• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Shpërthimi i qerres: Një traditë fiorentine

Nga Redazione
29 Mars 2018
Në Itali, Traditë
0
12
shpërndarje
ShpërndaCicëro

Çdo vit, në Firence e diela e Pashkëve festohet në një mënyrë shumë të veçantë. Shpërthimi i qerres (Lo Scoppio del Carro) është një traditë që e ka zanafillën e saj rreth 350 vjet më parë.

Qerrja e dekoruar, që njihet edhe me emrin “Brindellone“, është ndërtuar për herë të parë në vitin 1622.

Në formë kulle me 2-3 kate, ajo tërhiqet, nga dy qe të zbukuruar me kurora, nëpër rrugët e Firences, deri te Piazza del Duomo në hapësirën që gjendet ndërmjet Pagëzimores (Battistero) dhe Katedrales.

Pjesërisht historike e pjesërisht fetare

Kjo traditë i ka rrënjët e saj në disa ngjarje që kanë një natyrë pjesërisht historike e pjesërisht fetare.

Sipas historisë tregohet për një djalë të ri fiorentin me emrin Pazzino, një anëtar i familjes fisnike Pazzi, i cili në Kryqëzatën e Parë të Luftës së Shenjtë të vitit 1099, tregoi një guxim të madh (ai qe i pari që u ngjit në muret e Jerusalemit dhe ngriti flamurin e krishterë) aq sa mori si dhuratë 3 gurë stralli me prejardhje nga Varri i Shenjtë. Gurët që Pazzino solli me vete në fund të kryqëzatës, përfaqësojnë një thesar shumë të rëndësishëm fetar për Firencen, dhe ruhen te kisha Chiesa di SS. Apostoli .

Ceremonia që mund të shohim sot nuk është aq e ndryshme nga ajo e së kaluarës, meqë na propozon të njëjtin ritual. Gjithçka fillon rreth orës 10 të mëngjesit, një prift i fërkon me njëri-tjetrin tre gurët e strallit të Pazzino-së shkëndijat e të cilëve ndezin qiriun e Pashkëve; ky qiri pastaj përdoret për të ndezur thëngjijtë që gjenden në një enë në Qerre.

Procesioni pasi përshkon rrugët e Firences ia dorëzon Zjarrin e Shenjtë Kryepeshkopit përpara kishës Santa Maria del Fiore , që njihet nga të gjithë me emrin Duomo. Qerrja shoqërohet përgjatë rrugës nga një procesion me lodërtarë dhe flamurtarë, të gjithë të veshur me veshje tradicionale historike, madje edhe zyrtarët e qytetit e përfaqësuesit e klerit vishen me rroba tradicionale.

Pellumb brenda katedrales Firence

E furnizuar mirë me Fishekzjarre

Qerrja “Brindellone”, e furnizuar mirë me fishekzjarre, kur arrin para katedrales, ndalet dhe pret fillimin e meshës. Pak a shumë rreth orës 11 nga altari i Katedrales, ndërsa brenda kishës këndohet Gloria, Kryepeshkopi ndez me anën e zjarrit të shenjtë një raketë në formë pëllumbi (që quhet “La Colombina”, e që simbolizon Shpirtin e Shenjtë), kjo nga ana e saj fluturon jashtë kishës përgjatë një teli dhe përfundon duke goditur Qerren në mes të pjacës, duke shkaktuar ndezjen spektakolare të fishekzjarreve që përshëndetet me duartrokitjet e të gjithë publikut: kjo është ajo që ne në Firence e quajmë Shpërthimi i Qerres (Scoppio del Carro)!

Në qoftë se rituali zhvillohet rregullisht dhe të gjitha fishekzjarret shpërthejnë, atëherë parashikohen të korra (vjelje) të mira e me bollëk e fat i mirë për qytetin e për të gjithë qytetarët. Për këtë arsye, çdo vit, të gjithë shpresojnë në një Shpërthim të Qerres pa probleme…

Shpërthimi i qerres Një traditë fiorentine

Përkthyer nga italishtja  : Gino LUKA

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

Argumenta të trajtuar: Firencetraditë fiorentine
Shpërnda12CicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Gruaja Shqiptare

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version