Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Der Albaner – Shqiptari

Darien Levani
3 Dhjetor 2010
Në Kulturë

Me në fund një film shqiptar që mund të shikosh pa qënë i detyruar të provosh një farë keqardhje e mëshire. Jo sepse personazhet nuk janë të atille, por sepse nuk lënë vend për mëshire.

Në radhë të parë, Der Albaner të bën të mendosh për filma të tjerë. E habitshme, por është kështu. Të shikosh një film të bërë kaq mirë, të vjen të pyesësh veten se çfarë i mungon kinemasë shqiptare? Pse nuk arrin të bëjë histori të tilla? Me gjithë respektin për Naber, regjisorin gjerman që ka shkruar e drejtuar Der Albaner, si ka mundësi që një regjisor mesatar i huaj, të bëjë një film që është ku e ku me gjithçka që është prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. E po flasim gjithmonë për një film me buxhet të ulët-mesatar.Unë një përgjigje e kam, edhe pse s’më pëlqen. Ndoshta duhet të dorëzohemi, thjesht kaq. Të pranojmë që edhe pse ne kemi aktor shumë të mirë, nuk kemi një klasë regjisore të aftë të shpjegoje çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Ndoshta në një botë si ajo shqiptarja, ku mediokriteti kulturor është i inkurajuar e i lavdëruar, asgjë e tillë nuk mund të prodhohet.Se në fund të fundit, edhe kështu shkruhet historia e një vendi. Me filma, me libra. Aq saqë ndonjëherë edhe historinë e njohim nga filmat. Kush është Çerçiz Topulli i vërtetë? Çerçiz Topulli apo Timo Flloko? Po, edhe kinemaja shqiptare i ka trajtuar deri diku temat delikate që kanë ndryshuar atdheun. Por, kush e di se pse, çelësi i interpretimit sipas kinemasë shqiptare duhet të jetë gjithmonë intim, familjar. Që llogaritë bëhen kur kthehesh në shtëpi e ulesh me nusen. Që vuajtja është vetëm ajo e librave të fëmijëve. Se në fund të fundit edhe Letra erës, këtu ndalet. Që bota është bardhë e zi ne jemi nga një anë a nga ana tjetër e nuk ndryshojmë dot pozicion. Der Albaner jo. E ndoshta mund t’ju flas vetëm për titullin pa u futur fare në film për të shpjeguar gjithçka. Se ça është “Der albaner” e dinë mirë të gjithë ata emigrant që s’janë më Arbër Arben Agron Gentian po thjesht “Der albaner”. Se as emri s’është i rëndësishëm, as historia personale, thjesht një mënyrë identifikimi të thjeshtë që ka të bëje me vendin nga vjen. Shqiptar. Pse është gjeniale kinemaje? Sepse duke treguar një histori t’i tregon të gjitha. E ndaj edhe filmi quhet Der Albaner.

Der Albaner tregon historinë e një çuni shqiptar nga fshatrat afër Bajram Curri i cili, për një çështje sentimentale që përzihet me çështje nderi mes familjesh e mizerje ekonomike, detyrohet të braktisi Shqipërinë me premtimin e sakte që kthehet sa më shpejt me një shumë të madhe parash që duhet për të riparuar demin që ka bere. Si mijëra të tjera para a mbrapa tij, do marri një rruge klandestine në një dhe të huaj. I vendosur të mos ndalet para askujt e asgjëje: legale a ilegale qoftë. Kaq është filmi, këto 5-6 rreshtat e mësipërm. Ajo që ndryshon e që dallon Der Albaner nga shumë filma të tjerë është thjesht ndershmëria me të cilin trajtohen disa tema të rëndësishme që kinemaja shqiptare s’ka trajtuar kurrë apo i ka dribluar me forcë kur ka mundur. Në fund të fundit Der Albaner e Lamerica, dy filma brutal mbi Shqipërinë janë xhiruar nga regjisor të huaj.

Der Albaner, midis të tjerave, konfirmon një fakt që tashmë mund ta quajmë të sigurt: zotësinë e rritjen profesionale të aktorit kryesor,Kreshnik Xhelilaj. Pa qënë një aktor i jashtëzakonshëm, Xhelilaj për momentin është me siguri një aktor shumë i mirë që jep shpresa për të ardhmen.


Per me shume: http://albacinema.blogspot.com/

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025
Immagine Di Copertina

Tirana. Un successo la presentazione del libro di Verga all’IIC

16 Maj 2025

Librat më të fundit

Il pandemonio

Il pandemonio

Korrik 2023
Çlirim Muça
La Vita Felice
9788893467483
Il segreto della lingua albanese

Il segreto della lingua albanese

Janar 2024
Idlir Toci
BookSprint Edizioni
9788824996624
Albania su Lonely Planet

Albania su Lonely Planet

Maj 2023
Piero Pasini
EDT/Lonely Planet
9788859256151
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali