Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Besa: The Promise – Shtëpia është e Zotit dhe e mikut

Nga Rita Calebotta
3 Tetor 2010
Në Kulturë

Ermali është ulur përballë meje në një pasdite verore, marrim nga një aperitiv për t’u freskuar e mbushur me frymë dhe unë zhytem në dëgjimin e historisë së tij që flet për personazhe shqiptarë, bullgarë, amerikanë e ndërthurrjet e jetëve të tyre që nga vitet ‘40 deri në ditët e sotme.

Është viti 1943, dita e fundit e Agjërimit per myslimanët e Tiranës. Rifat Hoxha, herët në mëngjes, drejtohet për në pastiçerinë e tij që ndodhet pranë shtëpisë.

E pret shumë punë atje: ëmbëlsirat e tij pëlqehen shumë në zonën përreth. Për më tepër është ditë feste për të dhe familjen e tij, të gjithë myslimanë të devotshëm, një ditë e veçantë për të harruar për pak orë luftën dhe fatin e panjohur të vendit së tij.

Është periudha e kapitullimit të Italisë fashiste dhe pushteti i ka kaluar Gjermanisë naziste. Befas në hyrje të pastiçerisë shfaqet një zotëri i shoqëruar nga një grua e re dhe një fëmijë rreth moshës gjashtëvjeçare.“Unë vij nga Bullgaria, quhem Nissim Aladiem, kjo është gruaja ime Sara së bashku me tim bir Aron – thotë me zë të druajtur – ne jemi hebrenj; do të merrnim anijen nga Kavaja për t’u shpëtuar barbarive që kryejnë në tokën tonë, por humbëm anijen. Gjuhën tuaj nuk e flasim e nuk njohim askënd këtu. Një prej policëve të portit, nuk më kujtohet emri, më këshilloi të vij këtu, sepse ju flisni gjuhën maqedonase e ndoshta mund të kuptohemi”.

“Hyni brenda, hyni”, janë fjalët që Rifati zemërmirë shqipton duke ulur qepenat e dyqanit e u premton atyre njerëzve të pambrojtur që do të gjente mënyrën për t’i ndihmuar.

Me të njëjtën forcë shpirtërore që mposhti frikën e natyrshme per pasojat e aktit të tij dashamirës, Rifati arrin të gjejë një strehim të përshtatshëm e larg syve të të tjerëve për familjen Aladiem. Çiftin e strehon tek disa të afërm në fshat, ndërsa fëmijën e tyre e mban në shtëpinë e tij. I vogli Aron ndjek çdo ditë nga pas Rifatin dhe gruan e tij Fejzien si të jetë djali i tyre.

Dorë për dorë për gjashtë muaj rrjesht, dorë për dorë kur shkojnë në dyqan, dorë për dorë nëpër rrugët e Tiranës ku vogëlushi përballet me situatën tragjike të kohës, por ruan kujtime të paqme.

Pas gjashtë muaj, familja Aladiem përpiqet për t‘u larguar drejt Izraelit.

Gjithçka duhet bërë pa rënë në sy, duhet të lenë përshtypjen sikur janë vendas, të mbajnë të fshehtë besimin dhe zakonet e tyre: mundimi i fundit para nisjes drejt lirisë. Të forta janë dhimbja e ndarjes, mirënjohja, dashuria. Asnjë prej emocioneve të përjetuara në çastin e ndarjes mund të përshkruhet me fjalë, ndihet përbrenda dhe na rrënqeth edhe ne spektatorëve.

Para përqafimit të fundit Nissim i beson mikut te tij Rifat Shkrimet e Shenjta Hebraike nga frika e kontrolleve gjatë udhëtimit te tij. Sipas zakonit, këto tekste kalojnë nga babai tek i biri, ditën e martesës së tij, prandaj kanë një vlerë të paçmuar. Rifati i premton që do t’i ruajë me kujdes dhe mban premtimin për gjithë jetën, në pritje për ta çuar deri në fund fjalën e dhënë mikut të tij.

Pas luftës, në Shqipëri vendoset diktatura komuniste e vendi izolohet nën kontrollin e një regjimi të hekurt. Shumë të pakta janë letrat që dy familjet arrijnë të shkëmbejnë. Rifati di vetëm që ata janë vendosur në Izrael e që janë mirë: asnjë lloj lajmi tjetër e shumë pak të vërteta për të mos rënë pre e e çensurës partiake. Vitet kalojnë, e tashmë Rifati është i moshuar e i munduar nga jeta, por nuk harron fjalën e dhënë mikut të tij Nissim. Tashmë i takon të birit Rexhep ta mbajë premtimin.

Besa trashëgohet nga babai tek i biri si detyrim e si nder. Për shumë vite, Rifati e ka mbajtur brenda vetes këtë sekret pa folur një fjalë me të birin që sot e sheh veten ambasador të vullnetit të të atit, plotësisht i sigurtë në mbajtjen e fjalës së dhënë nga i biri.

Besa Rexhep Ermal
Rexhep Hoxha dhe djali i tij Ermal në Murin Perëndimor në Jeruzalem.

Vitet kalojnë.

Rexhepi martohet e jeta i dhuron një djalë, Ermalin. Në Shqipëri bie regjimi komunist dhe vendoset demokracia edhe pse akoma e brishtë. Kufijtë hapen dhe realiteti shqiptar ndryshon vazhdimisht. Gjatë kësaj kohe Rexhepi nis përpjekjet e para në kërkim të Aron Aladiem-it përmes internet-it por i drejtohet edhe një shoqate që ruan dokumentime për familjet hebraike në Shqipëri.

Për shumë vite kërkimet e tij nuk japin rezultat, por fati deshi që para tre – katër vitesh të mbërrinte në Tiranë fotografi amerikan Norman H. Gershman në kërkim të informacioneve për familjet që kanë strehuar hebrenjtë në rrezik. E drejtojnë menjëherë në shtëpinë e Rexhepit ku njihet me ngjarjen e veçantë dhe prek me duart e tij librat fetarë ruajtur me aq kujdes nga familja Hoxha.

Normani premton t’ i ndihmojë në gjetjen e Aronit. Pak ditë më pas, Rexhepi thërret të birin, Ermalin, që studion për arkitekturë në Itali e i kërkon ta shoqërojë në udhëtimin drejt Izraelit për t’i dorëzuar Shkrimet e Shenjta Aron Aladiem-it.

Aventura e tyre e pabesueshme përmblidhet në dokumentarin “Besa: The Promise”, xhiruar në Bullgari, Shqipëri, Izrael dhe SHBA me dëshmi e filmime të fakteve kaq të veçanta historike.

Për të ditur nëse tre Librat e Shenjtë i janë dorëzuar pronarit të ligjshëm nuk na ngelet veç të presim me padurim shfaqjen e dokumentarit.

Në listën e “shteteve të drejta ndër kombet” bën pjesë dhe Shqipëria, falë njerëzve dhe enteve që gjatë Luftës së dytë botërore kanë marrë shpëtuar nga gjenocidi qindra hebrenj, shpeshherë duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Shumë dokumenta të fshehura gjatë regjimit komunist që janë nxjerrë në dritë pas rënies së tij, dëshmojnë këtë akt të humanizmit shqiptar që mbështetet tek Besa, një kod moral i fjalës së dhënë dhe respektit ndaj vlerave të mikpritjes e mbrojtjes së njerëzve të pafajshëm e të kërcënuar. Jane këto arsyet përse dymijë hebrenj shkuan në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore për t’u strehuar prej rrezikut nazist.

Një falenderim të përzemërt Ermal Hoxhës, Christine Brahmi Romero e Rachel Goslins!


Artikull i botuar në italisht në Albanianews më datë 22 shtator 2010 . Përkthyer në shqip për Albanianews nga Viola Kaltra.

Faqja web: Besa, The Promise

Argumenta të trajtuar: Besa
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Il mercato della salute in Albania

Il mercato della salute in Albania

Dhjetor 2022
Sapienza
9786205470657
Sognando le stelle dello sport

Sognando le stelle dello sport

Janar 2021
Agim Gruda
9798697047583
La valle dei bambini perduti

La valle dei bambini perduti

Tetor 2022
Artur Nuraj
Marsilio
9788829711239
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}