• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Në Torino për të njohur Shqipërinë e Migjenit

Nga Redazione
22 Nëntor 2011
Në Kulturë
0
ShpërndaCicëro

Më 13 tetor të këtij viti shqiptarët anembanë botës kanë përkujtuar njëqind vjetorin e lindjes së Miillosh Gjergj Nikolla.

Me dhjetra artikuj në gazeta të Shqipërisë dhe të emigracionit nga Anglia, Shtetet e Bashkuara dhe Italia. Por jo vetëm kaq. Me qindra mijëra mesazhe në Facebook që citojnë vargjet e tij “O’ si nuk kam nji grusht të fortë..” ose “Na t’birt e shekullit të ri..”Shkruar nga njerëz të të gjitha moshave që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Mjafton të shohësh origjinën e 23.440 fansave të faqes më të populluar të Migjenit në Facebook.

Eshtë mbresëlënës fakti që keto fjalë dhe mendime janë fryt i mendjes së një njëzet vjecari, të cilin e shohim këtu përbri në foton bardh e zi, të shkrepur pak kohë para vdekjes së tij akoma pa mbushur 27 vjet, nga tuberkulozi, në Torino, më 1938.

Ja vlen ateherë të analizojmë vargjet e këtij poeti shkodran për të parë se sa breza shqiptaresh janë prekur prej tyre. A mundet poezia e një njezet vjecari, që i përket shekullit të kaluar, tu flas njëzet vjecarëve të sotëm?Diskutojme për këtë, nëpërmjet interpretimit të Artin Picarit, të premten 25 Nëntor në Torino në sallën e eventeve të librarisë Feltrinelli, në brendësi të stacionit të trenave Porta Nuova. Ky stacion është simbol i emigracionit shqiptar në këtë qytet, pika e ankorimit e mijëra shqiptarëve të brezit të parë, që zgjodhën Torinon për të jetuar dhe hedhur rrënjët e një jete të re. Në udhëtimin e nisur njëzet vjet me parë. Dhe mbi të cilin nuk mund të mos bëjmë një reflektim, një histori e përvojave të përbashkëta dhe e shpresës. E ardhmja e ashtuquajtur “brezi i dytë”, por me një identit që akoma duhet ta kuptoj, e ndarë midis dy vendeve dhe pa e ditur se kujt prej të dyve i përket. Por sic thotë Pavese: “Një vend duhet, qoftë dhe vec për shijen për tu larguar prej tij”.

Do të përpiqemi të tregojmë historinë e shqiptarëve të ikur 20 vjet me parë, por edhe të vendit që lanë pas. Si është Shqiperia sot? Cfarë mendojnë te rinjte që cdo vit vijnë për tu studjuar në Itali? Do të flasim për këto me Sonila Alushi, gazetare e Albanianews-it dhe me Matteo Zola, drejtor i gazetës EastJournal.

Por nuk mbaron me kaq. Regjizori Erjon Kadili do të prezantoj gjatë këtij takimi punën e tij “L’Albania nel Cinema”(Shqipëria në Kinema), një mënyre e re për të mbledhur dhe për të ripropozuar si ka qenë prezantimi i vendit dhe i qyetatarëve të tij në ekranin e madh gjatë dekadave. Skena të marra nga 80 filma duke filluar nga Rossellini i vitit ’42 deri te Jack Brown i Tarantinos dhe pa harruar James Bond.

Pjesë e identitetit, histori të ndryshme tonat dhe vendi ynë në botë. Në prag të njëqind vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: MigjeniShqipëria
ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version