Leon Cino shkëlqen në Teatrin Greco të Romës

Ka qenë një mbrëmje magjike ajo e së djelës në teatrin Greco të Romës ku Leon Cino dhe balerinët e tjerë të trupës së tij kanë shfaqur për rreth një orë një spektakël të vërtetë dansi.Mbrëmja e titulluar “Midis femrës dhe mashkullit” ishte një fabul e ndërthurur bukur midis baletin klasik, tangos e deri tek dansa moderne.

Leon Cino, balerini kryesor i kësaj mbrëmje ishte në rolin e Don Jose, një personazzh me karakter të fortë dhe krenar. Një fabul që të pozicionon larg në fillimet e viteve 800. Një histori dashurie që përfshin të gjithë personazhet dhe përfundon në tragjedi. BalerinëtSimona Deiana, Annalisa Cianci, Antonello Mastrangelo, Devis Rada, Barbara Pennavaria, Angelo Marotta dhe Michela Bruni treguan se nëpërmjet baletit mund të pasqyrohen, histori, ndjenja, emocione të jetës së përditshme. Gjuha e trupit arriti të përcjellë emocione në të gjithë publikun. Në spektakël morën pjesë përfaqësues të politikës dhe artit italian. Gjithashtu mori pjesë edhe Ambasadori shqiptar në Rome Z. Llesh Kola i shoqëruar nga përfaqsues të tjerë diplomatik.

Suksesi I mbrëmjes u pasqyrua në duartrokitjet e zgjatura në fund të shfaqjes. Ky spektakël është një sfidë për Leon Cinon, një rrugë e re, një performancë e pa vendosur më parë në skenë. Në të vihen re të gjitha proceset e kmomunikimit midis një femre dhe një mashkulli. Një femre që tërhiqet nga kënaqësi e përqafimit të partnerit dhe vihet në lojë duke shpikur levizjet e saja. Për herë të parë në këtë spektakël Leonin e shikojmë edhe në role të tjera si regjia apo drejtimi artistik.

Në një prononcim për AlbaniaNews Leon Cino tregon se ndoshta destinacioni i radhës do të jetë Tirana. “E kam menduar gjithmonë të çoj diçka që kam krijuar vetë në Shqipëri dhe ndoshta ka ardhur momenti” shprehet ai. Koreografia ishte e Alex Atzewi e Tania Matos, tashmë pjesë e ngushtë e rrugës artistike të balerinit të famshëm Leon Cino.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version