Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

“Alfabeti i Tranzicionit” nga Gilman Bakalli prezantohet në ambjentet UET

In Memoriam. Në përvjetorin e tij të parë të ndarjes nga jeta.

Nga Albania News
9 Tetor 2017
Në Kulturë
Gilman Bakalli

Gilman Bakalli

“Alfabeti i Tranzicionit” titullohet libri që promovohet nesër, me autor publicistin e pedagogun Gilman Bakalli.
In Memoriam. Në përvjetorin e tij të parë të ndarjes nga jeta.

Nën përkujdesjen e Universitetit Europian të Tiranës dhe UET-Press.
Promovimi bëhet nesër në ambjentet e UET në prani të miqve, familjarëve, studentëve të Bakallit.
Moderon eventin Mero Baze.

U bë tashmë plot një vit që është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti, pedagogu dhe politikani Gilman Bakalli. Në kujtim të tij UET, universiteti ku ai kaloi vitet e fundit të jetës duke dhënë mësim dhe duke shkruar, boton një libër me publicistikën e tij nën titullin “Alfabeti i Tranzicionit”.

Alfabeti I Tranzicionit, Nga Gilman Bakalli
Alfabeti i Tranzicionit, nga Gilman Bakalli

Libri promovohet nesër në UET gjatë një takimi përkujtimor me familjarët, miqtë e studentët e tij, që do të moderohet nga gazetari Mero Baze.

Libri është ndërtuar në formën e një alfabeti, ku çdo shkroje i përkon një çështje sociale apo politike e trajtuar mjeshtërisht me stil nga profesor Bakalli.

“Alfabeti nuk ka si pikësynim trajtimin e të gjitha problemeve të periudhës së tranzicionit. Ai shërben si një guidë për të reflektuar në lidhje me këtë periudhë dhe me ekzistencën tonë të ardhme duke pasur parasysh pasojat e veprimeve që ndërmarrim.

Një aspekt kryesor i tekstit është se na ndihmon të edukohemi për një lexim kompetent dhe domethënës, duke shmangur çdo dogmë e fondamentalizëm. Ne vëmë në dyshim vazhdimisht gjuhën, njohuritë tona, dijen, instrumentet, institucionet, me një fjalë kulturën.

Ky tekst përfaqëson jo vetëm një mënyrë efikase për të përballuar kërkesën për edukim që kanë gjeneratat e reja (boshllëk në kujtesën historike, nevojë për identitet, ndjenjë përkatësie, dëshirë për të ardhmen etj.) por, ashtu siç thotë edhe Paul Ricoeur , na çon, të paktën si kontekst ideal, te mjeshtrit e dyshimit.

Siç thotë edhe Erich Fromm, shumë njerëz jetojnë me ankth e janë në hall pikërisht kur u jepet atyre liria e plotë e mendimit dhe e veprimit sepse nuk dinë më kujt t’i binden, nuk dinë më se kujt t’i mbështeten.

Pra duhet të kemi dyshim te një e vërtetë e hamendshme, te një siguri të cilën e besojmë si të tillë, por pa humbur besimin dhe pa u bërë pesimistë. Vetëm kështu kujtesa do të bëhet e “rrezikshme” ndaj atyre që kanë fuqinë në dorë e që duan të ruajnë privilegjet e tyre duke na detyruar të harrojmë të kaluarën dhe duke u munduar të na heqin dëshirën për drejtësi, e cila buron nga zemra e çdo njeriu.

Siç shprehet vetë Bakalli te “Intelektuali”:“…vlera e intelektualit matet me aftësinë e tij për reflektim kritik, matet me distancën e tij relative ndaj sferës së politikës dhe ekonomisë. Autonomia e intelektualit ndaj politikës përbën kushtin themelor për krijimin e një dijeje të pakorruptuar”. – shkruan Gino Luka në parathënien e këtij libri.

Argumenta të trajtuar: Gilman BakalliGino Luka
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Persi tra i colori

Persi tra i colori

Dhjetor 2022
Irma Kurti
Youcanprint
9791221447941
I giorni dolci

I giorni dolci

Tetor 2022
Silvia Iside
9798356641794
Una grande storia d’amore & amicizia

Una grande storia d’amore & amicizia

Shkurt 2021
Gjergj Jozef Kola
9798700959599
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]it

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}