Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele.

Për shkak të Emergjencës COVID 19, të gjitha takimet e periudhës 11 mars – 30 qershor 2020, për shërbimet që kërkojnë paraqitje në sportel, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar.

Nuk nevojitet të aplikohet sërisht për të kërkuar takim!

Në të njëjtën mënyrë do të njoftohen për datën e takimit edhe qytetarët që kanë kryer kërkesa të reja në portalin Shërbimi Konsullor Online

Të gjitha shërbimet do te kryhen vetëm me takim të caktuar nga nëpunësi i Zyrës sonë Konsullore!

Në mbrojtje të shëndetit publik dhe në zbatim të legjislacionit të Emergjencës COVID 19, ftojmë që prania e qytetarëve në mjediset e Ambasadës të jetë përputhje me DPCM në fuqi, duke respektuar rregullat e parashikuara që nga distancimi fizik dhe mbajtja e maskës, ashtu edhe matja temperaturës, në hyrje për në Zyrën e Shërbimit Konsullor.

Ambasada ju fton të respektoni me përpikmëri orarin e takimit të caktuar në njoftimin që merrni me e-mail.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version