Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Cili eshte Artur Hoxha piktori i njohur ne boten e artit si Oxa?

Albania News
13 Nëntor 2012
Në Kulturë

Për piktorin që tashmë ka krijuar identintentin estetik onirik të vetin është vështirë të dallosh kufirin ndarës midis ëndrrës dhe realitetit, midis të shfaqurës dhe subkoshientes, midis të rastësishmes dhe përzgjedhjes. Ky është thelbi i endjeve në pikturën e Artur Hoxhës.

Rrugëtimi i tij drejt njohjes fillon në vitin 1991 me emigrimin e tij për në Milano të Italisë. Me artin e tij të lirë tashmë prej kthetrave të Diktaturës mbytëse komuniste dhe me shpirtin ëndërrimtar ekspozon pikturat e veta në një mjedis privat në Milano. Në vitin 1994 takohet me Maestron e madh shqiptar Ibrahim Kodrën në studion e vet, prej të cilit që nga ajo ditë e derisa u nis për në Amerikë në Shtator të 1998-s nuk u ndanë.

Marrëdhëniet e tij mëse miqësore me Maestron e sollën në kontakte me njerëzit e arteve në vizitat e shpeshta të tyre në mjediset e pikturës. Kështu nis rrugëtimin e ekspozitave që prej vitit 1995 në Galerinë e Arteve “Studio Panigatti” ku edhe vlerësohet me çmim. Menjëherë pas kësaj ekspozite ftohet nga Shoqata Kulturore “Borgo degli Astisti” për t’u vlerësuar me çmimin “Nderim Internacional” me medalje të bronxtë.

Vazhdon ekspozitat në Bergamo, në Provincën e Komos ku edhe realizojnë një ekspozitë kolektive së bashku me Maestron Kodra, Maestron e Skulpturës Pr. Arian Kalari e artistë të tjerë shqiptarë, për të vazhduar në Abbasia di Ciaravalle në Milano. Në 26 Janar 1998-s realizon ekspozitën në Sallën Lampadario të Qarkut të Shtypit Italian në Pallatin Serbelloni, një ekspozitë kjo me vlera të veçanta, pasi u realizua prezantimi i talenteve të reja të Italisë ku mes personaliteteve të ftuara të fushave të ndryshme të Artit ishte edhe Maestro Kodra. I përzgjedhuri i këtyre talenteve të reja të shfaqura nëpërmjet Katalogut “Arte e Artisti” ishte pikërisht Artur Hoxha, të cilit iu bë ftesa të ekspozonte veprat e tij në këtë eveniment kulturor.

I shoqëruar nga shtypi vazhdimisht mbërrin në Brera ku e dhe realizoi tre ekspozita, gjithmonë me praninë e Maestros, si një mësues i përkushtuar ndaj nxënësit të vet për ta prezantuar me elitën e pedagogëve dhe mjeshtrave të pikturës së Shkollës Internacionale të Arteve të Bukura në Brera. Ndër Profesorët e Brerës një dashamirësi vlerësuese për veprën e tij kishte edhe Pr. Antonio Bataglia, i cili bëri pjesë të ekspozimeve të Shoqatës së vet edhe pikturat e Hoxhës në shumë vende të Europës.

Rrugëtimi i ekspozitave e dërgon në Provincën e Krotones i ftuar nga Senatori dhe Presidenti i Provincës Karmine Esposito, ku edhe realizoi katër ekspozita në fshatrat arbëreshë me mbështetjen e Unicef-it, disa organizatave kulturore vendore dhe të Administratës së provincës.

Në 1998-n deri në 2001-n rrugëton drejt Amerikës ku edhe ekspozon në Greenwich Village New York. Pas pak kohësh mbërrin në Nachville Tennessee ku edhe ndërton Galerinë Personale. Realizon mësimdhënien e teknikës së tij origjinale për fëmijët dhe studentët e Universitetit Bell Made të qytetit.

Rrugëton për në Detroit të Michigan-it ku edhe ekspozon në Sharon Sims Studio Galery në Taylor, vazhdon ekspozimin në Freedom House të Detroitit e në qendra të ndryshme tregëtare. Po në këto vite realizon ekspozime në Toronto të Kanadasë, në galerinë shtetërore State Building Galery e titulluar “Scream Against the war” me tematikë mbi luftën e Kosovës.

Viti 2001 është viti i kthimit të tij në Europë me ekspozime në Paris, Vjenë, Kopenhagen, Stocholm, Oslo për t’u kthyer përfundimisht në atdhe në vitin 2008. Ekspozita e tij e fundit për tani realizohet nën përkujdesjen e Fondacionit Grek të Kulturës në Tiranë nën motive të Mitologjisë Greke, që gjithmonë e ka tërhequr me pasion të madh vetë piktorin.

Udhëtimi jashtë vendit i dha flatra tematikës së pikturës bazuar mbi kujtimet mbytëse të Diktaturës, përvojave jetësore brenda vendit për t’i shfaqur ato jashtë kufijve të Shqipërisë. Ishte një rrugëtim për marrjen e një identiteti shqiptar jashtë atdheut, duke u rikthyer me përvojat e fituara në vendet e lira me qëllimin e heshtur t’i pasqyrojë ato më në fund në dheun e vet.

Për të kanë shkruar shumë kritikë artesh si Benedetta Cascella, Mariagrazia Paturzo, Aoristas (ARTECULTURA), Grazia Chiesa (D’ars Int. Magasine), Alda Gravignia (Arte piu Arte) e shumë gazeta e revista të kohës. Rrugëtimi i ekspozimeve të tij është i shoqëruar me intervista të shpeshta në televizione e radio lokale përkatëse.

Arti i Hoxhës i karakterizuar nga mprehtësia therëse e detajeve, pafundësia e përjetës, liria dhe ëndrra, përmes elementëve realë dhe surrealë kanë përbushur qëllimin e tij shprehës përmes pikturës për t’u jetuar liria dhe ëndrra duke udhëtuar me shpejtësinë e erës, për të mbërritur në këndin e dëshiruar të qetësisë shpirtërore, i mbrojtur nga tingujt rrëmbyes e përthithës që e zgjojnë zhurmshëm nga ëndrrimet dhe që duan të rrëmbejnë lirinë dhe shpirtin e tij, siç shprehet vetë piktori.
Ky është Artur Hoxha.

Argumenta të trajtuar: Piktor Shqiptar
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Lucia Esposito 1

Intervista a Lucia Esposito. «Ho voluto rendere Ershela immortale, eterna»

5 Maj 2025
Nertila

Nertila Ljarja: “L’uomo che non doveva mai morire, un libro per comprendere meglio l’Albania”

30 Prill 2025

Librat më të fundit

Riconciliatevi con Dio

Riconciliatevi con Dio

Shkurt 2022
Angelo Massafra
Stilo
9788887781214
Le figlie del generale

Le figlie del generale

Janar 2022
Mimoza Hysa
Besa Muci
9788836292134
Albania su Lonely Planet

Albania su Lonely Planet

Maj 2023
Piero Pasini
EDT/Lonely Planet
9788859256151
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali