Viva World, në “Festivalin internacional të të rinjëve” në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Scanderbeg” dhe Bashkine e qytetit te Parmes, festojne me ngjyra folkloritike njëqind vjetorin e Nënë Terezes!
Langhirano 29 qershor – Parma 31 qershor, qytete dhe data që mikpritën grupin e Gjeorgjisë, Rusisë dhe Shqiperisë në këtë festival ngjyrash dhe kostumesh.“ 27 vite histori, si fillim grupi “Viva World” u quajt “Barilla”, i krijuar në Piancenza, me motivim sportiv dhe më vonë edhe artistik” thote Carlo Devote entuziast. Një eksperiencë e veçantë e folklorit popullur, të vendeve që janë të ftuara, një herë në vit në zonën Emigliane. C’do grup sjell si ne pajë, në dasmën e tijë, tematikën kulturore dhe ja transmeton të tjerëve. E motivojmë këtë atmosferë si një mision shkëmbimi, paralelizmi artistik dhe jo konkurim të mirfilltë. Nuk ka çmim individual, pasi ndividualiteti sjell tension, këtu mbizotëron idea: “Lëviz trupin tënd dhe zgjero horizontin” vazhdon Carlo Devote organizatori kryesor i aktivitetit “Festival internacional i të rinjëve.”Dhe kjo funksionon shumë mirë pasi në folklor mbizotëron gustoja personale e publikut, nuk mund te bësh vlerësime individuale në një skenë ku shijohen ngjyrat apo nuancat e levizjeve, nuk je arbitër i ushtrimeve të mirfillta artistike si mund të konsiderojmë një konkurs të gjimnastikës ritmike, apo artistike, apo zhaner të tjerë që kanë kufijë vlersimi teknik. Në këtë festival, kaq domethënës, janë të perfshir 43 shtete dhe për ç’do vit të ftuar në Itali 7 prej tyre. Në komleks tre muaj në verë dhe dy javë për ç’do turn. Në këtë periudhë, në skenën e festivalit, u ngjit Shqipëria e përfaqësuar nga shkolla artistike, akademia “ Robert Radoja”. “Bashkpunimi ynë me vendin e shqiponjave ka filluar qysh ne 1999. Përse është zgjedhur Shqiperia? Për faktorin që ka një komunitet të jashtzakonshëm emigrues këtu dhe se folklori shqiptar ka rreflekse të motivuara zonash që e bëjnë të larmishme spetaklin. Eshtë patur parasysh, në zjedhjen e grupeve dhe të vendeve që perfaqsojnë profilin folkloristik, aspekti i nivelit ekonomik. Këtu qëndron edhe suksesi i këtij momenti. Sepse investon mbi një thesar kulturor i cili eshte më i pasur në vendet e varfra se ato të pasura. Nuk mund të gjesh folklor në Francë, apo në ndonjë vend tjetër me standart të lartë, sa mund ta gjesh p.sh në Gjorgji, Shqipëri etj. Mjafton të futesh në optikën e shfaqies, me syrin vëzhgues të një fotografi, apo me veshin e prehur të një dashamirsi të thjeshtë dhe skena të mbështjell në një vello nuseje si shallet e bardha dardhare. Eshte nje ylber natyror!» perfundon Carlo. Poziconohem në një qoshe duke vëzhguar edhe lëvizjet e prapa skenës. Janë vajza e djem të moshave nga 7 deri ne 14 vjeç. Me bënë përshtypie si ndihmohen mes tyre edhe kur ndërrojnë kostumet. Janë nga vende të ndryshme, nuk dinë gjuhen e njëri – tjetrit por kuptojnë artin e tyre. Një urragan rinie me impulse patosi. Rritëm i mrekullueshëm në vallet Gjorgjane. Që kanë shumë forcë dhe përçojnë nganjeherë edhe tencion luftarak…..si thote edhe korografi i ketij grupi. “Eshtë forca e natyrës së historisë sonë”! Sorkallet e Shqiperisë kanë një profil më elegantë. E lexon në hijeshinë e kostumeve të bukura që rradhë pas rradhe bëjnë sfilatën e zonave të ndryshme. Në qoshe të skenës arkitektia muzeale, kështu është një korograf për mua, e talentuara Lindita Kaimi. Eshtë për tu adhuruar mënyra profesionale me të cilën i ndjek me sy, hap pas hapi, lëvizjet e grupit në skenë. Dikush i afrohet, kërkon ndihmë ti rregulloi shaminë apo ti vë në flokë një karficë dhe ajo me durim i rregullon kornizën e bukurisë këtyre vajzave si shtojzavalle. Pastaj me shdërvjellësi i ndjek nën rritmin e valles që fillon. Aty e gatshme të bëjë një shenjë, hap korogrofije, apo lëvizje që nuk shkon.