• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Shtëpia Botuese OMSCA-1 nxori në qarkullim librat “Rrugët e Ferrit” i autorit të njohur Visar Zhiti

Nga Redazione
13 Mars 2012
Në Kulturë
0
ShpërndaCicëro

Dolën dy librat e Visar Zhitit, “Rrugë e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, burgologji për kampet e tmerrshëm të Spaçit dhe të Qafë-Barit, të cilën mund të gjenden si botim dhe në një kuti të vetme nën titullin e përbashkët “Rrugët e ferrit të çarë”.Me këtë botim të ri vepra monumentale, dy burgologjitë vijnë të plotësuara me ide e ndodhi, kumte e ndjesi të reja, por dhe me dokumente autentikë, që në tërësinë e tyre kanë dhënë një kryevepër të kujtesës kolektive, nga më të vyerat e më të arrirat, që, edhe pse pasqyrojnë vuajtjen dhe dhunën e kaluar, janë të dobishme për të sotmen dhe çka është më e rëndësishmja, për të ardhmen. Me talentin e tij të mrekullueshëm, me forcën magjepsëse të penës së tij, Visar Zhiti këtë përvojë e ka shndërruar në bukuri tronditëse artistike, në letërsi, një lloj eposi modern, ku gërshetohen, përmes mallit të pashterur për jetën, tragjikja e shkaktuar nga shteti mbi brishtësinë e njeriut, e vrazhda e kohës me qendresën e pakohë, dhëmbja me humorin e zi, porosia për shpresë edhe kur nuk ka shpresa.

Natyrisht në to gjejmë vazhdimin, rënien e diktaturës dhe ecjen drejt demokracisë dhe lirive.RRUGËT E FERRITTë dhëna teknike:Titulli: Rrugët e ferritAutori: Visar ZhitiRedaktor: Loredan BubaniShtëpia Botuese: OMSCA-1Faqe: 576Çmimi: 1200 lekë 576 faqet e këtij libri, të ndarë në kapitujt e nënkapitujt, lexohen si një roman i madh, fryma humane e të cilit ngrihet mbi atë përditshmëri tiranike. Vlerë tjetër fondamentale është se të gjitha ngjarjet e ndërkallura të tij, shpesh të pabesueshme, janë të vërteta, të përjetuara nga autori apo bashkëvuajtësit e tij, sepse, sipas autorit, gjithçka e krijoi ai realitet diktatorial në epokën e komunizmit dhe nuk kishte pse të fantazoje për më tepër, fati diabolik krijoi dramën e një populli dhe vepra “Rrugët e ferrit” është një dëshmi e madhe dhe besnike me nivel të lartë artistik e një pjese të saj, asaj të nëndheshmes, më të rëndës, ku ishin rroposur kundërshtarët e regjimit. Dhe pikërisht prej saj kuptohet më së miri e tëra. Vepra nis me një arrestim të beftë, kalon te hetuesia sfilitëse, gjyqi, dënimi, absurd dhe dhunues për sot, vetëm nga shkaku i poezisë, që është metaforë e njerëzores, e lirisë së brendshme, e ëndrrës dhe e kundërshtimit. Pastaj burgu i tmerrshëm i Spaçit, minierat e tij si një ferr real.

Po kështu dhe gjithë personazhet atje janë të vërtetë, me emrat e tyre të njëmendët, të identifikueshëm, të mirë e të këqinj, të njohur e të panjohur, me uniforma burgu e me uniforma ushtarake, të dënuar e të padënuar, politikanë, të çmendur, artistë, provokatorë, policë, gjyqtarë, kuaj, mace, qen, minj, spiunë, shkelje të drejtave të njeriut, delire, vdekje, trishtim pafund dhe libra, libra në burg.

