Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Kali i bukur kroat – mbresë nga leximi i romanit të shkrimtarit Bozhidar Prosenjak

Nga Albania News
24 Shkurt 2011
Në Kulturë

Udhëtimi im për në Kroaci pati një si trokëllimë brenda meje, që më pas e kuptova, ishte trok i ëndërrt kuajsh. Ndoshta krijohej nga një ndjesi e hershme ballkanike të karvaneve që shkonin e vinin andej-këndej, kuajt e luftëtareve dhe të dasmave, statujat e tyre nëpër sheshe tani, hëna e vjetër dhe era gjithmonë e re dhe, s’e di me ç’magji, përtëriteshin në kujtesen time, madje në parakujtesë, aq sa dhe avioni me dha përshtypjen e kalit me flatra, Pegasit të mitologjisë. Po fluturonim mbi të.

Shkaku i vërtetë i kësaj përshtypjeje duhej të ishte letërsia, natyrisht, një pjesë e caktuar e saj, më saktë një libër. Teksa po mendoja se çfarë duhej të merrja me vete për të lexuar gjatë udhëtimit për në Kroaci, ç’mund të ishte e përshtatshme për në qiell, kur atje sipër jo gjithçka mund të lexohet dhe në këtë rast do të më duhej një libër që të ma bënte më të kuptueshëmdhe më të afërt vendin ku po bujtja, zgjodha romanin “Kali i egër” i shkrimtarit kroat Bozhidar Prosenjak, i botuar mbi 15 herë në vendin e vet, i përkthyer në shumë gjuhë të botës, edhe në shqip, i vlerësuar me çmime të ndryshëm, edhe ndërkombëtarë. Ai ka shkruar dhe libra për fëmijë, duke kërkuar kështu të përhershmen e pa moshë dhe të gjithkundshmen, poezi e tekste këngësh, vepra dramatike, gazetari, etj. I lauruar në Zagreb, por dhe në Paris, ai mbart shpirtin e vendit të tij dhe qytetarinë europiane. Prandaj dhe romani i tij “Kali i egër” është konsideruar si një ndër veprat më të mira të fundshekullit XX nga kritikë botërorë.

E dija që ai libër ishte më se toksor, ku personazhet e tij veprojnë në tokë të fortë, madje jo urbane fillimisht, larg aeroporteve, që, besoj, e kanë të vështirë ta kuptojnë se ka fusha të tilla, ku ngrihen dhe ulen qenie të stërmëdha, të ngjashme me shpendët gjigandë, dinozaur me flatra, se personazhet e atij libri u takojnë livadheve me bar, kullotave, pyjeve, shirave, që i përkasin paragjuhës, instikteve, janë ekzistencialë, kanë uri, harbime, teka, moskuptim, dyshime e frikë. Që të mos zgjatem, janë personazhe kuaj. Por që shohin si njerëzit dhe kanë atë shpirt. Aventura e tyre vazhdon. Nga luginat e kopeve të egra, kalohet në punën me karroca, nga liria e ashpër në jetën me gardhe, ku përvoja gërryen si një lumë, dy brigjet e së cilës janë bregu i së mirës dhe bregu i së keqes. Jeta e kuajve po u ngjan jetës së njerëzve, të cilët dhe këta të dytët ashtu si kuajt janë të ngarkuar me halle toksore. Aventura pastaj sikur i largohet edhe më, jo vetëm qiellit, por edhe tokës, kalon nëntokë, në një minierë, ku mbartin mineral si në terret e burgut a një lloji ferri i njohur. Liria vjen prapë, miqësi e dashurira, triumfe të shpirtit dhe më në fund gropa e vdekjes… që të çon në qiell.

Dhe unë nuk u mëdysha, mora që të rishoh pikërisht romanin “Kali i egër”, se libri, kurdoqoftë i botuar, bëhet rishtar në çastin kur e shfletojmë, teksa isha dhe vetë në qiell dhe retë m’u shndërruan në kope kuajsh hyjnorë. Kali-personazh nuk ndiehej i huaj në hapësirat qiellore. Se autori jo vetëm që e kishte veshur me vetitë e njerëzve, duke ruajtur nën lëkurë gjendjen parake, por aty ndieje fatet njerëzorë, dëshirat, ambiciet, thyerjet, zhgënjimet, etjen për jetë, për mirësi e harmoni, zënien rob si shka i guximit duke kaluar tek çështjet shpirtërore dhe shpirti dihet, ka si shtëpi të veten a stallë vetë qiellin.

