Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Beppe Grillo: dua një plan B për Europën

Nga Albania News
14 Mars 2013
Në Itali

109 deputetë dhe 54 senatorë: me këto shifra që mund t’i japin rolin e “kingmaker” të qeverisë së ardhshme, Lëvizja 5 Yjet (Movimento 5 Stelle) hyn nesër në Parlamentin italian në seancën e parë pas zgjedhjeve të 24-25 shkurtit.

Për të kuptuar rëndësinë e Lëvizjes në ekuilibrat politik aktual, duhet analizuar shkurtimisht rezultati zgjedhor italian. Koalicioni më i votuar doli ai i Qendrës së Majtë, që ka edhe mazhorancën absolute në Dhomën e deputetëve, me 345 deputetë në 630. Por kjo mazhorancë i mungon në Senatin e Republikës, asambleja tjetër që bashkë me Dhomën e deputetëve formon Parlamentin italian, ku ka arritur vetëm 123 në 325 senatorë. Pra një qeveri e Qendrës së Majtë, në Senat, nuk arrin të ketë votbesimin e duhur për të nisur mandatin pa patur edhe një mbështetje nga një forcë politike tjetër. Dy forcat politike që e mundësojnë arritjen e votbesimit janë Qendra e Djathtë (me 117 Senatorë) dhe Lëvizja 5 Yje (me 54 Senatorë). Nëse kjo e para, akoma e udhëhequr nga Silvio Berlusconi, është një aleate e padëshirueshme për Pier Luigi Bersani-n, të cilit i takon të provojë formimin e qeverisë, Lëvizja 5 Yjet do kishte qenë një partnere më e afërt. Por duket se politikanët e Qendrës së Majtë nuk e njihnin aq sa duhet këtë formim politik të ri, i cili ka vendosur si një nga rregullat themelore mospranimin e aleancave me partitë egzistuese.

Pra, ndërkohë që Italia, për arsyet e përmendura më sipër, nuk ka ende një qeveri, Lëvizja 5 Yje, me 25,55% të deputetëve dhe 23,79% të senatorëve falë rreth 8,7 milionë votuesve që e kanë përzgjedhur, përbën akoma një enigmë për të gjithë. Atëherë cilat janë pikat më kontroverse të kësaj krijese politike?

Në radhë të parë Lëvizja 5 Yjet ka një qasje krejt të re me mediat italiane. Jo vetëm në ”Kodin e sjelljes të parlamentarëve” përjashtohet pjesëmarrja në debate televizive, por shtypi italian nuk pranohet në asnjë nga mbledhjet e Lëvizjes. Dhe vetë themeluesi Grillo nuk ka dhënë asnjë intervistë për gazeta ose televizione italiane. Gjate fushatës elektorale ka zgjedhur kontaktin direkt me qytetarët në sheshet e Italisë. Cdo lajm publikohet drejtperdrejt në blogun e tij www.beppegrillo.it, nga i cili ka nisur edhe formimi i Lëvizjes. Grillo pranon t’i përgjigjet vetëm pyetjeve të mediave té huaja si Time apo e fundit Handelsblatt. Arsyeja? Mediat italiane konsiderohen nga ish-komiku si pjesë e kastës qe ai po lufton. Mbi to, Grillo sheh trysninë e partive dhe të lobby-ve ekonomike, është i vendosur t’i heqë shtypit fondet shteterore. Grupet mediatike italiane më të medha ndjehen qartësisht të kërcënuara dhe nuk trajtojnë butësisht as pjestarët e Lëvizjes dhe as themeluesin e saj.

Por ka subjekte të tjera që ndjehen edhe më të kërcenuara nga zbritja në arenën politike të komikut Beppe Grillo: jane partitë italiane. Pa dallim midis të djathtës dhe të majtës, Grillo gjykon tërësisht të dështuar sistemin partiak italian. Në fakt Lëvizja 5 Yjet prezantohet nga themeluesi i saj si një “jo-Parti” me një “jo-Statut”, e cila përdor internetin si mjet komunikimi-kontakti-aktivizimi dhe pjesëmarrjeje të simpatizantëve të saj. Dhe nëse dikush mendonte se tonet dhe propozimet revolucionare të Lëvizjes i përkisnin thjesht fushatës elektorale, po kupton gabimin e bërë gjatë këtyre javëve post-zgjedhore. Grillo la gojëhapur të majtën italiane kur refuzoi aleancën për qeverisje që i propozoi Bersani: “si mund të bëj aleancë me dikë që deri sot ka thënë të tilla fjalë mbi ne?”, shkruajti në blogun e tij, duke radhitur shprehjet e përdorura nga Bersani kundër Lëvizjes 5 Yjet gjatë fushatës elektorale. Gjithashtu beteja e Grillo-s kundër financimit publik për partitë politike, trumbetuar gjatë fushatës, vazhdon akoma këto orë, kur ai po i kërkon Bersani-t të heqë dorë nga kuota e parave publike, marrë nga lekët e taksapaguesëve, që i takojnë sipas ligjit.

Nëse Lëvizja do arrijë të imponojë axhendën e saj, Italia mund të rishikojë edhe marrëdheniet me BE-në. Si? Për shembull duke organizuar një referendum për të pyetur qytetarët italianë nëse janë dakort të qëndrojnë në Eurozonë. Dhe duke ndaluar gjithashtu politikën ekonomike të drejtuar nga Gjermania dhe të interpretuar në Itali nga kryeministri i fundit Mario Monti, i cili sipas Grillo-s “nuk shkurtoi super-rrogat e drejtorëve të bankave, përgjegjës për krizën, por rriti taksat e qytetarëve të thjeshtë”.

Pra kjo që Lëvizja 5 Yje kërkon të bëjë në Itali është një revolucion i vërtetë “si ai francez por pa gijotinë”, duke e thënë me fjalët e Grillo-s. Deri në c’pikë do arrijë ta realizojë do ta shohim duke nisur nga dita e nesërme, kur Lëvizja 5 Yjet hyn zyrtarisht në Parlamentin italian.

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Persi tra i colori

Persi tra i colori

Dhjetor 2022
Irma Kurti
Youcanprint
9791221447941
Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Albanesi d’Italia. Storia e volti del mondo Arbëresh

Janar 2023
Gedi
9788883718472
Messaggi dall’alto

Messaggi dall’alto

Dhjetor 2021
Irma Kurti
Youcanprint
9791220375085
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}