• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Torino: fjalë dhe muzikë nga toka shqiptare

Nga Redazione
24 Prill 2010
Në Kulturë
0
ShpërndaCicëro

Ditën e Martë, datë 27 Prill 2010 në orën 18.30, në Mood Libri & Caffè në Via Cesare Battisti, 3/E, Torino do të zhvillohet mbrëmja artistike “Fjalë dhe Muzikë nga Toka Shqiptare”.

Programi parashikon leximin e pjesëve të zgjedhura të autorëve shqiptarë, që kanë botuar libra në gjuhën italjane, nga ana e të rinjve shqiptare që jetojnë në Torino dhe i përkasin brezit të dytë të emigracionit. Leximet do të shoqërohen me muzikë të autorëve shqiptarë dhe të huaj të ekzekutuar nga artistet Eriola Gripshi (violë) dhe Lizabeta Soppi (violinë). Gjatë mbrëmjes do të prezantohen për publikun e pranishëm edhe disa poezi të pabotuara të shkrimtarit të ri dhe të talentuar torinez me origjinë shqiptare Edvin Kukunja, nga vetë autori. Veprimtaria zhvillohet në kuadër të manifestimit INTEGRIMI NUK BIE NGA QIELLI (L’INTEGRAZIONE NON PIOVE DAL CIELO) organizuar nga Instituti Goethe në Torino,Bibliotekat e Qytetit të Torinos, Bashkia e Torinos, shoqata “Il Nostro Pianeta” dhe partnerë të tjerë. Nisma zhvillohet me mbështetjen e Regione Piemonte në kuadër të Y-our time/Torino 2010 Kryeqyteti Europjan i të Rinjve. Programi i mbrëmjes-Prezantimi i mbrëmjes nga Vatra, Il Nostro Pianeta dhe Bibliotekat e Qytetit të Torinos-Lexime të pjesëve të zgjedhura nga veprat e shkrimtareve shqiptare Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi-Duet violinë-violë nga Eriola Gripshi & Lizabeta Soppi: Sonata e Arcangelo Corelli-t: grave, andante, adagio, corrente, gigaCesk Zadeja: “Zoga dhe Shpendi” -Prezantimi i poezive të shkrimtarit Edvin Kukunja Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare VatraVatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë. Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qëndrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë. INTEGRIMI NUK BIE NGA QIELLI Integrimi i të rinjve të huaj është një sfidë e madhe për të ardhmen e të gjitha shteteve europiane. Të paktën një e treta e të rinjve që jetojnë sot në Europë vjen nga familje të huaja. Organizimi demokratik i formave dhe mënyrave të aksesit ndaj dijes dhe kulturës është aspekti më i rëndësishëm i këtij procesi, që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë. Biblioteka publike është një nga institucionet demokratike më të rëndësishme të dijes. Po në c’mënyrë mund ti përgjigjet ajo sfidave të reja që vijnë nga njëra anë nga teknologjitë e reja të prodhimit dhe të përcjelljes së njohurisë dhe nga ana tjetër nga rritja e diversitetit kulturor? Si mund të bëhet biblioteka një vend integrimi mes brezave dhe kulturave? Cfarë roli i përket fjalës, shkrimit dhe leximit? Kjo nismë ka si synim ti japë përgjigjje këtyre pyetjeve përmes mundësimit të përballjes me njëra tjetrën të disa përvojave europjane. Do të prezantohen dhe do të diskutohen praktika sociale dhe artistike, si edhe politika ndërkulturore brenda dhe jashtë bibliotekave, që i shikojnë të rinjtë jo vetëm si objekt, por mbi të gjitha si protagonistë të integrimit të mundshëm.

Per info:Benko GjataCel. +39 339 3376951E-mail [email protected]

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Gruaja Shqiptare

Besa e Kostandinit

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version