Në një konferencëtë mbajtur kohët e fundit dedikuar historisë dhe kulturës arbëreshe, PierfrancoBruni, një ndër studjuesit më të mëdhenj dhe ekspert i kulturës së minoriteteve gjuhësore, përgjegjës i Ministrise së pasurisë e aktiviteteve kulturore italiane (MIBAC)në lidhje me problematikat që kanë të bëjnë me këtë cështje, gjatë punës së tij ka vënë theksin mbi raportet Italo-Shqiptare, udhëtarët dhe territorin. Një pasuriqë duhet ruajtur dhe zgjeruar.
Në gjurmët e udhëtarëve – Shkrimtarëte huaj dhe italianë midis Arbëreshëve
Italinë e kanë vizituar udhëtarë dhe shkrimtarë te cilët, përveç kerkimevembi historinë e komunitetit italian i kanë dedikuar faqe emblematike territorit dhe peisazhit. Sidomos ata udhëtarë që i janë përkushtuargjuhës së minoriteteve dhe grupeve etnike kanë vënë theksin mbi disa elementë me rëndësi letrare dhe historike.Udhëtarët e huaj në Itali.
Në Italinë e shumë kulturave e gjuhëve te “prera”. Ky projekt ka per qellim të favorizoje ruajtjen dhe njohjen e kulturave dhe traditave shekullore në vendin tonë, që e kanë origjinën ne raportin e vazhdueshem ndermjet popujve të bregdetit lindor të Adriatikut dhe rajoneve te Italisë qëndrore dhe jugore, duke nisur nga ato që kanë origjinë jo italiane të mirë integruara në kontestin kombëtar dhe ato të cilat janë të rrënjosura në ishujt, nga ato të veriut deri tek ato me origjinë mesdhetare.
Nga De Rada te Koliqi ka udhëtare-shkrimtarë që mbeten përshkues te brezave që kanë treguar historinë dhe metaforën, fenë dhe estetikën, kohën dhe letërsine. Tema e endacakut është thelbësore si në poetin e “Macchia” ashtu edhe në poetin dhe kritikun shqiptar. Një ndër studjuesit më të mëdhenjqë ka krijuar një lidhje të fortë midis letërsisë dhe udhëtimit dhe ka arritur të kape shpirtin e kulturës italo-shqiptare, në një kontest ku vendet nuk janë thjesht përfaqësime te modelit real por edhe atij metaforik dhe antropologjik, eshte Ernest Koliqi.
Mes metaforave dhe skenareve real, Koliqi jepte një foto të një udhëtimi nëpër vendet shqiptare. Koliqi na flet për një endacak dhe jo thjesht për një udhëtar. Një ngjyrosje e përshtypjeve që na ofron një pasqyrë unike.
Ernest Koliqi në një konference të mbajtur në Cosenza më 20 shtator te vitit 1964 në kongresin e Dante Aligerit, me titull ” Shqiptarët ne Kalabri” vuri ne dukje: “Edhe endacakut me përvojë, rrallë i ndodh të hasë ne rrugën e tij ashtu si ne tokën Kalabrese, plot mrekulli te panjohura, kostume me një përzierje harmonike të ngjyravekaq mbresëlënëse.
Në ato pasqyrohen njëkohësisht ngjyrat e ndezura dhe të venitura të detit me qiellin mesdhetar dhe magjia e lulëzimit pranveror nëper kodra e male që mbulojne rrënojat e qytetërimeve të lashta dhe rezonanca musikale e emrit ruan shijet e forta klasike. Horizontet solemne që na japin ndjenjëne pafundësisë, që zhduken përtej imazheve madhështore të maleve, duken të mbështjellë në një atmosferë vetmie primitive ku koha dhe hapësira vërejnëndryshimin e kushteve njerëzore, të cilat ruajnë të paprekur urtësinë e eksperiencave shekullore.
Toka e murgjve, filosofëve dhe poetëve, bujqërve dhe heronjve të jashteligjshëm që gjithmonë preferuan lirinë e pyjeve nga jeta me kufizime, tokë e lëvizshme e banuar nga njerëz të vrazhdë e të heshtur që fsheh në thellësine e shpirtit cilësi njërëzore unike, e cila rrezaton një bukuri të papritur për të gjithë ata që e përshkojnë me një ndjenjë miqësie si një sekret i thellëplotë me lulishte te guxishme e ujra të freskëta të fshehura nëpër gdhendat e maleve të ashpra.
“Mes peisazheve dhe njerëzve trima dhe të hareshëm bien në sy kostumet me ngjyra ekzotike të kultures dhe zakoneve të shqiptarëve në Itali dhe të ceremonive spektakolare fetare me rit bizantin” (Ernest Koliqi, Ese të letërsisë shqiptare, Leo S. Oloschki, 1972, pag. 76)Figura e Jeronim De Radës është, sigurisht, një ndër figurat qëndrore kur flitet për letërsinë-udhëtim sidomos kur e mendojmë atë ne termat alegorik (sepse letërsia është alegori) duke ju referuar “Milosaos”.
Por kjo është një histori më vete në letërsinë Arbëreshe, një letërsi identitetesh, traditash dhe kujtese.Vendet Ballkanike kanë përjetuar një konflikt shpirtëror dhe kanë gjetur zgjidhjen pikërisht në Evropë dhe ne Itali. Ky është një shembull se pse është kaq e rëndësishme Italia e jugut, pikërisht ajo që ndodhet në Mesdhe.
Lufta midis Shqiperisë dhe Turqve në 1400 tregon një përplasje qytetërimesh por edhe një zgjedhje të qartë. Shqiptarët, pikërisht në vitin 1400, kanë qenë një mburojë për Krishtërimin. Mbrojtja e Krishtërimit kundër Turqëve dhe Islamizmit të vendeve përreth Shqipërisë. Një betejë etike dhe historike midis myslimanëve dhe të krishterëve.
Shqipëria e krishterë iu drejtua pikërisht Italisë në atë moment të veçantë dhe gjeti këtu në mesdheun italian një kryqëzim qytetërimesh. Historia duket ndryshe nga ajo që po ndodh në këto vite. Lufta bëhej në emër të Krishtit. Skënderbeu ishte bërë mbrojtës i Krishtërimit në këto vende. Kjo është një paraqitje e vogël e një realiteti historik që duhet kuptuar deri në fund. Por kjo histori i ka dhënë jetë një dallimi kulturor nëkontestin italian, i cili perben një pasuri dhe sot e kësaj dite.
Arbëreshët kanë qënë nje popull në arrati që është fokalizuar në ndërgjegjësimin e udhëtimit. Tashmë një letërsi jo më e arratisë por e kujtesës.
Kujtesa dhe imagjinata janë elemente të vendit, të metaforës dhe te letërsisë. Një popull që ka jetuar në arratisje dhe diasporë mbart brenda “humbjen” si një gërvishtje të vlerës së identitetit. Ja pse kujtesa është shpirti, thelbi i traditës së një populli që mbetet i varur ne zemrën e një qytetërimi (të trashëguar) e cila është e shënuar nga ndarja. Në kulturën letrare të botës italo-shqiptare këto dy koncepte ( që janë krijuar nga një dialog midis metaforës dhe realitetit) përbëjnë një proçes ku termi bazë është jetësor. Flitet për udhëtimin. Shkrimtarë në udhëtim ose shkrimtarë që përdorin si element thelbësor termin udhëtim si alegori apo simbol.
Në rastin e parë duhet pranuar që vendet reale janë element të një perfaqësimi të thjeshtë, të cilët duhen treguar dhe përshkruar nëpërmjet një vizioni që prek ndodhitë, dëshmitë dhe kronikën.
Në rastin e dytë hyjmë në një dimension tjetër, atë të ndjenjës së kujtesës dhe në bukurinë e tejkalimit të realitetit por gjithmonë duke mos humbur kontaktet me vendet reale. Një letërsi e menjëhershme e përshkrimit dhe e përfaqësimit. Një letërsi e historisë e fizionomisë, ndonjëherë, ëndërrimtare ne rastin e dytë. Një gjeografi fizike që vë në dukje kontaktet në rastin e parë. Një gjeografi – kohë(e kohës) në rastin e dytë.
Në me të shumtën e rasteve ajo letërsi, që gjen në gjeografinë fizike një pikë referimi, e përbërë nga udhëtarë – endacake, ata që duke udhëtuar nëpër Itali kanë përshkuar, dashje apo padashje, territore arbëreshe dhe i kanë përshkruar, pothuajse duke i fotografuar ose pikturuar, me të jashtëzakonshme: i referohem Aleksandër Dumas ose Norman Douglas. Faqe të paharrueshme në të cilat tregimi lëviz përgjat përshkrimit.
Një pjesë nga faqet e “Bellini” tëDumase: Pas një ore e gjysëm udhëtim mberrijmë në Vena. Udhërrëfyesi ynë nuk na kishte mashtruar sepse që në fjalët e para të shkëmbyera me një banor të vendit kuptohej që gjuha jonë ishte e panjohur per të ashtu sic ishte për ne ajo në të cilën ai na përgjigjej.
Nga bashkëbisedimi që patëm doli që interlokutori ynë fliste një dialekt greko – italian dhe që fshati ishte një ndër kolonitë shqiptare që emigruan nga Greqia, pas pushtimit të Kostandinopojës nga Muhameti i II (Aleksandër Dumas, Udhëtim ne Kalabri, Rubbettino, 1996, fq. 113).
Po, është pikërisht habia e jashtëzakonshme që lë,në mënyrë të vecantë te udhëtarët. Në praninë e tyre shfaqen popuj të vecantë që ngjallin kuriozitet. Janëevidente gjurmët e një kulturë greke edhe pse ka cështje të tjera historike për tu marrë parasysh. Duke mbetur në fushë letrare. Ky është ai aspekt që cilësohet si letërsia e udhëtimit.
Kjo lloj letërsie, në këtë rast, është e nxitur nga kureshtja.
Të njohësh për kuriozitet dhe jo thjesht për vetëdije, jo për të lexuar modele identitetesh që tashmë janë krijuar, në shumicën e rasteve, këto jane pjesë integruese e historisë së shkrimtarit endacak. Kurse letërsia-udhëtim (ose më mirë letërsia dhe udhëtimi) nuk shfaqet me habi por mevetëdije.
Një ndër shembujt të cilëve mund tu referohemi është,Raymund Netzhammer, një murg benediktin që në 1905 bën një udhëtim në vendet shqiptare të Kalabrisë dhe shkruan faqe të një rëndësie të vecantë. Aty janë vendet, pamjet, po ashtu edhe atmosfera por ajo që spikon në këto dëshmi është vetëdija e një identiteti dhe e përkatësisë. Nukështë kureshtje por interpretim meditues.
Në këtë rast edhe pse ka një prezencë fizike në vend qasja është e një tjetër natyre. Kërkohen këto vende për të përforcuar kodet e identitetit dhe jo thjeshtë për të shuar kureshtjen e udhëtarëve edhe pse këta të funditkanë dhënë një kontribut të vecantë në njohjen e territorit. Shkrimet e tyre kanë bërë të mundur imagjinimin e këtyre vendeve dhe të traditave. Patjetër për tu vlerësuar kjo.
Duhet të ndalemi pikërisht te termi udhëtim. Te ky koncept (i konsiderueshëm) hapen rrugët e një letërsie që ofron interpretime edhe mbi letërsinë arbëreshe. Udhëtimi përbëhet nga një nisje dhe nga një kthim. Komplikimet nisinkur udhëtarët ose shkrimtarët i përkasin të njëjtes kulturë italo- shqiptare. Eshtë e natyrshmeqë të traspotohen nga ndjenjat.
Si në rastin e Raymund Nethammer. Por, ndoshta,në rastin e tij është një cështje e vecantë sepse ai ishte nje murg, rektor i kolegjit Papnor grek në Romë, ai ështe po sentimental por gjithsesi nuk ka lidhje gjaku.
Emblematik ky kalim i Nethammer:”Qëllimi kryesor i udhëtimit tim, ishte të njihja atdheun e nxënësve të mi dhe kushtet klerikale lokale. Këto të fundit janë akoma më shumëkarakteristike ndërkohë që shqiptarët ishin të rrethuar nga latinët, kishin ruajtur ritet greke të atdheut të tyre. Në këtë mënyrë kam udhëtuar për disa ore drejt veriut. E dija që më parë duhet të zbrisja drejt gjirit të Tarantos, pranë stacionit të Corigliano-s” (Raymund Nethammer, Ndër shqiptarëve të Kalabrisë, Il Coscile, 2003, fq.10).
Dhe përsëri nga Nethammer:”Sapo kishim dalë nga fshati ndërkohë që plaku fjalëshumtë po fliste i lumtur për heroin kombëtar Skenderbeun. Ai fliste me aq entuziazëm dhe qartësi mbi veprat e këtij heroi sa dukej sikur ai vetë të kishte qenë ushtar i tij gjatë gjithë betejave kundër turqëve.
