• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Poeti, gladiator në betejë me Tiranën

Nga Redazione
29 Dhjetor 2012
Në Kulturë
0
ShpërndaCicëro

Botohet në Itali libri (në shqip dhe italisht) “Rrëfim pa altare”
i shkrimtarit Visar Zhiti

Gazeta më e madhe italiane “Corriere della Sera”, e datës 21. 12. 2012, boton shkrimin e poetit te njohur, gazetar dhe President i PEN Clubit italian, Sebastiano Grasso. Po e japim të plotë:POETI GLADIATOR NË BETEJË ME TIRANËN

Sebastiano Grasso

Është nëpër librarira “Rrëfim pa altare” (Diana Edizioni, çmimi 20 euro), antologji e poezive
të Visar Zhitit, konsideruar bashkë me Ismail Kadarenë, një nga majat më të larta të letërsisë
bashkëkohore. Përmbledhja e përgatitur nga Elio Miracco ka parathënien e Sebastiano Grassos.
Po paraprijmë me një pjesë të saj.

Visar Zhiti është, siç thuhet, “bir arti”. Babai, Hekurani, ishte aktor, poet dhe

komediograf, por i persekutuar nga regjimi dhe s’pati kurrë mundësinë në jetë të

publikonte shkrimet e tij (sot është mjaftësisht i njohur në Shqipëri, por do të kishte

merituar më shumë).

Ç’domethënë kjo? Që, që kur ishte në moshë të njomë, Visari ka patur të bëjë me

teatrin dhe letërsinë. Por, për fat të keq, ai ndoqi të njëjtin fat të prindit: arrestohet në 1979

për vargjet e tij antiregjim, gjykohet dhe dënohet me 10 vjet burg e punë të detyruar në

miniera. Disa prej miqve të tij u ka shkuar dhe më keq: janë pushkatuar e varur.

Visari nuk e shpagoi të gjithë dënimin: doli

2 vjet para, më 1987. Por vragat kanë mbetur. Ashtu si kujtimet që ngjallin makth, ankthe

dhe turbullim.

E kam njohur Zhitin në Milano në shatorin e 1991-shit. Kishte mbërritur në

kryeqëndrën e Lombardisë disa muaj më parë me Lanfranco Vaccari-n, gazetar race. Dhe

kështu u vendos në “Corriere della Sera” për të kryer një stazh. Shtat mesatar, hijerëndë,

kaçurels, shprehej me një italishte të nënkuptuar dhe jo gjithmonë e mbaronte fjalinë.

Bënte praktikën në redaksi dhe njëkohësisht përkthente poezi e tregime nga italishtja në

shqip për gazetat e Tiranës.

dhe tregime) me një “Olivetti” shumë të vjetër që kishte të paktën nja 20 vjet, që s’dihej

nga ku qe marrë. Një reagim mbase nga që në qeli i ishte ndaluar të shkruarit. Tani mund

të shfrente, të hidhte nëpër fletë ndjesitë e një njeriu të lirë, teksa shihte përreth t’i

përndriteshin gratë që kishte ëndërruar me vite.

thellë, thithte ajrin e lirisë, që e bëntë t’i vinte mëndja vërdallë. Nuk buzëqeshte shpesh,

por kur e bënte, në fytyrën e tij formoheshin disa rrudha që nuk viheshin re. I uritur ishte

për lexime, por s’kishte para mjaftueshëm për të blerë libra. E dhurata më e pëlqyer për

Shtypte qindra faqe (mbi të gjitha vargje

Herë pas here një frymëmarrje e

rastet? Libra, vetëm libra. Ishte kaq e fortë dëshira, sa herë pas here na thoshte që tani a

pas ca ditësh kishte festën e emrit a datëlindjen. Besoj se në një vit ka arritur të ketë 5 a 6

të tilla. Kur na i shpallte, ishin të gjithë të kapur nga amnezia dhe i shkelnim syrin. Dhe

kështu në festën e tij, përveç urimeve, kishte dhe pako me libra. Hante me ne në mencën

e gazetës dhe shpesh e çonin shëtitje nëpër Milano. Gjëja që e mrekullonte me shumë

ishin supermerkatet. Gjithë ajo begati e mahniste (…).

Në 1997 Zhiti publikon përmbledhjen e tij të parë me poezi në Itali “Kryqi prej mishi”,

dëshmi dramatike e historisë së tij vetiake, që natyrisht përputhet me atë të vëndit të tij (…).

Ja, tani, i dyti,

“Rrëfim pa altare, ku Visari, akoma dhe një herë, ia dorëzon jetën e tij dramatike vargjeve,

që bëhen pasqyre e historise se atdheut te tij (…).

Poet e kalorës i Varrit të Shenjtë. Poet e artist. Poet e ushtar. Poet e punonjës

hekurudhash. Poet e falltar. Poet e mjek. Poet e shtegtar. Poet e punëtor. Poet e engjëll.

Për të mos rënë në një dëshpërim pa rrugëdalje. Visari shpik nga dita në ditë dukuri e role

të ndryshme, sepse, në fund të fundit, do që të mbetet vetëm poet.

Përktheu A. Z.

Poet e gladiator. Poet e muzikant.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Corriere Della SeraVisar Zhiti
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version