Nëse shohim se te kuajt ka një si njerizim, s’është vështirë ta kuptojmë alegorinë se edhe tek njeriu shpesh ka mbetur kafsha, egoizmi bëhet sundues si instinktet dhe, kur merr ngarkesa negative, kthehet në rrezik. Dhe shpiken grackat, pabesitë, dhuna, puna e detyruar, lidhja e gjallesave. E përditëshmja kacafytet në rivalitetet mizore, ku shumëçka të shpallet kundër. E keqja bëhet normale. Por kjo nuk është normale. Ky romani e jep këtë shqetësim. Madje na tregon se ka dhe duhet të ketë dhe një tjetër jetë, e begatisë dhe e virtyteve, e dashurisë dhe e përkushtimit, e bashkëpunimit dhe kompromisit mes gjallesave, edhe në mos qofshin njerëz, me kuptimin e qënësisë. E gjitha kjo e shpalosur me një gjuhë poetike, ku përzihet e thjeshta me sentencën, e qarta me alegorinë. Përkthyesja e librit të tij në shqip Dorotea Kerni, bashkëshortja e balerinit të njohur Ilir Kerni, tashmë në teatrin e Baletit në Zagreb, por dhe mbesë e shkrimtarit Vath Korreshi, siç duket ka mësuar nga të dy këta mjeshtra, familjarë të saj, që lëvizjen e bukur dhe ngrohtësinë e fjalës të dijë t’i përçojë me sukses në përkthim, ku vazhdimisht të ndjek një si vrap kuajsh.

Romani bën apel për zbutjen e përbashkët, universale: që parakja të dytësohet, ovulim patjetër, me qëllim që e vrazhdëta të neutralizohet, të mos jetë as te egërsirat dhe njeriu ndërkaq ta ruajë natyrën e vërtetë tek vetja, të jetë i natyrshëm, ta dojë lirinë e mbi të gjitha të dijë ta ushtrojë. Dhimbje për jetën, jo vetëm për atë tënden, por e kujdoqoftë – dhe jeta është jo vetëm nën lëkurë njeriu, por dhe dhe nën lëkurë kuajsh e kafshësh të tjera, – është një mësim i përjetshëm. Një shkrimtar tjetër i shquar, ballkanas dhe ai, nobelist, thoshte pak a shumë se një ditë pa dhimbje është ditë e pa jetuar. Shkrimtari Bozhidar Prosenjak me “Kalin e egër” ka shkruar një himn për jetën, ku ndjehesh centaur, gjithmonë gjysma jote është tjetër gjë, duke e pasuruar traditën botërore me libra ku personazhe janë përzgjedhur kuajt apo qentë e macet e kaprojtë, shpendët e pemët e deri edhe sendet, etj., se njeriu nuk është i mjaftë, kur në fakt gjithçka pasuron njeriun, aprovon atë në univers. Po kështu marrim dhe porosinë e vështirë të përshtatjes dhe të shoqërizimit, por të mos humbur gjithsesi vetveten. Pra një popull me individë. Kjo është e vërtetë. Dhe sipas shkrimtarit, e Vërteta është një aventurë dhe çdo shpirt njerëzor është i etur për të. Ndërkaq avioni ishte ulur në tokë. Kisha mbërritur dhe shiu ndriste si jele të lagura kuajsh. Kisha ndjesinë se do të më prisnin me pajton. Dhe nuk m’u duk se po vija për herë të parë këtu, sikur kisha qenë dhe herë të tjera. Një kalë i çuditshëm e kishte sjellë këtë peizazh shpirtëror më parë tek unë. Dhe një njeri me emrin Bozhidar Prosenjak e kishte nisur me kohë, ashtu kuturu, teksa era vërshëllente si të ishte fishkëllima e tij.

Argumenta të trajtuar: Visar Zhiti
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Testimoni di una tragedia

Testimoni di una tragedia

Prill 2021
Sokol Jakova
Altromondo Editore
9788833301907
Bugiardo Occidente

Bugiardo Occidente

Qershor 2021
Arbër Leba
Castelvecchi
9788832901979
Grande Padre. Viaggio nella memoria dell’Albania

Grande Padre. Viaggio nella memoria dell’Albania

Shtator 2022
Christian Elia
Milieu
9791280682253
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}