Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Shqipëria nën çizmen italiane

Albania News Nga Albania News
12 Prill 2010
Në Kulturë

Duçja nuk qetësohet gjatë gjithë udhëtimit për në Kalabri. Asgjë nuk shkon mbarë. Autoparlantët janë rregulluar keq, manifestuesit jo dhe aq spontanë sa duhet, dhe jo aq të ngrohtë sa duhet. Eshtë i nevrikosur dhe shtyn njerzit që e rrethojnë.

– Kush është ai idiot që ka bërë këtë llaç, bërtet në momentin që vendos gurin e parë, është tmerrësisht i hollë ; dhe derdh një lumë të sharash mbi Alfierin të zbehur e të bërë dyllë…Dhe kjo gjendje vazhdon që kur Geringu mëshon me të gjithë peshën e Gross Deutschland-it mbi skeletin e gadishullit. Ai është me të vërtetë i mërzitshëm. Gjermanët i konsiderojnë urdhërat e tyre gjermanë si një të mirë për popujt që pranojnë të përfitojnë nga drejtimi shkencor dhe i harmonishëm berlinas. Kjo mirësi po fillon që t’i ngjajë si shumë kalimit nën çizmen prusiane. Po Italia, a nuk do të kthehet dhe ajo më vonë pjesë e hapsirës vitale gjermane?Duçes i prishet humori dhe më keq.

I duhet me çdo kusht një shpërblim spektakular.

I telefonon Çianos.”Dhëndrri” është i kënaqur nga vetja- Shqipëria është një gjah që nuk do t’i shpëtojë shqiponjave romake. Hija e tyre sillet prej vitesh mbi atë vend, shprehet me zë të lartë Çiano duke parakaluar përpara portreteve të tij të panumërta dhe besnikut të tij Starace, me monoklin e vendosur me kujdes në syrin e djathtë.“S’ka shumë që anglezët janë njohur me traktatin tim sekret me Stojadinoviçin. Me t’a përfunduar atë do të përmbush kështu një vepër që do të shënohet në historinë e Italisë fashiste. Duçja është gati të pranojë argumentat e mia. Dhe Geringu më në fund, po fillon që të më marri në konsideratë, shton ai i shpenguar.” Berlini e ka të qartë se çfarë përfaqësoj. “Larg nga Duçja dhe Geringu, ai fillon që të gjejë sigurinë në vetvete përpara dështimeve të tij berlineze dhe polake.

Pastaj ndalon papritur, dhe të dy bashkëpunëtorët e tij, ngrihen menjëherë për të përshëndetur mbrritjen e Edda Çiano-Mussolinit, që dridhet akoma nga emocionet.- Ka një gjysëm ore që takova atasheun ushtarak gjerman…Starace rregullon monoklin e tij.- Ai më njoftoi se me 12 mars në orën 9, Zogu kishte pritur në Tiranë një delegacion të formuar nga njëmbëdhjetë bajraktarë. Ata i kërkonin burrit të Geraldinës që të prishte traktatin me ne dhe të bëheshin ” të pavarur “. Çiano i dashur, po afrohet momenti që të marrësh fluturimin…- Shumë mirë, thotë Starace. Vetëm kujdes. Ju e njihni Duçen më mirë se unë. Pa akordin e prerë të Geringut ai s’do të bëjë asnjë veprim. Dhe unë po ashtu kam besim: është punë ditësh. Që kur Geringu shikon përpara dritares së tij në San Remo Warspte-nin, ai nuk qetësohet. Tani ai e di se i duhet mbyllur Adriatiku anglezëve për sa kohë që nuk kënaqen së parakaluari.- Po jugosllavët? pyet Edda menjëherë e shqetësuar.- I kam parashikuar të gjitha, i përgjigjet Çiano, me mburrje. Sipas marrëveshjes me Stojadinoviçin, do t’i jap atyre Shkodrën dhe fshatrat përreth, sigurisht duke ruajtur për ne të gjithë bregun dhe dy të tretat e vendit. I mbetet që të përmbajnë veten se ndryshe…TiranaNë vilën e vogël, të rrethuar me kopshte dhe që e quajnë në mënyrë pompoze “Pallati mbretëror”, presin me shqetësim dhe shpresë një ngjarje të lumtur: lindjen e një trashëgimtari apo të një trashëgimtarje të dinastisë më të re të botës.

