Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Përurohet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ancona

Albania News Nga Albania News
14 Dhjetor 2011
Në Itali

Në datën 12 dhjetor 2011, me praninë e Ambasadorit Llesh Kola, u zhvillua në qytetin e Ankonës ceremonia për përurimin dhe fillimin e veprimtarisë së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Rajonin e Markeve, me kryeqendër Ankonën. Ishin të ftuar dhe merrnin pjesë me këtë rast, Arqipeshku i qytetit të Ankonës, Imzot Edoardo Menichelli, Presidenti i Rajonit të Markeve Gian Mario Spacca, Admirali Giovanni Pettorino, Presidenti i Autoritetit të Portit të Ankonës Luciano Canepa, Sekretari i Përhershëm i Nismës Adriatiko-Joniane, Ambasadori Fabio Pigliapoco, përfaqësues së Bashkisë së Ankonës, të komunitetit shqiptar në Ankona dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Kola shprehu kënaqësinë për hapjen e Konsullatës së Nderit. “Ajo do të jetë një zyrë e re shërbimesh për marrëdhëniet italo-shqiptare dhe për qytetarët shqiptarë” – tha ai dhe bëri vlerësimin për emërimin e z.

Matteo Rossi në postin e Konsullit të Nderit. Rajoni i Markeve – vijoi ai – me të cilin Shqipërinë e bashkon deti Adriatik, është një rajon me rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Marrëdhëniet me këtë rajon janë historike dhe tradicionale, por aktualisht ata janë intensifikuar edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal shumëpalësh, nën ombrellën e projekteve të Komisionit Evropian, të Eurorajonit dhe të Nismës Adriatiko-Joniane. Në Rajonin e Markeve – nënvizoi Ambasadori Kola – jetojnë më shumë se 22 mijë qytetarë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 5 mijë jetojnë në qytetin e Ankonës. Kjo përbën një nga arsyet pse kemi zgjedhur qytetin e Ankonës për të hapur një Konsullatë Nderi – tha ai, duke vijuar se “kjo ishte e domosdoshme po të kemi parasysh se porti i Ankonës është i lidhur ngushtë me Shqipërinë për transportin e njerëzve dhe të mallrave jo vetëm për shqiptarët nga Shqipëria por edhe nga Kosova, aeroporti i qytetit është gjithashtu një pikë lidhjeje me këtë Rajon por edhe pikë kalimi.

Në këtë kontekst, funksioni i Konsullatës së Nderit do të jetë i dyfishtë: së pari do të jetë një pikë referimi për Shqipërinë dhe institucionet rajonale dhe lokale italiane; së dyti, ajo do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më tej, Ambasadori Kola, në fjalën e tij, theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera që aktualisht ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm në të gjitha fushat.

Z.

Rossi, në fjalën e tij, shprehu falenderimet për autoritetet shqiptare për emërimin dhe besueshmësinë e dhënë për postin e Konsullit të Nderit të RSH-së në Ankona. “Është një post që më bën të ndjehem i nderuar por në të njejtën kohë mbart përgjegjësi të cilat do të angazhohem t’i përmbush në mënyrën dhe formën e duhur” – nënvizoi z.

Rossi. Më tej, ai vijoi me një prezantim të lidhjeve tradicionale të familjes së tij me Shqipërinë, duke përmendur me shumë kënaqësi nismat e babait të tij, ish-Drejtor spitali dhe mjek i njohur për të kuruar qytetarë shqiptarë, si edhe lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin që ka me Shqipërinë familja e tij. Ai përmendi gjithashtu përvojën shumë pozitive gjatë vizitave të ndryshme që ka bërë në Shqipëri, si edhe gjatë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.

Në përfundim të fjalës së tij, Ambasadori Kola i dorëzoi z.

Matteo Rossi Letrat Patente dhe Ekzekuaturën dhe u pre shiriti i zyrës së re të Konsullatës së Nderit, shumë prestigjoze, në selinë e një prej kompanive më të mëdha të Rajonit për transportin detar “Frittelli Maritime”, me adresë në Lungomare Luigi Vanvitelli.

Më pas, të ftuarit u zhvendosën në bordin e një prej anijeve të kompanisë “Frittelli Marittime”, ku familja Rossi kishte organizuar në bashkëpunim me Dioqezën Metropolite të Ankona-Osimo, një mbrëmje bamirësie, një takim të Arqipeshkut me përfaqësues institucioneve, të politikës, të bashkisë, të sipërmarrjeve dhe të shoqatave profesionale dhe sociale. Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kola u takua me Kryetarin e Bashkisë së Ankonas Fiorello Gramillano. Në fjalën që mbajtën në këtë takim Arqipeshku Imzot Menichelli dhe Kryetari i Bashkisë Gramillano përshëndetën praninë e Ambasadorit shqiptar dhe theksuan faktin e hapjes së Konsullatës së re të Nderit të Shqipërisë në Ankona.

Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Ermal Meta Libro
Libra

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Nga Adela Kolea
10 Prill 2022
Fatto Quotidiano Fabio Mini
Itali

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Nga Albania News
4 Prill 2022
Pse Kosova Nuk është Serbi?
Histori

Pse Kosova nuk është Serbi?

Nga Albania News
24 Shkurt 2021
Hungari
Diaspora shqiptare

Shqiptarët në Hungari: klementinasit

Nga Gino Luka
23 Shkurt 2021
Jozef Gjura Film
Intervista

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea
4 Shtator 2020

Artikujt më të fundit

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada Shqiptare Rome Sherbime Konsullore

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Poezi arbëreshe

Poezi arbëreshe

Mario Calivà
25 Shkurt 2021
Besa Muci Editore
9788849712247
Il sapore di una rosa blu. L’amicizia

Il sapore di una rosa blu. L’amicizia

Aurora Hazizaj
30 Shtator 2021
Self publishing
9798478173081
Il ragazzo che guardava il mare

Il ragazzo che guardava il mare

Viktor Canosinaj
30 Shtator 2021
Besa Muci Editore
9788836291687
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}