Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Il famoso magico qukapik

Nga Darien Levani
24 Nëntor 2011
Në Kulturë
Darien Levani

Para disa vitesh, aty nga fundi i 2005 – fillim 2006, kam shkruar një roman që titullohet Il famoso magico qukapik.

Në ato vite isha më i dobët dhe me i shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi. Në ato vite dukej normale që mund të vdisnim të gjithë për një sëmundje që vinte nga pulat. Diktatori Hussein ishte nën proces nën Irakun e çliruar. Ishte edhe viti i botërorit e, mbi të gjitha, viti i Wolfgang Amadeus Mozart. Diku nga shtatori Benedetto XVI beri një fjalim shumë të ashpër në Ratisbona. Waits nxori në shitje një kryevepër që quhet Orphans: Brawlers, Bawlers & Bastards.

Unë luaja shumë shah, lexoja shumë Orwell e Vonnegut. Ajo që më pëlqente te këta dy autor ishte fakti që kishin arritur – më mirë se askush tjetër – të lidhnin simbolet, propagandën dhe historinë. Simboli bën propagande, propagande bën lëvizje që bëjnë histori, dhe e gjithë kjo lojë ngelet pak apo shumë në sfond. Natyrisht nuk është kaq e thjeshtë, por nuk është edhe aq shumë e koklavitur.

Në të njëjtën periudhë po studioja, me një pasion që nuk e prisja as nga vetja ime. Në radhë të parë, historinë e vendit tonë. Dy periudha, mbi të gjitha: Shqipërinë e viteve 800, pra mbi të gjitha lindjen edhe vdekjen e pashallarëve, dhe pastaj luftën e dytë botërore në përgjithësi. Disa aspekte nuk i njihja, apo nuk i njihja shumë mirë, si psh pushtimin e Polonisë nga komunistët e nazistët që veprojnë për një qëllim të përbashkët: ndarjen e shteteve baltike. Pakti firmosej në datë 23 gusht 1939, nazistet sulmonin në 1 shtator e komunistët në 17 shtator. Polonia binte në datë 6 tetor. Historia nxitonte.
Pastaj luaja shume shah. Besoj se gjëja e vetme që duhet për të shkruar mirë është të luash mirë shah.

E megjithatë, nuk më bindte ky libër. Kishte disa gjëra që nuk shkonin, ca mekanizma që nuk xhironin ashtu si duhej. Disa personazhe nuk ishin të besueshëm, disa ngjarje duheshin gdhendur më mirë. E lashë të prehej në të njëjtin vend ku dergjen kujtimet, dhe e korrigjova pas disa vitesh, kësaj here i pamëshirshëm. Preva, shtova, hoqa, shtova. Fshija një rresht pastaj e rishkruaja. Identik ashtu si ishte më parë.

Në mes gushti, në një hotel diku në Vysocanska, Pragë, një letër më informonte që do bëhej një libër, pra që do botohej.

Romani flet për të gjitha këto gjera: për shah, simbole, propagandë e cinizëm, luftë, gjak, trena mbushur me ushtarë që këndojnë, simbole, superdyqane, muzikë. Pastaj për shërbime sekrete që quhen Oper – dhe disa nga ju e dinë se pse -, për diktaturë mediatike, për Evropën e atdheun, për për iluzionin e demokracisë, për aventurë e kërkimin e te vërtetës, për prindër etj etj. Mbi të gjitha për të vërtetën: të vërtetën e Orwell, Fante, Wallace e Dumas. Sepse, dhe këtë nuk guxoj t’a përkthej, “the truth will set you free. But first, it will piss you off”.

Il magico famoso Qukapik del në datë 23 nëntor për një shtëpi botuese që quhet Odoya/I libri di Emil. Jam mjaft i kënaqur sepse është e njëjta shtëpi botuese që boton, mbi të gjitha, biografi apo libra për njerëz tip Dylan, Marcus, Knopfler, Zappa, Curtis e shumë të tjerë.

Tani, pjesa më e vështirë, që po them me fjalët e bardit.

“The working was way beyond this book. I see this now. I am ashamed to ask for your money. Not that you have not paid more for less. You have. You do. But I need it to keep my different lives apart. Otherwise I will be crushed when they join, and I will end my life in art, which a terror will not let me do.”
apo, më sakte
“Puna shkonte përtej këtij libri. Sot e kuptoj këtë. Më vjen turp të kërkoj leket tuaja. Jo se nuk keni paguar më shumë për më pak. E keni bërë. E bëni. Por unë kam nevoje për të për t’i mbajtur jetët e mia të ndara. Ndryshe, kur të bashkohen, do ngelem i shtypur dhe do përfundoj jetën time ne art, gjë që një terror nuk do me lejojë të bëj.”

Kaq për momentin mik i dashur. Nëse dëshiron e nëse jeton në Itali, mund ta blesh praktikisht në çdo librari a, në rastin më të keq, ta porosisësh e mbërrin brenda pak ditësh. Për të tjerë, besoj se brenda pak javësh mund të porositet edhe në Amazon e site te tilla. Linku i librit

Sinqerisht.
Darien LEVANI

Argumenta të trajtuar: Autor Shqiptar
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Albania News

Invasione Turistica Albania

L’invasione turistica dell’Albania

Elena Pagani Albania 4

Quando i TG (italiani) approdano in Albania

Albania Letteraria

IMG 2431

Visar Zhiti: “A Roma, il miracolo della gioventù”

26 Shtator 2023
3b31720e 66e7 4441 Bb42 E4a506442193

“La poesia è libertà”. Visar Zhiti con Berk e Albania Letteraria

19 Shtator 2023

Librat më të fundit

Il potere e l’arte: Mezzo secolo di musica in Albania (1945-1995)

Il potere e l’arte: Mezzo secolo di musica in Albania (1945-1995)

Prill 2022
Spiro Kalemi
Edup - Edizioni dell'Università Popolare
9788884213426
Giustizia

Giustizia

Nëntor 2022
Eltjon Bida
PubMe
9791254582398
Capire i Balcani occidentali

Capire i Balcani occidentali

Maj 2021
Martina Napolitano
Marco Siragusa
Bottega Errante
9791280219121
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}