• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Sheh dritën e botimit romani i parë i letërsisë shqipe “Sofia e Kominĭatëve”

Nga Redazione
20 Dhjetor 2011
Në Kulturë
0
ShpërndaCicëro

Në kuadër të bashkëpunimit shkencor dhe didaktik ndërmjet Universitetit të Napolit “L’Orientale” dhe Qendrës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike doli botimi kritik i romanit në arbërisht Sofia e Kominiatëve.Romani është shkruar në vitet ’70 të shek. XIX nga Francesco Antonio Santori (1819-1894), nga Picilia (S. Caterina Albanese, CS), dhe si shumë nga veprat e tij kishte ngelur i pabotuar deri më sot.

Të gjithë studiuesit e letërsisë shqipe, për vetë rëndësinë që ka kjo vepër, e kanë pritur botimin e tij. Këtë dëshirë e ka përmbushur sot Dr. Merita Sauku-Bruci, e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe për disa vite edhe kërkuese pranë Departamentit të Studimeve të Europës Lindore të Universitetit të Napolit “L’Orientale” duke nxjerrë nga shtypi l’editio princeps.

Botimi i kësaj vepre plotëson kështu një zbrazëti në historinë e prozës dhe të gjithë letërsisë shqipe dhe do të ndikojë për një lexim ndryshe të letërsisë shqipe të shek XIX.

Botimi kritik i romanit Sofia e Kominiatëve është bërë nga dorëshkrimet e Santorit, që ruhen në Bibliotekën Qytetëse të Kozencës, ndërmjet të cilëve filologia Sauku-Bruci ka gjetur, ndër të tjera, edhe një studim të vetë Santorit mbi alfabetin e romanit. Ky i fundit, që botohet edhe ai për herë të parë, shërben si një orientim i mirë për transkriptimin esaktë të tekstit në fjalë. Ky vëllim i parë na paraqet tekstin në arbërisht të romanit Sofia e Kominiatëve, i transkriptuar në alfabetin e sotëm të shqipes, me të gjitha saktësimet që kërkon respektimime besnikëri i të gjitha veçantive gjuhësore të Autorit siç e kërkon një botim kritik.

Kuratorja e këtij botimi ka treguar kujdesin më të madh për t’u ofruar lexuesve tekstin e romanit në tërë vërtetësinë e tij, pa tradhëtuar aspak vullnetin e Autorit. Teksti është pajisur dhe me aparatin kritik ku janë paraqitur variantet e Autorit dhe ndërhyrjet e kuratores, me një dokumentim skrupuloz e me zellin për të qenë sa më transparente, duke ofruar kështu të gjithë materialin e nevojshëm për interpretime të tjera alternative.

Zbatohet me përpikmëri parimi i filologut klasik Pasquale Baffi nga Shën Sofia (S. Sofia d’Epiro, 1749-1799) mbi “përkohshmërinë e rezultateve të arritura”, një kriter i njohur për shkencënfilologjike europiane.

Tekstit të romanit i paraprin një trajtim i zgjeruar i të gjithë problemeve që lidhen me dorëshkrimin dhe kriteret e përdorura gjatë transkriptimit (prolegomenat). Filologia Sauku-Bruci ka paraqitur historikun e dorëshkrimeve, duke u ndalur gjatë në përshkrimin e hollësishëm të autografeve si në arbërisht ashtu edhe në italisht; ka paraqitur evolucionin e sistemit alfabetik santorian, variantet e alfabeteve të përdorura nga Autori në hartimin e veprave të tij, veçanërisht alfabetin e zgjedhur për hartimin e këtij romani, për këtë të fundit Santori ka shkruar edhe një paraqitje të zgjeruar që shërben si një çelës leximi me shumë rëndësi.

Kuratorja i ka kushtuar shumë kujdes paraqitjes së kritereve të botimit duke argumentuar interpretimet e saj, sidomos në rastetkur ka pasur të bëjë me probleme të vështira për t’u zgjidhur.

Prolegomenat mbyllen me një paraqitje të përmbajtjes së romanit, ku argumentohet zgjedhja e titullit të romanit Sofia e Kominiatëve, ashtu siç haset e mund të lexohet edhe në faksimilen e paraqitur në kopertinën e pasme të librit – romani na ka mbrritur pa faqet e para të tij – dhe Sofia Cominiate për tekstin në gjuhën italiane, ashtu siç e ka dashur Autori vetë. Kujtojmë që vëllimi i dytë, që përmban tekstin e romanit në gjuhën italiane dhe konkordancat e leksikut në arbërishte do të dalë së shpejti nga shtypi.

Ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht në Pallatin e Baronit Batixhera, në Rosano të Kalabrisë, ku mbrrin, pas mbytjes së anijes Sofia, një vashë e re shqiptare. Në gjysmën e parë të shek.

XIX, vazhdonte të mbijetonte në Itali zakoni që të pasurve t’u dërgoheshin vajza të reja. Dhe Sofia, e nisur të vej nuse tek princi shqiptar Ajdin, pas fatkeqësisë së mbytjes së anijes, do t’u dorëzohet fillimisht cubave e më pas Baronit. Përfundim tragjik: në të njëjtin pallat të Baronit do të mbrrijëedhe i fejuari i saj Ajdini, i plagosur nga piratët dhe gati pa jetë. Aty do të gjejë Sofien që lëngontee sëmurë. Të dy të pafat do të shuhen në krahët e njeri-tjetrit, zemërthyer e të dëshpëruar. Romani ngelet i hapur: së bashku me Sofien ka mbrritur edhe Janji, vëllai i vogël i Sofies, që bëhet dëshmitar i të gjithë vuajtjeve të së motrës e të kunatit. Megjithëse ai mbetet në pallat nën kujdesin e Baronit dhe familiarëve të tij, zemra e tij dylufton ndërmjet dëshirës për të marrë hak dhe gjendjes ku ndodhet.Mjaft të gjalla janë përshkrimet e ambienteve ku zhvillohen ngjarjet: Pallati luksoz i Rosanos, ballot, shfaqjet teatrore, koncertet, ceremonitë, zakonet, pasuria dhe stolisjet e shumta. Shumë e pasur edhe galeria e personazheve: nga princat tek cubat, nga kapitenët e policisë të korruptuar tek kontrabandistët, nga artistët tek profesorët e Kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone.Autori di të verë në dukje stilet e jetesës, mentalitetin, doket, rolet dhe sjelljet e personazheve të ambientit kalabrez e arbëresh gjatë gjysmës së parë të shek. XIX, me referime interesante ndaj kulturës popullore të arbëreshëve të kohës kur shkroi e jetoi, me traditën e valljeve e ruzalleve, në një kontekst kalabrez më të gjerë që po kërkon të shkëputet nga feudalizmi i së shkuarës.

Gjuha e romanit Sofia e Kominiatëve dallohet për një larmi frazash të ndërthurura mirë për të argumentuar më së miri kompleksitetin e rrëfimit; paraqitet edhe me një leksik të pasur, i cili i përket, në masën më të madhe, pasurisë leksikore që ishte ruajtur e gjallë në të folmet e ndryshme të komuniteteve arbëreshe, me gjasë edhe me terma të huazuara nga vepra Cuneus Prophetarum e Pjetër Bogdanit; vetëSantori e përmend si një burim nga ku ka marrë shumë terma. Ajo që dallon format fono-morfologjike të romanit është varieteti. Në bazë mbetet e folmja e komunitetit të tij, e zgjeruar fillimisht me të folmet fqinje, dhe më pas me ato më të largëta me fenomene gjithnjë e më të ndryshme.Vëllimi paraprihet nga një studim i Prof. Italo Costante Fortino, i Universitetit “L’Orientale” të Napolit, mbi letërsinë arbëreshe të shek. XIX, që synon të evidentojë si vlerat estetike, ashtu dhe ato kulturore e politike të pakicave arbëreshe, që po ndërgjegjësoheshin për rolin që po luanin në gjirin e komunitetit kombëtar italian, por edhe në lidhje me Shqipërinë, e cila gjëndej nën sundimin osman prej katër shekujsh.

Si përmbledhje vepra e Santorit paraqitet plot risi në gjirin e vetë letërsisë arbëreshe të shek XIX me një qasje realiste kur trajton aspekte të realitetit shoqëror kalabrez e arbëresh si para ashtu edhe pas bashkimit të Italisë.


Përgatitur nga Italo Costante Fortino e Merita Sauku-Bruci – Universiteti L’Orientale di Napoli

 

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Shpërnda3CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Pse Kosova nuk është Serbi?

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Më të lexuarat

Intervistë me Alban Skënderaj në prag të koncertit në Firence

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version