Jashtë nga këtu ka shumë tundime: “Varfëria të jep një motivim që asgjë tjetër nuk mund të ta japë. Duhet të kujtoni se asnjë fitore nuk vjen pa u munduar.”
Nga Pala Dozza e Eremos së Ronzanos, kapiteni Ndoja ka treguar historinë e tij: atë të një djali të ardhur si refugjat, ekzaktësisht ashtu siç kanë mbërritur në Itali 18 fëmijë, të gjithë minorenë të vetëm e të shoqëruar, sot duke kërkuar azile mikpritëse në komunitetin “Casa Abba”.
Të gjithë qëndrojnë në qetësi, të mrekulluar dhe të ndriçuar nga shpresa, për të dëgjuar historinë e udhëtimit nga Shqipëria në Pulia të Klaudio Ndojas, që sot është kapiteni i Virtus Bolonjë: refugjati i parë shqiptar i kampionatit italian të basketbollit.
Mos harxhoni kohën tuaj
Ai përcolli shumë këshilla për fëmijët (gjendej treçereku, po të mendosh fëmijët e strukturës “Sprar” për minorenë) “Mos harxhoni kohën tuaj, keni përpara shumë ëndrra. E ardhmja juaj nuk është dhe aq e vështirë, pavarësisht se historitë tuaja tregojnë të kundërtën .Mos e flakni tutje këtë mundësi, sepse kur unë kam mbërritur në Itali, nuk kam pasur kaq shumë mundësi të ofruara. Përpiquni të mos krijoni komunitete brenda komunitetit.” Dhe kështu, bën shaka dhe me një djalë të ri: “Në dhomë jemi gjashtë veta dhe çdokush vjen një shtet i ndryshëm, por ne jemi më të mirët.”
Një mbrëmje speciale
Mbrëmja e të së mërkurës ishte një festë e vërtetë për minorenët e strehuar. Ata darkuan të tërë sëbashku, dhe midis tyre ishte edhe Alessandro Pajola, talenti i Virtus-it. Në menunë e përzgjedhur për rastin në fjalë ishte Cheb ou jen, një pjatë tipike gambiano, e ndjekur nga kotoleta me patate të skuqura, byrek shqiptar, si dhe një byrek me djathë. Më pas në katin e sipërm të rinjtë më krenarë e më të lumtur se kurrë i treguan dhomat të ftuarve bardhezi. Ishte një mbrëmje ku orari nuk u respektua, sepse të ftuarit u zgjuan më herët sesa zakonisht. U bënë dhe shumë selfie për t’ia dërguar familjarëve të tyre në vendin e origjinës dhe në copa letrash u lanë autografe, si një lloj trofeu për ta. Gjatë gjithë mbrëmjes ishin të pranishëm edhe operatorë të DoMani, lindur nga bashkëpunimi salesian me “Miqtë e Sidamos”.
Të rinjtë
Nga të strehuarit, më i vogli ishte 15 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç. Ata vinin nga Shqipëria, Gambia, Guinea e Re, Pakistani dhe nga Somalia. Flamujt e kombeve të tyre u ngjitën rreth një flete me një qëllim: “Askush nuk është skllav, as zot, as për të jetuar e as për mjerim, por të gjithë jemi të lindur për të qenë vëllezër“, u shpreh Ndoja.
Udhëtimi i Ndojës
Nuk munguan as momente të ndërprera nga duartrokitjet. Vetë Ndoja ishte ai që dha disa këshilla dhe tregoi eksperiencën e tij, duke u tradhtuar shpeshherë nga sytë e shndritshëm: “Teksa po haja me ju, u riktheva pas në kohë, përpara 25 viteve. Arrita në Itali si ju, ishte viti 1997 në Shqipëri dhe zhvillohej lufta civile, ku çdo ditë, të jetoje ishte me të vërtetë një fat i madh. Një ditë motra ime u godit nga një plumb, ndërkohë që po qëndronte në oborrin e shtëpisë, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që të shtëpisë sime vendosën të shisnin ato pak gjëra që kishin për të paguar skafistët.
Kisha një qese të zezë nga ato që përdoren për të derdhur plehrat, brenda së cilës gjendeshin një palë këpucë dhe një kostum sportiv. Asgjë më shumë. Menjëherë me të ardhur në portin e Brindisit, filloi jeta si “i padukshëm”: Kam jetuar për një vit e gjysmë në bodrumin e një fabrike. Duhej të dilje përpara se punëtorët të hynin dhe mund të ktheheshe vetëm në mbrëmje. Përndryshe, duhej të qëndroje i heshtur përgjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos kapeshim. Gjithmonë përpiqesha të dilja, por pasi të kisha ngrënë bukë, sheqer dhe të kisha pirë ujë”.
Kthesa e fatit
Besimi ka qenë shpëtim: “Mamaja ime gjithmonë më ka thënë të isha vigjilent, që të mos flisja me askënd sepse isha i paligjshëm, dhe se në kishë nuk mund të më gjente asgjë e keqe, dhe kështu gjithmonë shkoja të luaja në kishë.
Aty gjendej një kosh basketbolli, por unë nuk flisja me askënd. Derisa një ditë erdhi pika e kthesës. Don Marco, famulltari i kishës, më bëri disa pyetje dhe kështu i thashë atij historinë time. Ishte ai personi që më bëri të regjistrohem me certifikatën e lindjes dhe fillova të luaja në këtë mënyrë në CSI”.
Ky artikull është publikuar në Corriere di Bologna nën titullin “Bologna, il capitano Ndoja ai ragazzini stranieri: «Ero profugo come voi, ce la farete»” me autor Maria Centuori