“Nuk është e lehtë sepse kërkojnë të gjithë të njëjtën vëmendje. Por për ç’do herë që kemi këto kënaqësi ja vlen lodhia se shpërblehet në duartrokitje, ne besojmë në talentet e shkollës sonë “ thote ajo me sytë që i shkëlqejnë si feline ” Eshtë ç’do skenë që me jep dhe më transmeton kënaqësinë e punës që bëjë si korografe por ajo që më emocionon më shumë është saxhio qe zhvillohet ç’do fund viti ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit ku unë dikur kam kercyer edhe vete. Eshte si stafetë kjo gjë, dje hidhnja hapat unë… sot i mesoj lëvizjet e të madhit Panajot Kanaçi këtyre balerinëve me talent”Dhe vërtet një faun që të mrekullon me lëvizje harmonike janë vajzat me kostume e bukura. Ngjiten në skenë mrekullitë e ngjyrave të valles së Tropojes, Dropullit, Festë të madhe ka sot Shqiperia. Valle të vlerësuara me çmimin « Gjerdani i artë” në France, te korografit Panaiot Kanaçit. Ashtu si vallija arbëreshe apo ajo vlonjate ku fustanellat rrotullohen në harqe margaritarë dhe me lëvizje dinamike toke. Polivalente, i motivuar, i talentuar ky grup për vetë faktin e larmisë edhe të korografive, që nxjerrin në pah një punë kolosale, që zhvillohet në këtë shkollë prej vitesh. Do të kisha dëshirë ti përmendia të gjithë me emer dhe mbiemër por pambundësia është reale. Shikoj tek vallëzon me shaminë e ngritur si në një baçe me manushqe, me veshiet lejla të Camerise, Rexhina Sinani. Apo nën ritmin që të lë pa frymë, në atë Spanjollen, Emanuela Velaj. Të thithin si manjet, këto lëvizje, se korografia Lindita ka vënë pasionin aty.
Në mbarimin të shfaqjes një dipllome e merituar nga Kryetari i Bashkise së qytetit të Langhiranos, komunitetit shqiptar dhe artistëve të rinjë që e përfaqësuan atë. Një grup itillë i denjë të përfaqesoj folklorin shqiptare, në një festival i tillë, pati përkrahjen dhe lidhjen fillestare nëpërmjet drejtorit artistik të shoqates Scanderbeg korografit Albert Bekja si dhe me kemengulien e veçante të oraganizatorit të ngjarieve Durim Lika. “Patem përsëri probleme me vizat” më thote Durimi në një shperthim duartrokitieje entuziaste “Ambasada Italiane nuk i aprovoi vizen tetë femijëve për arsyje ekonomike familjare. Bëmë të pamundurën si shoqatë! Kemi jetuar emocion ndërkohë që trageti ishte nisur dhe këta femije momentin e fundit arriten ta merrnin vizën. U shoqëruan nga një varkë që arriti tragetin pak në distancë nga porti. Grupi duhet te ishte i gjithi dhe ashtu u be!Në ketë atmosferë të bukur feste duke kujtuar figuarën, me rastin e njeqind vjetorit të lindies, së nënë Terezës ndjehemi të gjthë të elektrizuar nga atmosfera e bukur që po na dhuron ky grup” Me emocionoi ky fakt dhe tek po mbyllej mbremja që na dha kaq kënaqësi, në një shtrëngim dore me drejtorin artistik të shkollës, Thanas Gega, më erdhi natyrshëm ta pyesnja nëse i ndihmonin talentet që nuk kishin mundësi ekonomike të paguanin këtë shkollë. “Kjo është një qëndër kulturore dhe shkollë artistike e përgjithshme. Kuptohet që në mesimdhënie kemi profesioniste. Nuk meson vetëm baletin me zhanre të ndryshme por edhe shumë instrumenta muzikorë. Duke qënë unë një instrumentist i dikurshëm i dipllomuar në muzikë kuptoj mirë se ç’do të thotë pasion dhe talent për artin. Ndaj bëjmë të pamundurën që ti japim shtysë pozitive me të gjitha mundesitë që kemi edhe kujt nuk ka një pozicion ekonomik të mirë në familje. Pozitive fakti që është një shkollë ku diplloma njihet me liçencë shtetërore si nga Ministria e kulturës ashtu edhe ajo e arsimit ».
Eshtë bukur kur dëgjon fjalë të tilla se arti që perçon folklorin, siç e nënvizuam në fillim të ketij rreportazhi, është lidhje e vazhdueshme e një tabani popullor, kontribut në vlerë njerëzore.