Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali, dominojnë ndërtuesit; Në 2017-n u mbyllën 1300 kompani

Ndërmarrjet e themeluara nga shqiptarët në Itali kanë pësuar tkurrje gjatë 2017-s.

Albania News
27 Shkurt 2018
Në Itali, Statistikë

Në fund të vitit që lamë pas sipas Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Italisë dhe të Movimrepse numëroheshim 30,021 sipërmarrje të themeluara nga emigrantët shqiptar në të gjithë Italinë.

E megjithatë sipërmarrjet shqiptare kanë njohur tkurrje gjatë 2017-s, duke operuar 1308 njësi biznesi më pak.

Sipas të dhënave të publikuara, sektori që ka numrin më të lartë të bizneseve të themeluara nga shqiptarët sigurisht që është ndërtimit. 19,511 biznese, nga 30,021 në total, operojnë në fushën e ndërtimeve të specializuara, ndërsa 2,979 operojnë në fushën e ndërtimeve të godinave. Bizneset në sektorin e ndërtimeve zënë thuajse 72 për qind të totalit të gjithë aktiviteteve të shqiptarëve në Itali.

Në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe në sektorin e shërbimeve operojnë përkatësisht rreth 16 për qind e sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët.

Pesha e sipërmarrjeve është më e ulët në sektorët prodhues, agro-përpunues dhe transport, ku sipërmarrjet shqiptare përllogariten të jenë rreth 2000.

Për sa i përket qyteteve italiane ku sipërmarrësit shqiptarë kanë marrë më së shumti iniciativë të ngrenë bizneset e tyre janë: Firence me 1,702 biznese, Milano me 1,608 biznese, Genova me 1,356 biznese, Torino me 1031 biznese, Savona me 998, Roma me 917 biznese, Perugia me 702. Qytetet në jug të Italisë kanë një numër më të vogël të bizneseve me themelues shqiptarë.

Në totalin e sipërmarrjeve të themeluara nga të huajt, sipërmarrjet shqiptare kanë një peshë vetëm 4 për qind dhe renditën të katërt, pas sipërmarrjeve të themeluar nga kinezët, marokenët dhe rumunët.

Sipërmarrjet e themeluara nga emigrantët në Itali

Edhe pse përfaqësojnë rreth 8.3 për qind të popullsisë, emigrantët kanë themeluar rreth 9.6 për qind të sipërmarrjeve aktive në shtetin Italian. Sipas të dhënave të përpunuara nga Dhomat e Bashkimit Tregtar dhe Movimprese, në fund të vitit 2017, ishin rreth 587 mijë sipërmarrje aktive të themeluara nga emigrantët në Itali, me një rritje me 19 mijë ndërmarrje krahasuar menjë vit më parë. Një vit më parë sipërmarrjet e themeluara nga të huajt ishin 575 mijë, me një ritëm rritje më të ulët se në 2017-n.

Bizneset shqiptare në Itali

Lexo gjithashtu

  • In Italia 1 impresa su 10 è guidata da stranieri
Argumenta të trajtuar: EmigrantëtItali
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

Quando un dittatore chiama

Quando un dittatore chiama

Tetor 2024
Ismail Kadare
La Nave di Teseo
9788834619568
I Giorni della Pace

I Giorni della Pace

Tetor 2022
Denata Ndreca
Scribo
9788885624993
Il terzo soldato

Il terzo soldato

Tetor 2022
Luciano Crosetto
Besa Muci
9788836292875
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali