandemonio

Il pandemonio

Korrik 2023
Çlirim Muça
La Vita Felice
9788893467483
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali