Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Parma: Binjakëzimi i parë ndërmjet shkollave shqipe të Diasporës Shqiptare

Nga Anila Kadija
20 Prill 2011
Në Kulturë

Në kuadrin e projektit të binjakëzimit të dy shkollave shqipe të Diasporës Shqiptare, më 16 dhe 17 prill 2011, u takuan në Parma të Italisë përfaqsuesit e shkollës “Scanderbeg Parma” të Italisë dhe “Naim Frashëri” Worcester të SHBA.

Një grusht dheu gjithmone me vehte për të mos harruar që flas shqip. Binjakësia e parë, ndërmjet shkollave shqipe jasht kufijëve të Shqipërisë, në Parma, Itali!Një ndër ato fundjavat që çdo njeri nga ne mendon ta kaloje sa më mirë. Këtu radhitja e ideve është e ndryshme. Një shëtitje në bregdet, duke parë që koha është e bukur dhe pranvera ka shpërthyer me të gjithë forcën e saj në një sinfoni të mrekullueshme ngjyrash, apo në një vend turistik në mal ku ka shumë liqene në këto zona me parqe. Apo në kënde lojrash me femijët, kënaqësi ideale për kohën e lirë të tyren, një ditëlindje apo një ndeshje futbolli shoqërore… një pafundësi mund të themi. Asnjëra nga këto nuk do të kishte përcjellur emocionin që jetuan fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës shqipe në Parma në datën 16 dhe 17 prill! Do të mund të interpretohej si një sakrificë ditore po të mos kishte egzistuar pasioni me të cilën ky grup i bukur familjesh e vlerëson motivin, që karakterizon të gjitha të shtunat e vitit kur i shoqërojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe “ Scanderbeg”, si një paralelizim rritjeje karakteriale dhe kulturore e fëmijëve të tyre. Do të mund të interpretohej si një sakrificë koha e mësueseve vullnetare, që sapo mbarojnë punën apo detyrat familjare, vrapojnë në klasë dhe ndajnë me fëmijët dashurinë e gjuhës së rrënjëve. Këtë tjetër detyrë shoqërore dhe kënaqësi njëkohësisht, me pasion, që shpesh i vendos edhe ato vetë në një banke prove. Pasion i ngjashëm edhe diku tjetër, në një sintoni të përbashkët me një tjetër shkollë shqipe, me të tjerë prindër dhe fëmijë, me të tjera mësuese. Po të së njëjtës dashuri asaj që Naimi i vjershëroi: “ guri i rëndë në tokën e vetë” ne mund të shtojmë: “mund të gjej përmasën e duhur edhe në tokë të huaj”!Do të kisha patur dëshirë të tregoja si në një rreportazh të vërtetë, pa retorikë gjuhësore se shqipia mund të përgjigjet me tonalitete të mrekullueshme po e trasmetove me të njëjtën vijë harmonike të të jetuarit, mekanizmin e bukur të bashkëpunimit që vihet në motor kur të gjithë lëvizin si bletë punëtore në stafetën e oragnizimit.

Një lidhje nga ato më të natyrshmet, kjo midis shkollës shqipe “ Sacanderbeg”, në Parma, Itali dhe ajo “ Naim Frashëri” e shoqatës kulturore, ne USA, Kombi. Një kontakt midis mësuesesh që kanë kuriozitit për një projekt të përbashkët. Në fund të fundit edhe se shkollat e gjuhëve kanë distanca gjeografike midis tyre kanë afërsi ideali. Po ideali! Ndoshta të tingëllon metaforike ta krahasosh sot jetën me ideale sempse vetëm dikur shoqëria kishte ideale? Nuk është e vërtetë, idealet egzistojnë gjithmone, ndoshta trasformohen në optikën njerezore, marrin forma ekzistenciale sipas kushteve, por nuk zhduken. Të jesh në timonin e një projekti vullnetar ku tema dhe idea shtrihen në të përditshmen e emigracionit konkretisht dhe vullnetarisht, aty ku janë filizat pra fëmijët, është një formë e mrekullueshme ideali. Shkolla e gjuhës tënde nga aty thurret rrjeta e komunikimit, njohjes, kuriozitetit. Barrikadë për indiferentizmin ndaj kulturës tënde.

Malpensa, avioni mbërrin me një orë vonesë…Alarmohemi se surpriza kishte një afat, një orar, atë të orës së mësimit 15.30. Shkolla fillon të mbushet me femijë. Janë të bukur si vetë pastërtia e shpirtit fëmijërorë. Vajzat me flokët e krehura si për festë, djemtë për çudi nuk mungojnë! Mësueset përgatisin materialet didaktive. Këndin e letrarit, me libra të shumtë për fëmijë, në gjuhën shqipe. Në një ambjent, përballe klasës ku do të zhvillohet mësimi i hapur, nënat përgatisin një banket. Zgjas kokën se më bënë kuroze tavolina, nuk kisha parë ndonjëherë një banket shkolle me mbulesa tavoline të punuar me grep dhe të qëndisur si e kishin zakon amvisat shqiptare. Më solli aromë duarsh punëtore, aromën e traditës time, aromë shtëpie. Aida, përgjegjësia e banketit nuk kishte harruar vazon me lule si dhe trëndafilat që përmblidhnin cepat e mbulesave. Të kuq si gjaku, si flamuri….si pasioni, si dashuria. U mrekullova dhe mbylla derën ti linja të punonin pa i trazuar. Dëshirë kishim të gjithë që surpriza e mësimit të hapur me mësueset që kishin mbërritur atë ditë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ishte shëmbullore. Ishin grumbulluar energjite se bashkimi bënë fuqinë thotë në projektet e saja gjithmonë shoqata “Scanderbeg”! Kështu ora e mësimit filloi, midis nesh drejtoresha e shkollës shqipe në USA, Worcester, Rezarta Reso dhe kordinatore Aurora Minga. Binjakësia e parë midis shkollave shqiptare të Diasporës. Një takim shumë i rëndësishëm i shkëmbimit të eksperiencës, të programeve didaktive, por mbi të gjitha të ndërhyrjeve dhe lidhjeve midis shkollave të gjuhës amtare shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

Prindër me buzëqeshje optimiste, mësuese të përgatitura, por mbi çdo gjë ,fëmijë të angazhuar në garën e diturisë. Duar që ngriheshin lart pa dyshimin më të vogël, fjalë që rridhnin në përgjigje pyetjesh, lexime pjesësh letrare, poezish dhe ushtrimesh gramatikore. U fol për jetën e përditshme, për një lidhje efektive midis nxënësve të të dyja shkollave, duke shkëmbyer në një të ardhme adresën e banimit, për të komunikuar duke shkruajtur në shqip me letra të thjeshta nga një kontinet në tjetrin. Ndoshta një ditë mund edhe të takohen dhe të flasin për këtë eksperiencë unike që i dhuroi shkolla shqipe. Nuk kishin kohë të shikonin njëri – tjetrin apo të flisnin për gjëra të kota siç ndodh nganjëherë në orët e mësimit kur lodhen. Normale, janë fëmijë! Nuk kishin kohë ta humbisnin se ishte koha e bukur e tyre e gjitha ajo që rrodhi për gjatë dy orëve të mësimit të hapur. Duart e Ronit, të Kiarës, të Aminës, të Xhesikës, të Kadifes, të Jorës, të Deborës…Xhevatit e kështu me rradhë. Sa duar të brishta që lidhën kohën për ta jetuar në emocionin e këtij takimi me prindërit që i dëgjonin pothuajse të hutuar nga kënaqësia që po provonin. Një falenderim, nga komuniteti shqiptar, mësueseve vullnetare të shkollës shqipe “ Scanderbeg”, Brunilda Hoxha, Edlira Ndreu, Elvira Lika, Alma Babamusta, Durim Lika, për këtë nismë kaq domethënese në themelet e një projekti afat gjatë të mësimit të gjuhës mëmë.

Argumenta të trajtuar: ParmaScanderbeg Parma
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Giustizia

Giustizia

Nëntor 2022
Eltjon Bida
PubMe
9791254582398
L’incrocio e l’abisso

L’incrocio e l’abisso

Maj 2022
Bashkim Shehu
Besa Muci
9788836292363
Il cercatore di luce

Il cercatore di luce

Tetor 2021
Carmine Abate
Mondadori
9788804737391
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}