Megjithatë betejat dhe fitoret e shumëpërfolura të të guximshmit Gjergj Kastriotit të ashtuquajtur Skënderbe, u zhvilluan në mes te shekullit të XV”Norman douglas përvec penelatave të tij përshkruese lë gdhendur edhe këtë:”Krenaria e Shën Demtrios dhe kolegji i tij(..)…
Gjuha është aq e vështirë sa unë pas pesë ditësh qëndrimi, unë akoma e gjej veten në vështirësi…”(Norman Douglas, Kalabria e vjetër, Giunti Martello1983, fq.272). Në një pasazh të letrës së Duret de Travel të 1820:”…
Këta mërgimtar kanë ruajtur gjuhën e tyre, ushtrimin e lirë të fesë së tyre dhe kostumet e tyre tradicionale, që janë shumë të elegantë, dhe me një bukuri unike…” (Duret de Travel, Letër nga Kalabria, Rubbettino 1985, 51-54).
Një fragment nga udhëtimi i Jorgaqit. Lexojmë te Nasho Jorgaqi:”Të shkosh mes arbëreshëve dhe mos të kalosh nga Napoli do të thotë moa të njohësh plotësisht teatrin e historisë së tyre. Pothuajse gjithë pelegrinazhet e tyre kalojnë nga ky qytet. Më vonë Napoli, si kryeqytet i Italisë së jugut, hyri në historinë e Arbëreshve, ashtu sic hynë ata në historinë e saj të stuhishme”(Op.cit.,fq.202).
Një studjuese me origjinë Arbëresh, Grazia Marchianò, në një faqe dedikuar Coomaraswamy, duke reflektuar mbi artin, ka thënë:”..arti është një mjet i të shenjtës, e artisti është celebruesi i ritit që përdor formën për të zgjuar ndërgjegjen, kujtesën e shpirtërimin ndaj paformës. (Grazia Marchianò in Ananda Coomaraswamy, La trasfigurazione della natura nell’arte, Rusconi, 1990, pag. 7).Arti dhe letërsia një takim i vazhdueshëm. Sidomos kur kategoritë e kohës formojnë vendin – jo vendin e udhëtimit. Një estetikë e qënies që pa kujtesën nuk do të kishte zë as vet letërsia e cila ështe metafora e ushëtimit. Një odise që në alegori lexohet si largim. Kujtesa në letërsinë arbëreshe merr nuancat e një letërsie homerike por edhe biblike.
Kuptimi i kohës është një metaforë që edhe në letërsinë arbëreshe përshkon vendet në një model identiteti të saktë. Por në këtë fat-udhëtimi ngelet gjithmonë ankthit i kthimit. Njëudhëtim pa dëshirën kthimit nuk do të kishte kuptim ashtu sic nuk ka kuptim një letërsi udhëtimi pa ndjenjat e kujtesës.
Në tregimin e një shkrimtari arbëresh lexojmë:”Nëse kaloni nëpër qytetet arbëreshe ju rekomandoj të vizitoni Macchia ku do të mund të shijoni perëndimin e ujit dhe të gjetheve. Prisni ne dalje të kishës ato pak plaka te veshura me të zeza, mes tyre ndodhet nëna ime; dy hapa më mbas një vajzë me sytë ngjyrë deti.
Akoma edhe njëherë largohem me të njëjtat hije në zemër” (Franco Esposito, Me fytyrë nga dielli, Microprovincia, 1984, fq.55).
Embëlsinë e kujtesës e gjejmë në malinkoninë e nisjes në ndjenjën e shkëputjes. Por nisja dhe shkëputja janë elementët esencial të kësaj letërsie. Asaj letërsie udhëtim që nuk është letërsi mbi udhëtimin.
Thelbi është pikërisht këtu. Të sublimosh (të lartësosh) imazhet që ndajnë kronikën nga simbolikja. Në pasazhin e cituar më sipër gjithcka e tejkalon përfaqësimin dhe mbetet si një shenjë e gdhendur në kujtesë.
Në udhëtimin letrarshenjat e kohës janë ekzistenciale. Udhëtimet dhe udhëtarët mes vendeve dhe historive. Ato vende që janë sa reale aq edhe metaforike në një kohë që konsumohet duke i lënë hapësirë kujtesës. Udhëtar dhe endacak. Në këta “udhëtar”, të cituar më lart, shpirti i endacakut, i mirë definuar nga Koliqi,është zëri i së ardhmes.