Dhe çudia, protagonisti shkruan prapë poezi fshehurazi, shpesh nuk i shkruan fare, por i krijon me mend, kujtesa është personazh i padukshëm, por qendror. Të bëje atë që i ishte e ndaluar, për të cilën dhe ishe dënuar. Kjo është sfida, sa e rrezikshme po aq dhe e bukur frikshmërisht, hyjnore përmes baltës dhe gjakut. Ky trill mund të paguhej dhe me jetën. Po aty mungon jeta, veç ngërthehet mbijetesa si instikt i shenjtë. Këtë na tregon ky roman, një mjedis të mbyllur e mbytës, burgun dhe minierat e tij, pra mungesën e hapësirës, por ai ka hapësirat e pa masa të njerëzores, ngushtësia zevendësohet me thellësinë, dashuria me ëndrrën, sofra familjare me urinë për jetë, jeta dhe vdekja me mosjetën dhe vrasjen e ngadaltë.Visar Zhiti ka ringritur një ferr dantesk, ku dhe vetë Danteja do të ndihej keq, i hutuar, se edhe rrathët klasikë të ferrit janë copërluar duke u shndërruar në copra rrugësh që nuk të çojnë asgjëkundi, përveçse të lënë në vend, në ferrin shkretan shqiptar.

Në ndryshim me të gjithë librat e tjerë me temën e burgjeve e të internimeve, që sigurisht kanë vlera të paçmuara, sidomos në raport me të vërtetën e moralin, që tashmë po quhen dhe si librat e ferrit, mbase ky titull u është dhënë së pari nga vetë Visar Zhiti me botimet e më parshme të këtij lloji, na sjell dhe atë që mungonte, përjetimet e njeriun në kushtet e frikshme të burgimit, ndjesitë e vetmisë mes të tjerëve dhe të tjerët, të gjithë së bashku pa vetvetet, si një e tërë, si një popull i mjerë, që megjithëse i mbyllur brenda telave me gjëmba, qendron, dhe ruan në thellësi të shpirtit atë pakëz dritë humane si qiririn e fundit, që do t’i duhet flakës së të ardhmes. Romani i vërtetë i Visar Zhitit, “Rrugët e ferrit”, na sjell ndryshe nga të tjerët, qoftë dhe nga ajo e përvojave të kujtesës botërore, gumëzhimën e çuditshme, atë zhurmëtirë njerëzore të burgut, të turmës anonime, e cila ngrihen në ajër dhe del, e pa penguar dot nga rojat me armë dhe telat me gjëmba dhe pikërisht kjo duket se është e pamposhtura, e paasgjesueshmja, dëshmi në ajër e dufit, që e bën këtë roman të veçantë e magjepsës, pasuri të letërsisë shqipe. Prangat në duart e Zhitit nuk janë vetëm prangat e tij, por të njeriut përgjithësisht… Autori na përkujton “se liria më shumë është gjendje shpirti, se sa trupi”. Zëri i tij sjell dhimbjen e Shqipërisë, të një kohe të dhimbshme. Në thjeshtësinë e tij Visar Zhiti është kompleks, i thellë, shumështresor, plot shpirt. Ai të përvetëson me nivelet e mendimit të tij, me fisnikërinë e ndjenjave si dhe me aftësinë që të shprehet lehtë e fuqishëm. Bozidar Prosenjak shkrimtar kroat …romani shfaqet si një tekst që kuptohet qartë dhe asimilohet menjëherë. Por teksti dëshmon të njëjtat cilësi (si çdo letërsi e madhe) dhe lëçitje nga një lexues tjetër i çfarëdollojtë dhe ky fakt i detyrohet talentit letrar të pakapërcyeshëm të Visar Zhitit si dhe përvojave të tij si intelektual inteligjent, i kthjellët dhe pjesëmarrës… Liviu Lungu shkrimtar rumun Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t’i ndryshojë lexuesit vizionin mbi botën. Merreni dhe mbajeni fort. Eshtë dhe ilustrimi më i shkëlqyer që kam parë, ku shpjegohet se si shpresat e larta, me socializmin e fillimit të shekullit 20, degjeneruan në një tirani të përditëshme. Kevin Higgins, shkrimtar dhe botues anglez

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Liber ShqipVisar Zhiti
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version