Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Itali

Konsuj nderi pa nder

Ismail Ademi
20 Qershor 2010
Në Itali

Në Itali ka 3 konsullata të përgjithshme shqiptare; në Romë pranë Ambasadës sonë, në Milano dhe në Bari. Përveç këtyre selive, sidomos pas vitit 2000 janë shtuar në mënyrë domethënëse edhe konsullatat e nderit. Për tu bërë konsull nderi nuk ka nevojë të jesh diplomat karriere.

Zakonisht, vendi dërgues (Shqipëria) mund të emërojë shtetas shqiptarë që jetojnë prej vitesh në vendin pritës (Italia), ose shtetas italianë që janë shquar për vepra konkrete në dobi të Shqipërisë. Në rastin e dytë bëhet fjalë për profesionistë të fushave të ndryshme, që përveç prestigjit dhe kualifikimeve, duhet të kenë edhe mbështetjen e komunitetit shqiptar me banim në territorin e jurisdiksionit të tyre, pasi gjatë mandatit. Ndër të tjerash duhet të jenë në dispozicion të këtij komuniteti gjatë mandatit të tyre.

Pas marrjes së emërimit nga autoritetet shqiptare, konsulli hyn në detyrë në momentin kur i lëshohet Exequatur-i nga shteti italian, akt me të cilin autorizohet të ushtrojë mandatin konsullor në Itali. Exequatur zgjat 5 vjet, pas të cilave nëse nuk ripërtërihet nga Ministria e Jashtme italiane me kërkesë të asaj shqiptare, për shtetin italian personi në fjalë nuk është më konsull.

Atëhere le të marrim në konsideratë disa raste, duke kërkuar natyrisht sqarime.
Rasti më i dukshëm është ai i Giovanni Firera-s, ish konsull nderi i Shqipërisë për Provincën e Torino-s. Para emërimit të tij si konsull, nuk mundëm të gjenim asnjë lidhje ndërmjet tij dhe Shqipërisë. Në shumë artikuj gjejmë emërtimin “Konsull i Shqipërisë në Piemonte”, ndërkohë që jurisdiksioni i tij ka qenë vetëm për provincën e Torino-s. Nga ambasada jonë në Romë, na shpjegojnë se zakonisht jurisdiksioni i konsullatave të nderit është provincial, duke qenë se niveli rajonor mbulohet nga konsullatat e përgjithshme.

Atëhere i kërkuam shpjegime Ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, i cili na bëri të ditur se ambasada ka marrë sinjalizime të ngjashme për këtë rast, dhe ka nisur prej kohësh komunikimet e duhura istitucionale pranë shtetit shqiptar dhe atij italian. “Vendi ynë aktualisht nuk ka asnjë konsull në Torino dhe as në Piemonte. Zoti Firera është një ish-konsull nderi i Republikës së Shqipërisë për Provincën e Torino-s”, deklaron Ambasadori.

Në të ashtuquajturin website të konsullatës së Torino-s, mësojmë se “Konsulli” ka kryer aktivitete pa ndërprerje dhe vazhdon të ushtrojë mandatin e tij edhe sot. Përveç kësaj mendojmë se është çorientues fakti që materialet e aktiviteteve nuk përmbajnë referime të sakta kohore. Normalisht disa foto nuk mjaftojnë për të përligjur aktivitete të kryera jashtë mandatit. “Çdo individ merr përsipër përgjegjësitë e veprimeve të veta” – na thotë ambasadori Kola, në lidhje me këto sjellje të Firera-s.

Edhe Albanianews rrezikoi të ushqente këtë mekanizëm, duke i drejtuar një ftesë Firera-s, në cilësinë e konsullit të nderit, për aktivitetet e organizuara në datë 12 qeshor në Modena. Zoti Firera na u përgjigj të nesërmen e mailit të nisur prej nesh, duke u nënshkruar si Konsull Nderi i Shqipërisë në Piemonte.

Për shkak të kësaj situate, disa shoqata shqiptare të zonës së Torinos u kanë dërguar një komunikatë të gjitha enteve publike të interesuara për t’i informuar mbi përfundimin e mandatit të zotit Firera. U informuam edhe ne mbi këtë çështje. Institucioni që lëshon Exequatur-in konsujve të nderit në Itali, është Ministria e Punëve të Jashtme italiane. Në faqen e internetit të kësaj ministrie gjendet në dispozicion për publikun lista e të gjithë konsujve të nderit aktualisht në detyrë, e përditësuar në datën 7 qershor 2010. Në konsullatën shqiptare të Torino-s nuk figuron asnjë konsull nderi.

Për këtë i kërkuam edhe ambasadorit Kola që edhe faqja e internetit e ambasadës sonë të përditësohej me emrat e konsujve aktualish në detyrë. “Ambasada do të bëjë të gjitha modifikimet e nevojshme, në mënyrë që në web sitin tonë të rezultojne vetëm emrat e konsujve aktualisht në detyrë”, pohoi ambasadori Kola.

Sipas Giovanni Lauria, drejtor i Zyrës së Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, Firera lëviz duke përdorur titullin diplomatik që nuk i përket më “duke çorientuar ente publike, institucione, dhe njerëz me rang në këto”. “Kjo – vazhdon Lauria – dëmton edhe imazhin e atyre që veprojnë në korrektësi për të ndihmuar mardhëniet e mira dypalëshe Itali – Shqipëri”.

Gjatë kërkimeve te bëra në internet, hasëm edhe një lajm tjetër në faqet online të gazetës italiane “La Repubblica”. Në datë 12 prill 2010 në Bari është zhvilluar një takim me titull “Giornata d’amicizia Italia – Albania”. Ndër të tjerë merrte pjesë edhe Konsulli i nderit për Toscana-n, Lutfi Guri. Atëhere përsëri kontrolluam listat e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe nuk rezultonte të kishte konsull nderi aktualisht në Firenze. “Zoti Guri ka qenë konsull nderi i Shqipërisë për provincën e Firenze-s deri në vitin 2006 – na thotë sërish Ambasadori Kola.

Ngjarje të tilla dhe sjellje jo trasparente, përveç gjykimit që mund të kemi mbi individët, sigurisht nuk ndihmojnë Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar që jeton në Itali. Ne shpresojmë që istitucionet shqiptare dhe ato italiane të mos lejojnë në të ardhmen përsëritjen e situatave të tilla. Gjithashtu, mendojmë se ka ardhur koha që edhe shoqatat shqiptare të rrisin nivelin e tyre, duke shmangur që këto sjellje të krijojnë dasi jo të dobishme në komunitetin shqiptar.

I kontaktuar nëpërmjet mailit dhe telefonikisht, zoti Firera nuk u tregua i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të Albania News. Sidoqoftë, ngelemi në dispozicion për çdo përgënjeshtrim të mundshëm.

Argumenta të trajtuar: Ambasada RomëFirenceTorino
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025
Anita Likmeta 41422

L’Albania dimenticata nel nuovo libro di Anita Likmeta

19 Maj 2025

Librat më të fundit

Labirinti

Labirinti

Tetor 2024
Anila Dahriu
‎Kinetès
9791280910257
Il dramma dell’Albania nel racconto del delegato apostolico Leone G.B. Nigris (1938-1944)

Il dramma dell’Albania nel racconto del delegato apostolico Leone G.B. Nigris (1938-1944)

Dhjetor 2022
Anesti Naçi
Forum Edizioni
9788832833409
Cucina d’Albania: Ricettario base tradizionale

Cucina d’Albania: Ricettario base tradizionale

Mars 2023
B0BY6R7M2K
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali