Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse-ja e këtij fakti. Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar koha t’u shkojë deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në kuptimin figurativ te fjalës.Veprat e Konices janë herë të lena përgjysëm e herë të përfunduara, por edhe atëherë, fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre.
Them “fatkeqësisht” sepse në një vepër si Doktor Gjilpëra, të cilën vetë Konica e quan Përrallë pasi e tillë duhej të tingëllonte në veshët e atyre që nuk njihnin Shqipërine, përdorimi i zgjuarsis së ironikes dhe zgjuarsis ironike koniciane na rrefejne dicka shumë të rëndësishme dhe të kobshme mbi shqipëtarët dhe në vecanti mbi udhëheqësit e tyre, dicka që profeti Konica donte me cdo kusht të na përcillte.
Me anë të kësaj vepre dhe disa të tjerave të pambaruara (Konica bën pjesë tek shkrimtarët e stilit non finitar), qellimisht të lena ashtu, duket sikur do të na thotë se shumë nga veset dhe jovlerat qe korruptojne shpirtin e njeriut sic jane vullneti për pushtet (i keq), padituria e qellimshme, të keq-edukuarit apo të mos-edukuarit, varfëria e qëllimshme, dhe shumë të liga të tjera, pjesa me madhe e e te cilave jane rrjedhoje e prapambetjes arsimore, shoqerore dhe ekonomike, e gjithashtu e te t’kapurit fort pas traditave dhe rregullave konservatore, nuk do ti shqiteshin fort kollaj shqiptarit.
Kush lexon Doktor Gjilpëren dhe ndalet ne marrëdhëniet shoqërore dhe politike aktuale që qeverisin realitetin shqiptar kupton se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak që nga periudha e pasluftës. Kupton gjithashtu se ai realitet i at’hershem në të cilin pati hasur Konica nuk do ndryshonte aq lehtë dhe që ai qëllimisht i le veprat e tij të pambaruara për te na bere te ditur se si do rridhte historia e shqiptarëve.
Rruga drejtë përparimit kulturor dhe zhvillimit shoqeror ne tërësi për Konicen është e vështire dhe e mundimshme, është e mbushur plot me pengesa, ndaj ai popull që i futet kësaj rruge arrin në fund, nësë arrin, ka per te qene tepër i lodhur dhe i rraskapitur. Këtë të vërtete historike Konica e dinte shume mirë. Shqiptaret nuk i ishin futur kurrë asaj rruge të vështire dhe të lodhshme dhe dukej sikur nuk kishin ndërmënd ti futeshin për shume kohe. Shqiptaret kishin zgjedhur lehtësine dhe sigurinë e të jetuarit në errësirë kundrejte veshtirësisë dhe mundimit të se kerkuarit të dijes, emancipimit njerezo dhe shkaqeve reale të fenomeneve.
Shpesh errësira te jep mundesine te jetosh në harmoni me mungesat e tua.
Dok. Gjilpëra flet, flet pa pushim, kërkon të përcjelle dijet e tij, deshiron tu shërbeje të tjereve, popullit te tij. Ai flet me policet, me Zylfikar agen, me Dok. Emrullahun dhe me Dok. Protegoras Dhalla edhe pse percjellja e mendimit tek ata është e pamunudur. Këta personazhe janë mishërimi i nivelit të kultures dhe dijes së shqipëtarëve të viteve njëzet. Dialogjet mes tyre lexohen dhe vetëm mund të imagjinohen nëpër përralla.
Vjen nje cast që Konica lodhet duke shkruajtur te vertetat mbi atë që shikon dhe dëgjon, mërzitet sepse kupton realitetin ku vepron dhe kështu dorezohet e lë cdo gjë. Konica do kish dashur te mos lodhej kurre duke u përpjekur, duke percjelle dijen e tij, ashtu sikurse Doktor Gjilpëra te mos lodhej kurrë me veprën e tij humaniste dhe iluministe. Por nëse dija e ka një kufi, injoranca nuk e ka një të tillë….
Një shëmbull i dhimbshem I vazhdimsisë së profecisë së tij mbi Shqiperine dhe shqiptaret gjëndet në këtë pjesë të shkëputur nga Doktor Gjilpëra:
Zoti doktor,- tha polici,- duhet ,e para e penës,të kuptoni mire dy gjëra për të bere penë në Shqipëri: E para është, që ketu hiçnjeri s’merr ryshfete.”
“Atë e kuptova”, tha doktori.
“E dyta gjë” vazhdoi polici “është që ketu të gjithe duan dhurata”.
Dhe dhurata me rryshfetin kanë një ndryshim, tha doktori.
“Shumë ndryshim,-vazhdoi polici.-Tani, zoti doktor, në nje vend ku asnjeri s’ben kabull të marre ryshfete,po të gjithe presin dhurata,si i behet halli atij që ka hall? T’u japesh të gjitheve është e pamundur.të mos u japesh hiçnjeriu, është marrezi,se ahere jo vetëm s’mbaron dot penën tënde po të vënë dhe pengime.
Fjala vjen të ndalojnë të gjesh shtëpi; ka shumë shtëpi të zbrazura në Tiranë, po s’t’I japin. Ti ,axhami, s’merr vesh pse: Para ke,njeri I mire je, po s’ta vënë veshin.
Të kenda të gjesh gjëra taze për të ngrënë, nuk t’I shesin, ose që të flasim më’ drejtë, nuk të lënë të të afrohen njerezit që I kanë për të shitur. Hajde të thomi se u vendose,-s’të lënë të punosh. Ke ilaçe? Dale t’i tretim që të shohim a janë të paqme. Ke vegla dhe makina? Dale t’i zberthejmë që të shohim se mos janë të demshme për Shtetin. Ke libra dhe doreshkrime? Dale të ia japim nje komisioni që t’I kendoje.
Komisionët përbehen nga njerez që s’I dinë të gjitha shkronjat; librat e tu s’I ke për të pare më me sy. Në qoftë, fjala vjen mjek-siç është shkalla juaj,zoti doktor-nuk të njohin dipllomën. Puna pra, siç thashe edhe më pare,qëndron keshtu; S’dhe hiç, e ke penën të humbur;t’u japesh të gjitheve është e pamundur.
Ilaçi është:t’u japesh cave. Cave,-po cileve? Ketu, zoti doktor, duhet të ju thom nje gjë me rendesi. Shqipëria në keto të dhjetë vjetët e fundit, shyqyr zotit, ka mësuar shumë nga fqinjet, veçan nga Italia. Ç’ka Italia që vlen të merret?. Makaronat dhe kamorren,hiçgjë tjetër.
Për makaronat s’kemi nëvoje,se kemi patatet tona; kamorren e kemi marre’ dhe,shyqyr përendise, e kemi përmiresuar dhe regulluar me nje system më të mbaruar se italianët vetë.
Tani,zoti doktor,çfaredo penë,hall,nëvoje që të kini,e vetmja mënyre e shpejtme,e shigurtë,e lire,që të behet deshira juaj,është të jinni nën mbrojtjen e kamorres se madhe, ku s’ka as vjedhje,as shpërdorime,po çdo gjë është e parashikuar dhe e rregulluar me nje tarife të ndershme..
Në qoftë, zoti doktor,se ambicia juaj është të vrisni ndonje njeri, ose disa njerez, do t’ju kushtoje gjashtëdhjetë napolona për krye.”
Ketu dr.
Gjëlpëra ia preu fjalen policit duke u shiguruar se ambicja e tij nuk qe të vraret.
Polici vazhdoi:
“Në qoftë se deshira e lartër e shpirtit tuaj është të vidhni ose të digjni shtëpi,çmimi është…”
Po dr.
Gjëlpëre ia preu fjalen:
“ I ndershem zot,qëllimi im është vetëm të punoj si mjek që t’i sherbej ketij populli.”
“Në qoftë ashtu me të vertetë,- tha polici,-kini nëvoje vetëm për lehtësira, dhe tarifa për keto është e unjur: tridhjetë napolona në mot.”
“Mire,- tha dr. Gjëlpëra,-jam gati t’i jap;po kujt ku, dhe kur?”
“Ajo është e lehtë”, tha polici.
“Do t’ju jap enë porositë e duhura. Kryetari i përgjithshem i Kamorres është ministri Salemboza; keshilltar i tij është i shkelqyeri Abd-el-Katl.
Ju pagesat do t’ia beni Abd-el Katlit. Po Abd-el-Katlin nuk mund ta shihni pa qënë i dorezuar nga nje axhent i Kamorres. Do t’ju ve në marreveshje me axhentin Nr.5 të seksionit11,nje i qojtur Ibn-el-Kelb.
Tarifa e nje axhenti për të paraqitur nje kanidat të ri përpara keshilltarit Abd-ekKatl është pese napolona. Kur të vini në Tiranë, të zbrisni në hotel që t’ju thom enë, dhe menjehere të therrisni Ibn-el-Kelbin. Kur të vije ky,t’i thoni të fala nga ana ime dhe të zini buzet tuaja me tre gishtërinj,Ibn-el-Kelbi do të veje nje gisht në’ maje të hundes. Ahere ju do të kruani veshin e djathtë me doren e mëngjër. Ibn-el-Kelbi do t’ju pyese sa rrota ka tromobili; të përgjigjeni që ka pese rrota. Ibn-el-Kelbi do të qeshe ;dhe ju t’i thoni se kini nje amanët nga mua dhe t’i nëmëroni të pese napolonat. Ibn-el-Kelbi ahere do t’ju pyese ç’hall kini dhe do t’i jape raport Abd-el-Katlit.
nësermen do të vije t’ju marre në hotel dhe do t’ju shpjere përpara keshilltarit.
Ketij ,pa humbur kohe,I shfaqni penën tuaj;pastaj t’I levdoni Salembozen, dhe t’I thoni që jeni habitur me rregullen dhe përparimin e Shqipërise,dhe veçan me zhdukjen e rryshfetit. Ahere Abd-el-Katli do t’ju thotë se jini I pranuar; dhe menjehere të nxirni t’I nëmeroni 15 napolonat për kestin e pare. Radha e kestit të dytë do të vije pas gjashtë muajsh.
Abd-el-Katli,në i befshi përshtypje të mire,mund t’ju thotë të piqeni dhe me kryetarin e madh të Kamorres,Salembozen. Duhet të dini që Salemboza, si gjithe njerezit e mëdhenj, ka ca dobesira të vogla; dhe njera nga keto esht se i pelqen të mësoje ç’bejnë princet e Avropes në jetën e përditshme që t’i marre dhe ai për shembell.
Ashtu,zoti doktor,rregullohuni pas nëvojes.”Dr Gjëlpëra, i habitur nga keto gjëra aq të ra dhe të papritura, e falenderoi policin dhe nxori nje biletë njemije liretash.
Polici iu lut t’i jape bileta më të vogla, se nje biletë aq e madhe do të vihej re kur ta thyente, do t’i vinte në vesh ndonje inspektori të kamorres, dhe ashtu polici do të shtrengohej të paguante hise të rende.
Nga këto fragmente kuptohet se sa të ngjashme janë Shqipëria e pasluftes me Shqipërine e shekullit të XXI-të. Kuptohet se si ajo Përralle që Konica nuk mbaroi se treguari vazhdon të tregohet dhe sot nëpër rrugët e qytetit, nëpër administratën publike dhe nëpër zyrat e cdo ministrie…