Projektimi i videos së Adrian Pacit në Kinema Massimo të Torinos

“Believe me, I am an artist” në kinema Massimo të Torinos. Nga e marta 24 deri të enjten 26 janar, para programit të mbrëmjes, do të projektohet në kinema Massimo, videoja e artistit shqiptar Adrian Paci.Paci, i cili e pyet shpesh veten mbi rolin e artistit nëpërmjet formave të ndryshme – nga fotografia te piktura, nga video te mozaiku, edhe në këtë filmim arrin të vërë në dukje problemin e identitetit të individit.

Më konkretisht, kjo vepër arti lind nga përballja (një keqkuptim) midis një artisti shqiptar dhe një italian, një zyrtar gjyqësor dhe një person i dyshuar për abuzim, një artist dhe një i dyshimtë. Një tension i vazhdueshëm që na bën të kuptojmë sa i brishtë është sot artisti dhe vepra e tij jashtë kontestit tradicional.

Adrian Paci. lindur në Shkodër ne 1969, jeton dhe punon në Milano.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version