I njëjti fat, që ka udhëhequr popullin shqiptar, në diasporë apo në eksodë, të ndalonte në atë truall italian që ka shënuar jetë dhe breza të tëra.
Nga konferenca e Kosenc-ës 20 shtator 1964:”Tashmë prej pesë shekujsh shqiptarët janë vendosur në gadishullin italian… Civilizimi superior që mbart populli italian u lejoi atyre të mbanin të gjallë gjuhëndhe traditat e origjinës”.”Shqiptarët e sotëm e kanë prejardhjen nga Ilirët dhe vazhdojne të flasin gjuhën e tyre. Ilirë ishin edhe Shqiptarët e Messapi dhe Peucezi të bregdetit italik. Lidhja e gjakutnxiste raporte mes dy spondave dhe në antikitetin e largët, këto raporte erdhë duke u shtuar ne periudhën romane dhe bizantine…”.
Një udhëtim në historinë e një populli. Endacaku nuk rresht kurrë së udhëtuari sepse e ka të gdhendur në zemër këtë vajtje-ardhje.
Letërsia e udhëtarve arbëresh ose shqiptar në tokën shqiptare ka karakteristika të dukshme dhe të qarta, kjo si rrjedhojë e sensit të rrënjosjes që i jep një ngarkesë emocionale të mrekullueshme(jo gjithmonë pozitive) raportit midis ndjenjave dhe udhëtimit nëvetvete. Në këtë rast ndjehet pasioni, dëshira për tu vetidentifikuar dhe më pakshpirti kritik që nuk ndihmon përshkrimin dhe tregimin.
Pikërisht për këtë arsye janë të rëndësishme përshtypjet e marra nga shkrimtar dhe udhëtar që nuk i përkasin kulturës arbëreshe. Këtu mund të përmendim udhëtimin e Guido Piovone e Carlo Belli, dhe përshtypjet e Carlo Levi, letrën e Antonio Gramshit.
Carlo Belli në “udhëtim në Lucania” (1956) thotë:”…sapo del nga Venosa hyn në fshatin shqiptar tëquajtur Maschito. Banorët janë shumë të sjellshëm: flasin shumë mirë italishten, kuptojnë dialektin lukan dhe flasin dialektin e tyre të origjinës. Mushkat dhe derrat ishin pjesë e familjes: jetonin në të njëjtëndhomë; dhe kjo s’është cudi për asnjë. (…) Maschito…ndodhet në një lartësi të tillë sa dominon gjithë fushën e Tavolier-ës: Puglia është aty përballë. (Carlo Belli, Shëtitj nëpër Lukania, EdicioniCometa, 1989, fq. 65 – 66).
Nga Guido Piovene:”Për tu përmendur janë këngët e tyre të vajit me ritme orientale. Në rrethinat e Shën Denetrio Corone ndodhet kisha e Shën Adriano-s me afreske bizantine të ngjashëm me ato të Monticchio në Lukania…” (Guido Piovene, Udhëtim në Itali, Baldini & Castaldi, 1993, fq. 661 – 662).
Mes udhëtimesh nëpër vende tëndryshme dhe udhëtimit nëpër këtëkulturë që është shprehi jo vetëm e proceseve antropologjik por edhe atyre egsistencial në të cilat nuk mungojnë elementët social. Sepseky mund të quhet një udhëtim nëpërkulturë nëpërmjet traditave dhe artit.
Midis joitalianëve përvec Douglas, Dumas dhe Netzhammer është e rëndësishme të përmendim, mes të tjerëve, njëletër të Duret de Travel, një tjetër akoma të Astolphe de Custine, një libër të Nasho Jorgaqi(shkrimtar shqiptar) me titull: Larg dhe afër. Udhëtim mes shqiptarëve të Italisë, Pellegrini, 1991.
Pejsazhi, vendi, këndvështrimi përbëjnë elementët e përshkrimit. Një përshkrim që konfrontohet, gjithsesi, me kohën. Por koha përbëhet edhe nga rrënojat që depërtojnë në imagjinatën tonë.
Artikull i Pierfranco Brunit. Publikuar më 30 Nëntor 2011 ne gazetën Albania News. Titulli origjinal “Gli Arbëreshe. I viaggi e i viaggiatori tra le comunità di lingua italo – albanese” . Përkthyer për Albania News nga Dorina Lulaj.