Por mbreti Zog është dyfish i shqetësuar. Edhe për familjen e tij, edhe për fronin e tij. Punët me Italinë shkojnë keq. Ai i njeh tashmë planet e ndarjes së mbretërisë së tij, vendit të lashtë të bijve të Shqipes që askush deri tani nuk ka mundurt’i nënshtrojë.Vendi ka rënë në një lloj përgjumje. Mirditorët, malësorë të vrenjtur dhe krenarë, Kelmendasit, ezmerë e të dhjamosur, Dukagjinasit, të thatë e asketikë me sy blu si të skandinavëve poshtë çallmave shumëngjyrshe, bisedojnë me qetësi në pazar. Dy arteret kryesore, bulevardi Zogu i I dhe bulevardi Musolini që të çojnë drejt stacionit të Radios dhe drejt aerodromit, janë pothuajse të zbrasur.

Papritur, zhurma e një avioni e bën Zogun që të lëvizë. Mbreti shkon menjëherë drejt dritares. Një Caproni i Ala Littoria-s, kompanisë italiane që zotëron për tridhjetë e pesë vjet monopolin e komunikacionit ajror të vendit të Shqipes, bëhet gati të ulet.

Në aerodrom, mekanikë nga Torino shpejtojnë përrreth avionit, nën vështrimin admirativ dhe vëzhgues të dy xhandarve shqiptarë. Një burrë i gjatë me tipare energjike, por me një vështrim të pakapshëm, po zbret. Eshtë Sereqi, ish ndihmësi i mbretit, i cili, që prej 24 marsit, bën lidhjen mes mbretit Zog dhe burrit të Edda-s.

Duke kaluar me shpejtësi në një Fiat të hapur, lajmëtari përshkon qytetin e qetë. Ai pritet në prag nga mbreti që duke i parë shprehjen e fytyrës, i hikën gjaku. Ja pra, domethënia e pranisë së anijes të dytë luftarake që ka ndaluar dje pranë shkëmbit të Sazanit, që ndodhet përballë Vlorës, nga ku topat italianë mbajnë nën zjarr jo vetëm bregun shqiptar, por gjithashtu hyrjen në Adriatik.

Gjatë kohës që retë shpërndahen në anën tjetër të Adriatikut, qetësia mbretëron në ndërtesën e lartë me dritare të mbuluara me kangjella ku, nën tabelën e legatës italiane, strehohen gjithashtu Fashio, shkollat italiane dhe… banka e Shqipërisë.

Ar, naftë apo strategji?Nëse Italia ka vënë në dorë bankën kombëtare shqiptare, kjo për arsyen se ajo është e vetmja që mbush arkën. Vendi i trazuar dhe i prapambetur kishte nevojë për mbështetje dhe kredi. Duke marrë pushtetin me një dorë të hekurt në vitin 1924, Zogu (vetëshpallet mbret në 1928) kërkojë ndihmë gjithëkund. Kapitale për Shqipërinë? Musolini e priste këtë moment.

Prej shumë kohësh Shqipëria ishte strumbullari i shtrirjes italiane drejt Adriatikut. Duçja, duke qenë vetë i varfër, vuri në veprim të gjithë arin italian. Në fillim ajo qe një derdhje vjetore prej 10 milion lirash. Pastaj borxhe për organizimin e monopolit të duhanit. Në total, më shumë se dy miliard franga. Si këmbim, Italia kontrollon doganat, portet, aviacionin dhe tregtinë, deri në atë pikë, sa dhe në qoshet më të egra të maleve, qypat e vjetër dhe calikët e lashtë janë zëvëndësuar nga bidona prej llamarine që mbajnë markën C.

I.

D.

P. (Compania Italiana di Petroli). Shtresat misterioze të naftës në rrethin e Kuçovës, zona e Vlorës, janë tërësisht në duart e italianëve. Askush nuk e njeh me saktësi shifrën e prodhimeve, por rafineritë e Livornos dhe të Barit janë rregulluar për të rafinuar çdo vit 2 400 000 ton naftë bruto. Një bllof për t’ju kundërvënë sanksioneve të naftës apo një prodhim në shërbim të luftës?Atë vetëm Duçja e di.

Egziston gjithashtu kontrolli i plotë ushtarak dhe strategjik i vendit. Nga shkëmbi i Sazanit, Italia kontrollon Vlorën dhe detin Adriatik. Aviacioni është krejtësisht italian.

Tashmë, që në vitin 1903, mbreti Viktor Emanueli i kishte deklaruar princit Bulow: – Epërsia italiane në Shqipëri është një çështje për jetë a vdekje për Romën. Ajo kurrë nuk do të tolerojë vendosjen e një fuqie tjetër.

Çështje për jetë a vdekje. Por mbi të gjitha mizanskenæ për të okupuar skenën dhe shmangur vëmendjen.

Fillimi i ekzekutimit- Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, deklaron Çiano, gjithënjë e më shumë olimpik që kur ka filluar një aksion të vërtetë, dhe vështrimi i tij djeg si rrufe një “kundërshtar të rëndësishëm”: përfaqësuesin e mbretërisë shqiptare, gjysëm e sajuar e gjysëm-vasale e italianëve.“Motrat e mbretit tuaj kanë shpenzuar këto muajit e fundit më shumë se dhjetë milion ; ministri i tregtisë Gera e ka të mbushur portofolin e tij plot me tufa faturash të këtij lloji. Miliardat e investuara nga ne në vendin tuaj bëhen tym. Ahmet Zogu duk
et se e ka harruar që na ka borxh gjithëshka… Tani është mbushur kupa, dhe ai, i rrudh vetullat si vjehrri i tij kur është i nxehur.“Më duhet një përgjigje e menjëhershme për kërkesat tona ; po jua kujtoj: “Të drejtën për të zbarkuar trupat në çdo moment, kontroll të ndërtesave ushtarake, të drejta civike për të gjithë italianët që banojnë në Shqipëri, duke kuptuar dhe atë të zgjedhjes deputet e ministër ; shkrirjen e ministrisë të punëve të jashtëme ; sekretarë të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë. O mereni o lejeni. Avioni po ju pret… “Me datat 3 dhe 4 prill, emisarët italianë përshkojnë të gjithë Europën duke kërkuar ortakë mes emigratëve shqiptarë që të mund të shkaktojnë një lëvizje kundër Zogut. Por nuk gjejnë asnjë bashkëpunëtor, për të përsëritur goditjet si në Moravi e Bohemi.

http://bllokshenimesh.unblog.fr/2009/04/08/7-prill-1939/

Argumenta të trajtuar: Historia ShqiptareItalia FashisteShqipëria
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë
Thirrje për aplikime

Thirrje për aplikime – IOM Albania

Nga Albania News
9 Nëntor 2018
Shkodër, foto nga Dedë Jakova
Tregim

“Dashuria më e madhe në botë”, pjesa e parë

Nga Gjergj Jozef Kola
20 Maj 2018
Shqiptarët dhe Shqipëria, Ferdinando Milone
Histori

“Shqiptarët dhe Shqipëria”, një studim i vitit 1942 nga Ferdinando Milone

Nga Franco Tagliarini
9 Tetor 2017
FB IMG 1548195203072
Intervista

50 vite më parë Shqipëria u deklarua si Vendi i parë ateist në botë

Nga Elvana Bilalaj
17 Gusht 2017
Anews Facebook
Opinion

Shqipëria që jam

Nga Darien Levani
29 Korrik 2017

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Salone Internazionale Del Libro Di Torino Edizione 34 Maggio 2022 Cuori Selvaggi

L’Albania alla XXXIV edizione del Salone Internazionale del libro di Torino

Albania Letteraria

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Libri Albanesi Maggio

Le nuove proposte editoriali di maggio per gli amanti dell’Albania

Librat më të fundit

L’Italia che sognava Enver

L’Italia che sognava Enver

Nicola Pedrazzi
28 Tetor 2021
Besa Muci Editore
9788836292103
Amoreterapia

Amoreterapia

Ismete Selmanaj Leba
30 Shtator 2021
Besa Muci Editore
9788849709759
La vedova innamorata

La vedova innamorata

Virgjil Muçi
23 Mars 2021
Besa Muci Editore
9788836291410
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}